Kryeministri Edi Rama ka publikuar mëngjesin e sotëm një video me veprat infrastrukturore në vend teksa njofton se sot do të nisë puna në kantierin e tunelittë Llogarasë. Me këtë lajm dhe pamjet e përcjella uron qytetarët për një të diel të qetë. “MIRËMËNGJES 😊 dhe sot kur nisim punën në kantierin e Tunelit të Llogarasë, ju përshëndes me këtë videokartolinë, duke ju uruar të diel të qetë🙏”, shkruan Rama.
Author: tirana
Nesër në Prishtinë ka zgjedhje lokale. Eshte raundi i dytë i garës mes Përparimit te Diasporës dhe Arbenit të Vetëvendosjes. Zgjedh të them i Diasporës, sepse Përparimi është Kosova që kthehet në Vendlindje, shumë më tepër se ç’është, LDK. Bravo 1000 herë Lumir Abdixhikut që e propozoi dhe ia doli ta sjellë nga Londra, por Përparim Rama , nesër në këtë raund të dytë, është shumë me shumë se vetëm LDK. Ai është ëndrra e madhe e shqiptarëve të ikur, të kthehen një ditë. Është malli për vendlindjen, është detyrimi ndaj tokës. Është kthimi në Atdhe i dikujt që ia…
Nëna e 32-vjeccarit Erigers Mihasi që u vra sot në zonën e Astirit në Tiranë ishte në një market dhe po bënte blerje në momentin që ka marrë vesh për vrasjen e të birit. Dëshmitarë rrëfejnë për mediat se nënës së Mihasit i ka rënë të fikët kur ka dëgjuar se djali i saj kishte ndërruar jetë si pasojë e një atentati. Mihasi ishte gjithashtu baba i tre fëmijëve të cilët i la pas vetëm me bashkëshorten.
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në zonën e rrethrrotullimit të Saukut, në kryeqytet. Burime bëjnë me dije se një mjet ka humbur kontrollin dhe është përplasur me bordurën anësore.Si pasojë kanë mbetur të plagosur dy persona, identiteti i të cilëve ende nuk bëhet me dije. Të plagosurit janë dërguar në spital për të marrë ndihmën e parë mjekësore. Në vendngjarje ka mbërritur Policia, e cila po punon për zbardhjen e aksidentit.
Partia Demokratike ka reaguar përmes deputetit Ervin Salianji pas atentatit me dy të vdekur në Tiranë, që trrorizoi jo pak qytetarët. Salianji, shkruan se është bërë thuajse e përditshme situata e pasigurt në vend, ku qytetarët ndeshen me breshëri të plumbave në orare ku zonat janë tepër të populluara. Ai shton më tej se qeveria nuk ka fuqi e dëshirë të përballet me krimin, duke aluduar se ata janë ortakë. Postimi i Salianjit: Sot thuajse si përditshëm kërciti automatiku në orën me më shumë levizje, breshëritë e plumbave po zbrazen kudo, në mes të qyteteve, në zonat më të populluara…
Një automjet tip “Honda” është gjetur e djegur në afërsi të Thumanës. Kjo dyshohet të jetë edhe makina e përdorur nga autorët e atentatit në Tiranë, ndërkoh, asnjë personë nuk është gjendur në vendin e ngjarjes.
Erigers Mihasi, 32 vjeç e Armando Dumani, 26 vjeç ishin ulur në një bar kafe në zonën e Astirit, pak para se të ekzekutoheshin. Mësohet se dy të rinjtë, pasi kanë dalë nga lokali, janë futur në parkingun ku kishin lënë mjetin e llojit “Audi” me ngjyrë të bardhë e me targa “AB 008 EM” dhe kanë dalë në rrugë kryesore. Sapo janë afruar pranë semaforit dhe prisnin që të pulsonte jeshilja, atentatorët kanë shfrytëzuar momentin dhe kanë qëlluar drejt tyre me breshëri kallashnikovi. Mihasi ishte drejtues, kurse Dumani pasagjeri, por në ato momente të dy humbën kontrollin. Mjeti, sipas…
Prej shumë vitesh, është ‘traditë’ në “Top Channel”, që natën e ndërrimit të viteve, me një programacion të veçantë, shikuesit e kalojnë në shoqërinë e spektalit të humorit “Portokalli”. Megjithatë, duket se këtë vit gjërat do të jenë ndryshe! Mesa duket për herë të parë, 31 dhjetori nuk do të jetë i “Portokalli”, por i “Big Brother VIP”, që këtë vit ka ardhur në një edicion të veçantë. Dyshimet për këtë i ka ngritur vetë moderatorja Arbana Osmani. Në një pyetësor në Instagram, ndër të tjera, ndjekësit e kanë pyetur për destinacionin e udhëtimit për natën e ndërrimit të viteve.…
Mësohet se personi tjetër që mbeti i vrarë në atentatin e dyfishtë që ndodhi në Astir është Armando Dumani. Mësohet se Dumani ndodhej në mjet bashkë me Erigers Mihasin, në momentin që u qëlluan me breshëri plumbash. Ata ishin brenda një makine luksoze të llojit ‘Audi’ me targa “AB 008 EM”, në momentin që u qëlluan nga një mjet në lëvizje. Atentatorët janë larguar drejt ish-sheshit “Shqiponja”.
Identifikohet një nga të vrarët në Astir, ai është Erigers Mihasi.
Një atentat me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e sotme në zonën e Astirit në Tiranë, ku persona të paidentifikuar kanë qëlluar me breshëri plumbash kallashnikovi drejt një mjeti tip “Audi” me ngjyrë të bardhë. Sipas dëshmitarëve në zonë, brenda mjetit ndodhen dy persona, të cilët kanë ndërruar jetë. Policia dhe ambulanca ndodhen në vendgjarje, teksa ende nuk dihen identitetet e tyre. Tiranë/Informacion paraprak Rreth orës 19:30, në vendin e quajtur “2 rrathët” në Unazë të Re, dyshohet se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të mjeti tip “Audi”. Si pasojë kanë humbur jetën dy shtetas ende të paidentifikuar,…
Moderatoret e emisionit Goca dhe Gra dhe Lediana Prenga, ish-konkurrente e “Përputhen” kanë rrëfyer detaje nga jeta e tyre intime. Të vëna përballë pyetjes se cili është vendi më i çmendur që kanë bërë seks, Fatma Haxhialiu, Tea Trifoni, Olesia Leço, Krista Merkoçi e Lediana Prenga kanë dhënë versionet e tyre. E vetmja gjë nuk rrëfeu asgjë ishte Haxhialiu, pasi me ironi tha se ishte nënë e nënat nuk bëjnë gjëra të tilla. “Më vjen keq, por unë jam nënë, nënat nuk bëjnë kështu gjërash…,”- tha ajo. Lediana Prenga preferoi të tregonte vendin që i kishte shijuar më shumë. “Mbase…