Author: tirana

Aktivistja Evi Kokalari, e cila i është bashkuar ‘Foltores’ së ish-kryeministrit Sali Berisha, foli sot në emisionin ‘Breaking’ edhe për marrëdhënien e saj me ambasadoren Yuri Kim. Kokalari ka sqaruar se rreshtimi i saj përkrah Sali Berishës, nuk ka ndikuar fare dhe raportet e saj me ambasadoren Yuri Kim vijojnë të jenë të njëjta. “Marrëdhëniet i kemi. E ndjekura në rrjetet sociale ka qenë shumë më parë dhe nuk ka lidhje me ngjarjet e fundit. Ajo është ambasadorja e SHBA-ve dhe prezanton ata që janë në Shtëpinë e Bardhë. Ajo do ndjek politikën e tyre sepse kështu duhet. Nëse doni…

Read More

Një ditë pasi u konfirmuar fitues, Përparim Rama ka dalë sot të shëtisë nëpër rrugët e Prishtinës, me bashkëshorten.Një ditë pas fitores, Rama ka falënderuar sërish qytetarët që dolën në votime, ekipin e tij dhe bashkëshorten. “Ju përulem para privilegjit e përgjegjësisë që ma keni dhënë. Ju përulem me sinqeritet e me shumë dashni, dhe ju jap fjalën që secilën ditë si kryetari juaj do të punoj për jetësimin e plotë të krejt projekteve që i kam premtuar”, ka shkruar Rama, ndër të tjera.

Read More

Këngëtarja Besa Kokëdhima prej muajsh është shkëputur disi nga muzika, por jo nga rrjetet sociale, ku është shumë aktive. Megjithatë, edhe periudha e pauzës në dukje për sa i përket muzikës, e paska patur një arsye. Përmes disa fotove, me “look-un’ e kuruar në detaje, Besa ka treguar se ka qenë duke punuar për albumin e saj të ri. “Kam pritur shumë gjatë për këtë që do të ndodhë”, shkroi këngëtarja para disa ditësh në Instagram. Ndërkohë sot ajo ka shkruar, “Album i ri, epokë e re”. Mirëpo, krahas këtij shkrimi këngëtarja ka vendosur disa hashtags, lidhur me Francën. Mbase…

Read More

Kryeministri Ram ka ndarë me ndjekësit e tij një lajm të bukur për të gjithë vendin. Reality show i famshëm hollandez ka zgjedhur pikërisht Shqipërinë si destinacion për të xhiruar 12 seritë e sezonit të ri të tij. “Kur trupa e xhirimit erdhi në Shqipëri për hulumtime, mundësia që vendi ynë të zgjidhej ishte fare e vogël, por në fund të qëndrimit të tyre pak ditor këtu, ata ishin 100% të bindur për Shqipërinë si vendi ideal për spektaklin e tyre. Shkurt llafi, përgatituni për një dallgë të pazakonshme turistësh hollandezë sezonin e ardhshëm”- shkruan Rama. Postimi i plotë: NJË…

Read More

“Shuplaka” Anglisë ka sjell një atmosferë mbytëse rreth Kombëtares, një humbje që djeg shumë. Jo vetëm rezultati, fundja Anglia është një përfaqësuese me një potencial të jashtëzakonshëm, por ajo që shqetëson më shumë është mënyra se si erdhi kjo humbje, si e kishte përgatitur Shqipëria këtë transfertë. Trajneri Edy Reja doli dhe bëri autokritikë, duke marrë përsipër një pjesë të përgjegjësisë, por kaq nuk mjafton për tifozët dhe për një pjesë të opinionit sportiv të cilët bëjnë përgjegjës trajnerin dhe kërkojnë largimin e tij. Për të shtuar dhe më shumë presionin mbi italianin, një çështje më vete është ajo e…

Read More

Ministrja për Marrëdhënien me Parlamentin, Elisa Spiropali ka replikuar në Kuvend me kryedemokratin Lulzim Basha. Ajo tha se kreu i PD kërkoi të përdoret etikë, por ndërkohë gjatë fjalës së tij përmendi një sërë epitetesh bullizuese. “Kryetari i opozitës filloi fjalën me respektimin e etikës dhe në fjalën e tij dhe atë që e parapriu përmend fjalën kriminel, psikik, jeni bërë për pavijone, mendje perverse, etj. O po bën këtu një surrogat të foltores dhe nuk di ç’të thotë. Tani, unë nuk para i besoj ‘Foltores’, edhe pse e ndjek të them të drejtën, por meqënëse përmende shkollat në perëndim,…

Read More

Grupi i hetimit për vrasjen e Erigers Mihasit dhe Armand Dumanit, vijon kontrollin e aparateve celulare të viktimave. Dyshimet hetimore janë se dy të rinjtë janë kontaktuar për të lëvizur rreth zonës së Astirit. Deri më tani, nga vëzhgimi i tabulateve nuk është përftuar asgjë konkrete. Po ashtu një sërë kamerash sigurie janë sekuestruar dhe ka nisur vëzhgimi i tyre pranë vendit ku është djegur automjeti tip “Toyota” me të cilin lëviznin autorët. Sekuestrimi i kamerave ka ndodhur edhe përgjatë autostradës Tiranë-Milot dhe zonave përreth. Ndërkohë, sa i përket vendit të ngjarjes, pranë “2 Rrathëve”, momentet e atentatit janë filmuar…

Read More

Gazetarja e sportit tashmë në ekranin e RTSH-së, Lei Kraja, pas shumë intervistave kush prezantohet si vajzë e hapur dhe ekstavagante, ka shfaqur anën e saj të konservatorzimit, edhe pse është rritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në një diskutim shumë interesant online me ndjekësit e saj, ajo iu drejtoi të gjithëve pyetjen: Cila është gjëja që nuk do e falnit te një person? Duke u bazuar te përgjigjet e të tjerëve, ajo zbuloi edhe të pathënat e saj. Kur dikush shprehu faktin që ka bezdi partnerin që ndjek të tjera vajza në ‘Instagram’, ndërkohë që është një lidhje…

Read More

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në foltoren e Kuvendit, i është përgjigjur deklaratave të kreut të PD Lulzim Bashës, sa i takon buxhetit të shtetit. Ai tha se Shqipëria nuk është pjesë e vendeve më të varfra. Por lë pas në listën e Publikuar në Eurostat, Serbinë, Rumaninë dhe Malin e Zi. Po ashtu, Rama nënvizoi se nuk mund të heqë PPP e dhëna, sepse ato janë dhënë për dializën, sterilizimin e instrumenteve mjekësore, Rrugën e Arbrit dhe të Kombit, si dhe pastrimit të mbetjeve. “Së pari, kjo është tabela e Eurostat. Pra, asnjë lidhje me qeverinë, me…

Read More

Gentian Gaba, emërohet sekretar i Marrëdhënieve me Jashtë në Partinë Demokratike duke zëvendësuar Arben Kashahun që dha dorëheqjen para pak ditësh. Ky emërim është diskrecion i kryetarit Basha dhe nuk ka nevojën e votimit apo të kalimit të emrit në forumet e partisë. Edhe pse nuk është bërë zyrtarisht shpallja e Gabës, ai u pa në krah të Bashës në takimin e kryetarit të PD me senatorët amerikanë. Gaba ka mbaruar studimet për Marrdhënie Ndërkombëtare në Firence. Vitet e fundit ai ka drejtuar mediat sociale të kryetarit të PD, duke qenë pjesë e shtabit të komunikimit të tij. Megjithëse duket…

Read More

Këngëtari i njohur Flor Mumajesi ka postuar një foto në insta-story duke krijuar ‘tërmet’ në rrjetet sociale. Bëhet fjalë për një souvenir druri ku gjendet i gdhendur një vogëlush teksa fle, portret që Flori e ka shoqëruar me një ‘zemër’ emoji në postimin e tij. Fansat, ashtu si edhe mediet rozë, prej kohësh kanë hedhur dyshime të forta mbi një atësi të mundshme të Florit, ndonëse ende nuk njihet se kush është partnerja e artistit. Zërat se Mumajesi do bëhet baba për herë të parë sa vijnë e shtohen, por engima do të vazhdojë deri në një pohim ose mohim…

Read More

Portugalia do të luajë në fazën Play Off të Kupës së Botës. Ronaldo me shokë nuk arritë dot të merrnin një pikë pasi u mposhtë nga Serbia në shtëpi nga një gol i shënuar nga Mitrovic në minutën e 90-të. Në Portugali kanë nisur kritikat për lojtarët, ndërsa Cristiano Ronaldo ka “shfryrë” ndaj trajnerit Santos. Pas ndeshjes, numri një i stolit portugez ka shkuar për të inkurajuar sulmuesin që ishte tepër i mërzitur për humbjes, por Ronaldo bëri gjeste të dukshme mosmiratuese ndaj tij dhe çdo gjë është kapur nga kamerat. Skena tensioni mes portugezëve, ndërsa Ronaldo hodhi sërish në…

Read More