Ilaçi i antitrupave i prodhuar nga AstraZeneca siguron 83% mbrojtje kundër Covid për 6 muaj, sipas një njoftimi të kompanisë. Sipas provave klinike në gusht, ky trajtim i dhënë në formë injeksioni dhe i quajtur AZD7442 ose Evusheld, siguron 77% mbrojtje ndaj rasteve simptomatike pas 3 muajsh. Sipas një studimi të kompanisë britaniko-suedeze , një dozë më e lartë e AZD7442 ul rrezikun e përkeqësimit të simptomave me 88% kur merret brenda tre ditëve nga fillimi i simptomave.
Author: tirana
Është ndarë nga jeta ne moshën 69 vjeçare Vladimir Ajazi , një nga portierët më të shquar të vendit në vitet 70-80. Ai është përfaqësues i brezit të parë të Shkëndisë së famshme, ish portier i ekipit kombëtar Shpresa dhe portier i Lokomotivës së Durrës. Pas lënies së futbollit, u angazhua si zv. trajner i ekipit të Lokomotivës, zv. trajner i ekipit kombëtar dhe trajner me ekipet e moshave.
Mediat greke raportojnë se dy avionë turq F-16 fluturuan mbi ishullin Agathonisi. Protothema shkruan se shkelja e parë ka ndodhur në orën 10.00, më pas në orën 10:04 një nga dy palë avionë F-16 turk ka fluturuar mbi ishujt Antropofagoi dhe Makronisi në lartësinë 28.000 metër.
Mes lotësh dhe britmash të afërmit e 8-vjeçarit të vrarë në fshatin Gracelli të Fierit, kërkojnë drejtësi. Ata kërkojnë dënimin me vdekje për autorin e vrasjes 38-vjeçari Klodian Çalamani, i cili i mori jetën vogëlushit në mënyrë makabre. “Të varet ai mostër. Drejtësi për Mateon. Në mes të Fierit ta varin. Ai ka ndenjur pa mjekim. Ta varin. Ta shohim të gjithë”, është shprehur një e afërmve. “Ishin kamerat e nxorën të drejtën kushedi kur do ta gjenim kufomën. Ne do të punojmë prapë për atë kriminel. Ai në burg është si në hotel me të gjithë të mirat. Ai…
Milani ka avancuar negociatat për të vazhduar kontratën e Stefano Piolit. Sipas Fabirizio Romani, trajneri italian do të nënshkruajë një kontratë në ditët në vijim që do ta lidh atë me klubin rosonero deri në vitin 2024. Gazetari italian raporton gjithashtu se një takim mes Milan-it dhe Mino Raiola është planifikuar për të zgjatur së shpejti kontratën e Alessio Romagnolit.
Flakët e zjarrit kanë përfshirë katin e fundit të një pallati në zonën e Astirit. Paraprakisht nuk raportohet për të lënduar. Nga pamjet e siguruara nga vendi i ngjarjes mund të shihet tym i zi që del nga kati i fundit i pallatit. “Me datë 18.11.2021, rreth orës 08:53 në rrugën “Teodor Keko”, ka rënë zjarr në katin e gjashtë të një pallati, ku ka vetëm dëme materiale. Sherbimet e Policisë bënë evakumin e menjëhershëm të banorëve të pallatit. Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit. Vijon puna nga Grupi Hetimor për zbardhjen e rrethanave të…
Vjehrra e zëdhënëses së Sali Berishës, Floriana Garo ka vijuar sulmet ndaj ish kryeministrit pavarësisht se nusja e saj është zëdhënëse e tij. Lumturi Ratkoceri ka bërë sërish një tjetër status ku sulmon Sali Berishën. Ajo e akuzon atë se e ktheu këtë popull në skllav dhe ka zhdukur demokracinë në vend, së bashku me Ramën. Vetë Floriana Garo e pranoi në një intervistë, se e vjehrra se kishte pritur mirë faktin që ajo u bë zëdhënëse e Berishës dhe e kishte kritikuar nusen për këtë gjë. Por Garo tha se e mbështesin prindërit, të cilët i kishin thënë se…
“Si më djeg zemra mua, ashtu çika çika të bëhet ai.”. kështu deklaron nga ambientet e gjykatës së Fierit, babai i Mateos së vogël, i cili u vra barbarisht nga fqinji i tij, 38-vjeçari Klodian Çalamani. Me tone të forta, babai i viktimës kërkon drejtësi, bashkë me gruan dhe familjarët e tyre. Ata me forcë kanë hyrë në ambientet e gjykatës, ku pritet që të vijë autori i vrasjes, të cilit do t’i komunikohet sot masa e sigurisë.
41-vjeçari A.A., ka rënë në pranga nga policia e Elbasanit. Ai është arrestuar pasi ka dhunuar psikologjikisht dhe fizikisht bashkëshorten e tij. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme. DVP Elbasan-Informacion Vihet në pranga 1 shtetas, për veprën penale “Dhuna në familje”. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Gramsh bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. A., 41 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.
E tensionuar është paraqitur situata në Gjykatën e Fierit, ku ditën e sotme jepet sot masa e sigurisë për Klodian Çalamanin, 38-vjeçarin që rrëmbeu, vrau e më pas e groposi në oborrin e banesës së tij, 8 vjeçarin në fshatin Greçalli të Fierit. “Çuni më vdiq, ma vrau”, ka thënë nëna e djalit mes lotësh. Ende pa nisur seanca, janë shënuar incidente në hollin e gjykatës. Familjarë të 8-vjecarit Mateo, kanë hyrë me forcë në ambientet e gjykatës, pasi duan të jenë të pranishëm në seancë. “Përse kërcënohemi. Ku është drejtësia”, është shprehur një prej të afërmve. “E nxori një…
Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka pranuar hetimet e SPAK dhe ka kaluar sërish për rigjykim çështjen në ngarkim të 10 zyrtarëve dhe ish-zyrtareve të Ministrisë së Brendshme për tenderin e uniformave të Policisë së Shtetit. Ata do të gjykohen me procedurat e gjykimit të shkurtuar dhe në fund do ju ulet 1/3 e dënimit përfundimtar nga gjykata. Në datën 26 Nëntor ora 12 është seanca e parë në themel. Ata akuzohen për shkelje të barazisë në tendera dhe shpërdorim të detyrës. Mes të prangosurve është dhe ish-drejtoresha e Agjensise së Blerjeve të përqendruara, Edlira Naqellari. 8 janë…
Por pretendimi i saj se kishte rënë dakord për planin me homologun francez Gerald Darmanin u kundërshtua më pas nga Parisi. Të martën, rreth 80 emigrantë u fotografuan duke lundruar në gomone në Francën drejt Britanisë së Madhe. Gjithsej 1,185 njerëz kaluan kanalin të enjten e kaluar, duke thyer nivelin e mëparshëm ditor prej 853. Në përgjithësi këtë vit, ka pasur më shumë se 20,000 kalime. Në përgjigje të lajmeve në lidhje me planin për hapjen e një qendre azili në Shqipëri, një zëdhënës i Home Office tha: ‘Emigrantët që bëjnë këto kalime të rrezikshme po vënë jetën e tyre…