“Për marrëdhenien time me zotin Berisha është folur shumë, ishte shtetar, është shtetar pasiv, formal i cili delegon punët e qeverisë në ministritë e linjës dhe jo person që krijon në mënyrë të lehtë miqësi me persona apo sipërmarës të ndryshëm. Bashkëpunimi i sipërmarrjeve të mija ishte me ministritë e linjës”. Kështu shprehet Rezart Taçi për Top Channel. Edhe pse kurrë nuk e ka pranuar, Taçi shihej gjerësisht si një prej biznesmenëve të preferuar të Berishës. Ai u bë i famshëm për takimet e “bamirësisë” ku merrte pjesë, të cilat organizoheshin nga Liri Berisha. Kjo po e çonte drejt përmbushjes…
Author: tirana
Teksa sot pritet që të jepet masa për 38-vjeçarin Klodian Çalamanin, autor i vrasjes së 8-vjeçarit Mateo Vasiu, duket se ai do të paraqitet në sallën e gjyqit pa avokat mbrojtës. Avokati Erlis Nakollari, i cili ishte caktuar nga shteti për të mbrojtur vrasësin e vogëlushit, është tërhequr nga çështja. Kujtojmë se familjarët e 8-vjeçarit, i cili u gjet i vrarë dhe i groposur në oborrin e banesës së Çalamanit, janë vendosur prej disa orësh në gjykatën e Fierit, ku kërkojnë përballje me autorin. Ata njëzëri kanë kërkuar dënimin e tij me vdekje.
Në përgjithësi ndershmëria nuk është pengesë e tyre. Për arsye të ndryshme dhe me motive të tjera, tre shenjat e mëposhtme janë më të prirura për gënjeshtra dhe duhet të keni kujdes kur përballeni me të vërtetën. Sepse për mirë a për keq, e vërteta herët a vonë del gjithmonë në dritë. Gaforrja (22 qershor – 22 korrik) Po flasim për gënjeshtarët më të mëdhenj të Horoskopit dhe deri tani. Gaforrja (simboli i gaforres) ecën natën, anash dhe përkatësisht gaforrja qëndron për t’u mbrojtur dhe për të mos prishur goditjen e tij. Për shkak të pasigurisë së pafund, ata zakonisht…
Prokurori Arjan Ndoja ka dhënë sot dëshminë e tij në Gjykatën e Posaçme, për atentatin që u bë në vendin e quajtur “Mbikalimi i Shkozetit” në Durrës. Në makinë bashkë me të dy vite më parë ishte Landi Muharremi dhe shoferi Andi Maloku. Ky i fundit mbeti i vdekur. Në seancën e sotme, prokurori Ndoja ka qenë vetë para trupës gjykuese për të dëshmuar dhe ka thënë se shënjestra ka qenë pikërisht ai. Sipas Ndojës plumbat janë qëlluar nga ana ku ai ishte ulur si pasagjer. Për të vërtetuar këtë ai ka treguar dhe fotot e makinës, ku kanë mbetur…
Ditën e sotme në Komisionin e Sigurisë, deputeti i Partisë Demokratike Luan Baçi është ndalur tek vrasja makabre e 8 vjeçarit Mateo Vasiu, nga 38-vjeçari Klodian Çalamani në Fier. Në fjalën e tij Baçi tha se pushteti vendor dhe policia po bëjnë formalitete. Nga ana e tij Ferdinand Xhaferraj tha se është detyra e secilit që të kërkojë informacion tek policia. Xhaferaj po ashtu ka kërkuar në dëgjesë edhe Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Gledis Nanon. “Është detyra jonë si komision sigurie të kërkojmë informacion tek policia sa herë ka shkuar inspektori i zonës! Duhet të thërritet Drejtori…
Në shtëpinë e Milan ka nisur një fushë rinovimesh. Stefano Pioli është i pari në listë, ndërsa Maldini dhe Massara po punojnë për të blinduar edhe Hernandez, Bennacer dhe Leao. Sipas “La Gazzetta dello Sport”, kuqezinjtë janë shumë pranë rinovimit të kontratës edhe me Zlatan Ibrahimovic. Nëse suedezi vijon të shprehet në këtë formë, siç ka bërë deri më tani, Ibra do të rinovojë kontratën edhe për një tjetër vit. Pas disa muajsh, me shumë mundësi në fillim të vitit të ri, Ibra dhe Milan do të diskutojnë detajet e reja të kontratës, e cila parashikohet të shkojë deri në…
Qytetarë të shumtë janë mbledhur sot para gjykatës së Fierit duke iu dhënë mbështetje familjarëve të Mateos së vogël, i cili u vra nga fqinji i tij Klodian Çalamani. Një zonjë e vjetër tha se kanë frikë që të dalin me nipërit dhe mbesat nga shtëpia, ndërsa iu bëri thirrje qytetarëve që të ngrihen në protestë. Ajo kërkoi varje të autorit. “Po më qan zemra, kemi nipër e mbesa. Do na bëhet hataja. Është gjynah nga zoti, ça bën ky shtet?! S’kemi siguri për jetën. Unë si nënë do e heq zvarrë. Fëmijët po i rrisim për t’i gëzuar dhe…
Një ‘fake news’ e ka konsideruar ministrja e jashtme Olta Xhacka, lajmin e sotëm të gazetës ‘The times’, sipas së cilës ministritë përkatëse të dy vendeve po diskutojnë hapjen e një qendre azili në Shqipëri. “I njëjti lajm i rremë i vjetër këtë herë në faqen e parë të një gazete të respektuar si ‘The Times’! Dhe meqë ra fjala unë nuk jam një “ai” por një “ajo” që gjithmonë e ka admiruar cilësinë e mediave britanike. E trishtuar.”- shkruan Xhaçka në një postim në twitter.
Kryeministri Edi Rama nga selia e PS, ka mohuar zërat që në Shqipëri do të ketë një kamp refugjatësh që kapen në Britaninë e Madhe. “Nuk jam këtu për të shpjeguar pse i bëjnë këto. Shqipëria nuk do jetë kurrë, një vend ku vende shumë të pasura do krijojnë kampe për refugjatët e tyre. Asnjëherë!”
Dënim maksimal është kërkuar nga familjarit e 8-vjeçarit që u vra në mënyrë makabre nga 38-vjeçari, Klodian Çalamani, për të cilin pritet që ditën e sotme të jepet masa e sigurisë. Ata kanë ngritur akuza ndaj pushtetit vendor, pasi sipas tyre nuk ka vepruar siç duhet. Nga mosfunksionimi i institucioneve, sipas tyre humbi jetën edhe një vogëlush. “Po të ishte punuar kriminelët do të ishin identifikuar. Por pushteti vendor nuk ka punuar”, ka thënë një qytetare. Ndërsa një tjetër familjar, prind i një fëmijë 8-vjeç nuk ka mbajtur do lotët, ndërsa ka kërkuar që policia të largohet dhe të lejojë…
Një 38-vjeçar vrau me thikë gruan, vjehrrën 64-vjeçare dhe dy fëmijët 5 dhe 2 vjeç dhe më pas i mori jetën. Ngjarja ka ndodhur mes orës 15 dhe 16, raportojnë mediet italiane. Policia po heton dinamikën e ngjarjes, ndërsa pritet përgjigja e mjekësisë ligjore. Ngjarja tronditi qytetin qytetin italian. Burri që besohet të jetë autori i gjestit është një 38-vjeçar me origjinë tuniziane, që prej kohësh jetonte në Sassuolo dhe punonte në një supermarket. Ai jetonte me një grua italiane, nënë e fëmijëve të tij, e cila ishte e punësuar si pastruese në qytet. Një familje në dukje normale, si…
Është tensionuar sërish situata në gjykatën e Fierit. Familjarit e 8 vjecarit të vrarë, kanë dyshimet se autori i krimit të makabër, të jetë futur në Gjykatë. Gazetari Ervis Kuçi i cili po ndjek nga afër këtë proces thote se familjaret kerkojne te jene te pranishem ne salle, gjate mases se sigurise ndaj Klodian Calamanit. Nderkohe ne ambientet e gjykates jane shtuar masat e policise. Ende pa nisur seanca, janë shënuar incidente në hollin e gjykatës në Fier. Familjarë të 8-vjecarit Mateo kanë hyrë me forcë në ambjentet e gjykatës. Një e afërme e 8-vjecarit Mateo, i cili u vra…