Kıvanç Tatlıtuğ dhe Başak Dizer janë në pritje të fëmijës së tyre të pare. Lajmi i lumtur erdhi nga, të cilët u martuan në vitin 2016. Mësohet se Başak Dizer është 3 muajshe shtatzënë. Aktori i njohur Kıvanç Tatlıtuğ dhe stilistja Başak Dizer u martuan në një ceremoni të thjeshtë në Paris 5 vite më parë. Vetë Tatlıtuğ e konfirmoi lajmin e shtatzënisë dhe mësohet se 44-vjeçarja Başak Dizer është 3 muajshe shtatzënë. Nuk dihet ende gjinia e vogëlushit të çiftit, i cili prej disa kohësh ndodhet në Mardin. Në muajin qershor u përfol shumë se Başak Dizer ishte shtatzënë…
Author: tirana
Dashi Do të jeni në gjendje të mirë shpirtërore dhe plot inspirim. Mendja ju punon në mënyrë aktive dhe do të vini me ide dhe strategji të reja. Kjo ditë mund të jetë shumë produktive për ju. Sidoqoftë, të gjitha këto mund të prishen nëse nuk merrni në konsideratë çështjet e shëndetit. Demi Keni nevojë të ndryshoni mënyrën si merreni me njerëzit. Në shumicën e kohës, gjërat shkojnë siç doni ju, por është momenti që t’i lini edhe të tjerët të marrin çfarë duan nga aktivitetet e përbashkëta. Nuk është më çështja vetëm për ju. Binjakët Kjo ditë është e…
Në 24 orët e fundit në Kosovë nuk është regjistruar asnjë viktimë si pasojë e COVID-19, ndërsa gjatë kësaj kohe janë raportuar më shumë raste të reja të infektuara se ditët e kaluara. 17 persona kanë rezultuar pozitiv me këtë virus. Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë së Kosovës. Sot janë shëruar 19 qytetarë, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.589. Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë: 17 Nëntor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon: Në 24 orët e fundit janë dhënë 2.025 doza të vaksinës…
Policia e Durrësit njoftoi se është arrestuar 32-vjeçari A.H., banues në Durrës pasi gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit në banesë iu gjetën sasi kokaine të ndarë në doza. Gjithashtu në pranga ka rënë 31-vjeçari R.B., pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur. Informacion Goditet një rast i shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla. Sekuestrohet një sasi lënde narkotike kokainë e ndarë në doza, vihet në pranga poseduesi. Nga Forca e Posaçme Operacionale në DVP Durrës, në bashkëpunim me specialistët e Hetimit të Trafikut të Paligjshëm dhe Narkotikëve, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:…
Presidenti i Republikës Ilir Meta ka vlerësuar ta lërë në heshtje ligjin nr. 105/2021 “Për miratimin e buxhetit faktik të vitit 2020”, duke kërkuar vëmendjen e Këshillit të Ministrave, Kuvendit të Shqipërisë dhe gjithë institucioneve përgjegjëse për të marrë masa, për të mos lejuar përsëritjen e treguesve të tillë në nivel financiar për vendin. Presidenti Meta në arsyetimin e tij deklaron se Shqipëria ka dhënë mbështetjen fiskale më të ulët për efektet negative të pandemisë dhe iu bën thirrje institucioneve të mos lejuar përsëritjen e treguesve të tillë në nivel financiar për vendin Deklaratë e Presidentit të Republikës, Ilir Meta…
Gjatë vizitës zyrtare në Itali, kryeministri Edi Rama i dhuroi homologut të tij italian, Mario Draghi-t librin tij me piktura. Kryeministri Italian e vlerësoi jo pak librin e Ramës teksa i tha se ai duhet të jetë i vetmi kryeministër artist në botë. “Komplimenta, shumë bukur, i vetmi kryeministër në botë që është artist”, tha Draghi.
Duke folur për ngjarjen e rëndë të ndodhur dje në Fier, ku u vra një 8-vjeçar avokati Spartak Ngjela tha se dënimi me vdekje është pamundësi absolute dhe se nuk mund të vendoset pasi është një nga kushtet e BE-së sepse drejtësia nuk është e kulluar. Ai tha se nga llogaritjet e tij blerja me korrupsion e prokurorisë dhe gjykatës e ka rritur kriminalitetin me 30%. Ngjela: Dënimi me vdekje është pamundësi absolute. Nuk mund të vendoset sepse është një nga pikat e BE-së. E ka kusht. Nuk bën gjë dënimi me vdekje sepse është hequr për gabime. Keni parë…
Epidemiolog, Ilir Alimehmeti ika komentuar situatën pandemike në të cilën ndodhet vendi ynë ditët e fundit. Mjeku është shprehur se e rëndësishme është se rastet e reja janë në një kurbë të qëndrueshme, ndërkohë që ka theksuar se është e rëndësishme që të theksohet fakti që analiza jonë duhet të bazohet te rastet e shtruara në spital Ndër të tjera ai ka theksuar se me shfaqjen e gripit AH1N1 është një tjetër tregues se koronavirusi ka lëshuar terren, pasi një vit më parë nuk e kishim fare të pranishëm. “Nga fundi i shtatorit e deri më tani kemi një kurbë…
Aktorja Monika Lubonja po bisedonte sot me Arjolën në lidhje me ‘çiftet’ që janë krijuar brenda shtëpisë së ‘Big Brother VIP’. Monika nuk i kurseu ironizimet. Për këtë arsye Monika ka shprehur dhe dëshirën të fillonte një histori dashurie. “Do të filloj dhe unë një histori dashurie.Ke për të më parë mua,”- i tha Monika Arjolës me batutë. “Aman se edhe ty të kishim mangut”,-iu kthye Arjola duke qeshur.
Semi është një ndër banoret më të komentuara të “Big Brother VIP”. Ajo është përfolur për flirte me Granitin, madje dhe me Donaldin, mirëpo gjejeni çfarë? Vetëm së fundmi, gjatë një bisede me Einxhelin, Semi ka rrëfyer se ka dikë jashtë. Ajo ka treguar se është në njohje me një djalë, të cilin e pëlqen. “Kam dikë jashtë, të cilin e pëlqej. E pëlqej por nuk di si do jenë gjërat kur të dal jashtë. Ka shumë pak kohë që e njoh”, është shprehur Semi.
Rreth orës 13:40, në Yzberisht, janë përfshirë në përplasje mjeti fugon që transportonte disa nxenës shkolle me drejtues shtetasin A. H me mjetin me drejtues shtetasin D. T.Si pasojë kanë shkuar për kontroll mjekësor 1 mësuese dhe 13 nxënës, të cilët fatmirësisht nuk kanë pësuar dëmtime fizike nga përplasja e mjeteve.Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.