Gazmend Bardhi është padyshim një nga katër – pesë figurat më të rëndësishme të opozitës. Jo për shkak të funksionit, por sepse është nga personazhet më të artikuluar në PD-së. Me yllin që i ndezi Basha mbi kokë, siç kishte bërë me atë vetë Berisha, Bardhi u identifikua katër vjet më parë kur u bë ministër drejtësie për pak kohë mbas marrëveshjes së majit 2017. Katapultimi i tij në krye të PD-së është shoqëruar me pak faulle dhe hije që kanë nevojë të ndriçohen. Më i rëndësishmi ndër ta, roli i tij në qarkun e Elbasanit si drejtues politik, është…
Author: tirana
Lista e Kombëtares shqiptare pëson sërish ndryshime në prag të ndeshjes së fundit të eliminatoreve të Botërorit “Katar 2022” ndaj Andorrës. Për shkak të dëmtimeve dhe kartonëve në ndeshjen ndaj Anglisë skuadrës do t’i bashkohen që këtë të shtunë tre lojtarë. Ernest Muçi, Enis Çokaj dhe Taulant Seferi janë ftuar nga trajneri Edoardo Reja për ndeshjen e datës 15 nëntor ndaj Andorrës dhe do të bashkohen menjëherë me skuadrën. Listës së mungesave i shtohet edhe sulmuesi Armando Broja, i cili gjithashtu nuk do të jetë pjesë e skuadrës për ndeshjen me Andorrën. Broja u bashkua me skuadrën në stërvitje një…
Të shtëna me armë zjarri në Astir. Mësohet se paraprakisht dyshohet se është qëlluar drejt një makine. Nuk dihet ende nëse ka persona të plagosur apo të vrarë. Policia është nisur drejt vendit të ngjarjes. Vijon..
Arlida Nezha, ose ndryshe Tola ishte e para vajzë e eleminuar nga djemtë në “Për’puthen”, ku zakonisht janë vajzat ato që eleminojnë djemtë. Shumë prej tyre thanë se nuk kishin patur asnjë afrimitet me të, dhe nuk e shihnin si më shumë se shoqe. Gjatë kohës së qëndrimit në program, ajo foli për veten, tregoi se familja nuk kishte qenë dakord, madje se me vëllain nuk fliste që nga hyrja në “Për’puthen”. Mirëpo, ajo kurrë nuk kishte përmendur se kishte një fëmijë, gjë që e ka treguar vetëm së fundmi, pas eleminimit. Teksa i përgjigjej pyetjeve të ndjekësve në një…
Ish-ministri i Shëndetësisë, njëherazi dhe deputeti Tritan Shehu, është ndalur te situata e COVID-19 në vend. Përmes një statusi në rrjete sociale, ai thotë se shifrat e vdekjeve po njohin rritje gaolpante. Po ashtu, ai shkruan se situata shihet më e vështirë se ajo e vitit të kaluar. Ai ka renditur të gjitha shkaqet që kanë dërguar në këtë situatë, ndër të cilat citon mungesën e buxhetit dhe ndjekjes epidemiologjike. Postimi i Tritan Shehut: Tragjedia Covid e paralajmeruar po ndodh, shifrat e vdekjeve jane ne rritje galopante! –Shifrat e vdekjeve te periudhes janar-shtator te ketij viti kane kaluar me 18%…
Moderatorja Jona Spahiu u bë nënë tre vite më parë, kur në jetë erdhi djali i saj, Raiden. Tashmë ajo duket se është fokusuar tek karriera, pasi i është rikthyer televizionit që pas lindjes. Dhe tani që Raiden është rritur, Jona duket se ka nisur të mendojë për zgjerimin e familjes. Së fundmi, ajo ka postuar një foto, të disa vajzave të vogla, që mbajnë veshur krijimit e brandit “Self Portrait”. Brendi ka nxjerrë në shitje veshje posaçërisht për periudhën e festive. E ndaj, duket se Jona ka nisur që tani të mendojë që të bëjë një vajzë, që ta…
Deputeti i Partisë Demokratike njëherazi dhe pedagogu Agron Gjekmarkaj, është i mendimit që PD ndodhet në një krizë që do të dalë shumë shpejt. I ftuar në emisionin “Kjo Javë” të gazetares Nisda Tufa, Gjekmarkaj tregoi se Berisha ka kaluar të gjitha fazat e veta në politikë, me fitore historike, por edhe humbje. Ai tha se nuk ka më se çfarë të ofrojë dhe shtoi se një PD në luftë me SHBA-të nuk do të jetë mirë për partinë. Po ashtu, Gjekmarkaj nënvizoi se mbështet idenë e një e rithemelimit të PD e përfshirjen në të të intelektualëve dhe njerëzve…
Tea Trifoni është një ndër ish-konkurrentet më të përfolura nga media rozë gjatë dhe pas daljes nga programi më i komentuar,“Për’puthen”. Pak javë më parë, ajo tregoi se i kishte dhënë fund lidhjes me partnerin, me të cilin postonte shpesh foto, por pa i zbuluar portretin. Ajo tregoi se ishte ‘single’ por nuk preferoi të jepte shumë detaje. Ndërkohë sot, në emisionin”Goca dhe Gra”, teksa diskutonin se kush e përjeton më shumë ndarjen, meshkujt apo femrat, Tea tregoi se si e kishte përjetuar ajo ndarjen. “Nuk e kam zemrën të thyer, thjesht është zhgënjyer për momentin”, tha ish-konkurrentja. Megjithatë, ajo…
Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka, ishte i ftuar në emisionin “Kjo Javë”, të gazetares Nisida Tufa, për të folur rreth zhvillimeve të fundit brenda PD. Ai tha se firmat për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar janë mbledhur gjithsej 5000 firma, por 800 prej tyre janë seleksionuar. Paloka nënvizoi se u vendos që formularët të dorëzoheshin në zyrën e tij, pasi palët nuk kanë besim te njëra – tjetra. Ai po ashtu tregoi dhe arsyet se përse ende nuk ka firmosur vetë formularin, duke u shprehur se kërkoi votëbesim nga Basha pas shpalljes së vendimit, e teksa ky hap nuk është…
Ledjana dhe Mevlani ishin një nga çiftet më të dashura për publikun në emisionin “Për’puthen” në sezonin e dytë. Edhe pse dolën bashkë nga programi, njohja e tyre nuk vazhdoi për shumë gjatë, dhe që atëherë kanë vazhduar me deklarata e ‘thumba’ për njëri-tjetrin. Ledjana tha para pak kohësh se me Mevlanin kishte mbyllur gjithçka, se i kishte bërë “bllok”, madje rrëfeu se ai ka fshirë edhe këngën nga Youtube, atë që i dedikoi pikërisht asaj. Mirëpo, Mevlani ka përpunuar këngën duke i ndryshuar orkestrimin, mix-in dhe një pjesë të tekstit. Disa ditë para publikimit shkroi në TikTok: “Në fund…
OSHEE ka njoftuar qytetarët se ditën e hënë 15 Nëntor në disa zona të Tiranës do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike për shkak të punimeve për mirëmbajtjen e rrjetit. Energjia do të satkohet në këto zona: Zona e Kombinatit, Parafabrikatet Njoftim për abonentët në Tiranë Në vijim të investimit për mirëmbajtjen e rrjetit, në datën 15 nëntor gjatë intervalit kohor 09:00-13:00 do të kryhen punime në disa fidera të NST Tec Kombinat. Pa energji do të mbeten këto zona në Tiranë: Pjesëtisht: Zona e Kombinatit, Parafabrikatet JU REKOMANDOJMË
Deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma ka dhënë një intervistë për emisionin “Goca dhe Gra”, doli nga kornizat e politikanes dhe dha një rrëfim special mbi modën, politikanet sharmante në Shqipëri, shenjën e zodiakut dhe dimensionet në shtëpi. Por fillimisht e nisi duke komentuar lajmin e dhënë nga kryeministri Rama se nga janari i vitit 2022 paga minimale do të behet 320 mijë lekë të reja. Sipas saj. që një person të arrijë të ketë minimumin jetik në Shqipëri, i nevojiten 640 mijë lekë të vjetra në muaj dhe se rritja me 20 mijë lekë nuk është asgjë. “32 mijë…