Është tensionuar sërish situata në gjykatën e Fierit. Familjarit e 8 vjecarit të vrarë, kanë dyshimet se autori i krimit të makabër, të jetë futur në Gjykatë.
Gazetari Ervis Kuçi i cili po ndjek nga afër këtë proces thote se familjaret kerkojne te jene te pranishem ne salle, gjate mases se sigurise ndaj Klodian Calamanit. Nderkohe ne ambientet e gjykates jane shtuar masat e policise.
Ende pa nisur seanca, janë shënuar incidente në hollin e gjykatës në Fier. Familjarë të 8-vjecarit Mateo kanë hyrë me forcë në ambjentet e gjykatës.
Një e afërme e 8-vjecarit Mateo, i cili u vra në mënyrë makabre nga 38-vjecari Klodian Çalamani, apeloi në ambjentet e jashtme të gjykatës për drejtësi. Ajo kërkoi mbështetjen e të gjithë, ndërsa i apeloi t’i bashkohen në gjykatë.
“I bëj thirrje qytetarëve të na bashkohen. Të kërkojmë drejtësi për Mateon sot ishte fëmija ynë, nesër mund të jetë dikush tjetër. Të gjithë të vijnë të na mbështesin këtu. “ u shpreh ajo.
