Author: tirana

Një person është arrestuar dhe një tjetër është shpallur në kërkim për transportim të paligjshëm të emigrantëve. Në pranga ka rënë 18-vjeçari A.M., i cili ishte me masë sigurimi personal “Arrest në shtëpi”, e caktuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Nxitja për përdorimin e drogës”. Ndërsa në kërkim është shpallur bashkëpunëtori i tij, 27-vjeçari I. Ç., i dënuar më parë për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i monedhave”. Të dy këta persona janë konstatuar nga policia, në rrugën Tiranë-Rinas, duke transportuar 20 emigrantë të paligjshëm, me destinacion qytetin e Kukësit.…

Read More

Jepet sot masa e sigurisë për Klodian Çalamanin, 38-vjecarin që rrëmbeu, vrau e më pas e groposi në oborrin e banesës së tij, 8 vjeçarin në fshatin Greçalli të Fierit. Ende pa nisur seanca, janë shënuar incidente në hollin e gjykatës në Fier. Familjarë të 8-vjecarit Mateo kanë hyrë me forcë në ambjentet e gjykatës.

Read More

Dy persona kanë rënë në pranga, pasi ishin shpallur në kërkim për veprat penale “Mashtrim” dhe “Plagosje e lehtë me dashje”. Burime zyrtare nga policia e Gjirokastrës bënë me dije se pas hekurave përfundoi shtetasi me inicialet H. D., 53 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Gjirokastër e ka dënuar me tre vjet burgim, për veprën penale “Mashtrim”. Ky shtetas, nëpërmjet mashtrimit i ka marrë shumën 4.500.000 lekë dhe nuk ia ka kthyer më shtetasit me inicialet D. B. Gjithashtu nga shërbimet e Komisariati të Policisë Tepelenë, në banesën e prindërve të tij në fshatin Maricaj…

Read More

Rreperi amerikan Young Dolph u qëllua për vdekje në Memphis të mërkurën pasdite. Lajmi u konfirmua nga FOX13.Maurice Hill, pronari i dyqanit ku ndodhën të shtënat, tha për FOX13 se punonjësit e tij deklaruan se 36-vjeçari hyri në dyqan për të blerë biskota dhe u qëllua nga një makinë në ecje. Pak para orës 17:00, policia e Memphisit dha informacionin paraprak për të shtënat. Oficerët shtuan se hetimi po tregon se Young Dolph ishte viktima, por ata thanë se procesi i identifikimit nuk ka përfunduar. Për momentin, policia nuk ka dhënë asnjë informacion në lidhje me autorin. Reagimet në rrjete…

Read More

sh kandidatja për deputete e Partisë Demokratike, Ori Nebiaj, ka bërë një postim në rrjetet sociale ku shprehej se Kuvendi i vërtetë do të ishte ai i 18 Dhjetorit, që është thirrur nga Lulzim Basha. Pas kësaj deklarate moderatorja e njohur është ‘mbytur’ në komente në rrjetet sociale. Në një postim të dytë Nebiaj shkruan se sa kohë që PD thuhet që është parti e fjalës së lirë, ateherë nuk mund të shpjegohen sulmet e hedhura ndaj saj. Moderatorja, e cila nuk ia doli dot të ishte në Kuvend, është një nga përfaqesuesit që kanë dalë në krahë të Bashës…

Read More

Shtatzënia është një periudhë emocionuese sepse së shpejti do të bëheni prind i një fëmije të adhurueshëm. Gjatë shtatëzanisë ju mund të përjetoni një mori emocionesh ose ato mund t’ju kapin në befasi. Disa gra ndiejnë gëzim në çdo rrahje apo goditje, duke u mrekulluar me trupin e tyre që ndryshon. Për të tjera, shtatzënia është e vështirë, pasi sjell lodhje të madhe, ndryshime humori dhe shqetësime të vazhdueshme. Ju mund të vini re se në çdo muaj që kalon, mendimet mund të dalin jashtë kontrollit, duke ndikuar në performancën tuaj në punë dhe në marrëdhëniet personale. AgroWeb.org ju njeh…

Read More

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha përmes një mesazhi në twitter ka bërë sërish thirrje për vetting në politikë. Kapja e shtetit nga pushtetarët e lidhur me oligarkët, ka arritur nivelin më të lartë në rajon, duke dëmtuar tregun, duke rritur çmimet e vrarë vende pune.-shkruan kreu demokrat. Statusi i plotë: Kapja e shtetit nga pushtetarët e lidhur me oligarkët, ka arritur nivelin më të lartë në rajon, duke dëmtuar tregun, duke rritur çmimet e vrarë vende pune. Prandaj, edhe këtë vit, projekt-buxheti po miratohet për t’u dhënë thelat oligarkëve dhe thërrimet qytetarëve. Që shteti të mos jetë në duart e…

Read More

Pjesa e parë e ditës në vendin tonë do të ndikohet nga shira afatshkurtër, ndërkohë që në orët e pasdites pritet që të ketë kthjellime. Sipas MeteoAlb vijon ndikimi i motit të vranët shoqëruar me shira afatshkurtër në vendin tonë edhe gjatë paradites së ditës së enjte. Parashikohet që sasi disi më të konsiderueshme të shirave të ketë në zonat jugperëndimore dhe jugore ndërsa pjesa tjetër e vendit vetëm shira të pakët. Vetëm orët e vona të pasdites sjellin përmirësim të kushteve atmosferike në vend duke bërë që motit të jetë me kthjellime dhe vranësira por pa reshje. Temperaturat e…

Read More

Informaliteti i punës (puna pa kontratë, ose pagë më e lartë sesa deklarohet) është rritur në pesë nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, në periudhën 2016-2019, me përjashtim të Serbisë, sipas një raporti të fundit të të SELDI- rrjeti i Europës Juglindore për Lidership, Zhvillim dhe Integritet. Niveli më i lartë i informalitetit të punës është në Kosovë, me 83% në 2019-n (nga 81% në 2016-n), e ndjekur nga Bosnja dhe Hercegovina, me 48% (nga 37% në 2016-n). E treta renditet Shqipëria, me një tregues të informalitetit të punës prej 47%, nga 39% që ishte në vitin 2016. Serbia është…

Read More

Pas ndarjes nga J.Lo, Alex Rodriguez duket se është gati për një lidhje të re. Thuhet se A-Rod i ka dërguar mesazhe Kelly Bensimon, yllit të reality show-t “Real Housewife of New York”, duke i kërkuar të dalin bashkë. “Ata kanë një marrëdhënie të lezetshme dhe flirte me mesazhe,” thotë një burim i brendshëm. “Alex i ka kërkuar asaj të dalin bashkë më shumë se një herë, megjithëse ajo nuk ka dalë në një takim me të.” Një përfaqësues i Bensimon konfirmoi për Page Six se ajo dhe Rodriguez kanë qenë në kontakt. “Kanë pasur një marrëdhënie argëtuese me mesazhe…

Read More

/Pjesa e dytë Publikohet historia e panjohur e raporteve e Mbretit Zog me Italinë fashiste të Benito Musolinit, të cilët që nga ardhja e tij në pushtet në mesin e viteve ’20 dhe gjatë gjithë periudhës së Monarkisë, u përpoqën me të gjitha mënyrat që ta joshnin Mbretin e Shqiptarëve, për të vënë në jetë synimet e tyre që vendi i vogël ballkanik të ishte nën influencën e tyre. E gjithë historia gati 15 vjeçare e raporteve të Mbretit Zog me Benito Musolinin etj., në këndvështrimin e studiuesit të njohur Bernd Fischer, i cili është ndalur gjatë në marrëdhëniet shqiptaro-italiane,…

Read More