Bazuar në propozimin e Kryeministrit, Presidenti Ilir Meta ka dekretuar lirimin e Igli Hasanit nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë pranë Misionit të OSBE-së dhe Organizatave Ndërkombëtare, në Vjenë, rezident.
Author: tirana
Pas akuzave se ai ka ushtruar dhunë ndaj saj, Alvisa ka vazhduar të tjera publikime dhe ka paralajmëruar se nëse ai vazhdon të njëjtën sjellje, ajo do ta denoncojë. Në një video, Alvisa tregon se Hyseni ka dhunuar madje edhe motrat e mbesën e tij dhe i ka bërë thirrje familjes ta vizitojë, pasi ka probleme psikike. Nga ana tjetër Hyseni ka nxjerrë një bisedë telefonike me Alvisën të datës 17 Shtator, ku ajo i kërkon të mos hyj në program ose do prishet imazhi i të dyve. Alvisa: Bushi a ma jep fjalën që për momentin je për jo?…
Dy janë shtesat që pensionistët do të përfitojnë vitin e ardhshëm, indeksimi dhe bonusi me rastin e festave të fundvitit. Kreu i ISSH-së, Astrit Hado, deklaron se nëse do të ketë një rritje të lehtë të inflacionit, atëherë diferenca do të mbulohet nga buxheti i Sigurimeve Shoqërore, por nëse rritja do të jetë e madhe atëherë ajo nuk do të mund të mbulohet dot nga ISSH-ja. Gjatë seancës dëgjimore, dje në Kuvend, Hado u ndal edhe në shpërblimin që pensionistët përfitojnë me rastin e festave të fundvitit, duke vënë në dukje se prej vitit 2022, fondi për bonusin do të…
Kanwal nga Sydney në Australi ka kërkuar së fundmi dëbimin në Indi të bashkëshortes së tij Naina pasi ajo ka bërë kërkesën për divorc duke e quajtur “impotent që nuk e bën dot të lumtur”. Naina gjithashtu ka ngritur një padi ku kërkon që burri të paguajë pajën e martesës. Kanwal e Naina ishin prezantuar disa vjet më parë nga familjarë të tyre dhe më pas u martuan, por këtë vit martesa e tyre u prish dhe gjërat u bënë shumë më të zymta. Naina kërkon kthimin e pajës së martesës së paguar nga familja e saj. “Unë dua vetëm…
Aktori Igli Zarka la papritur shtëpinë e Big Brother Vip pak ditë më parë për shkak se kishte probleme shëndetësore. “Banorë, Vëllai i Madh ka një komunikim zyrtar për ju. Ju informojmë se për arsye shëndetësore banori Igli Zarka, ka vendosur të lërë në mënyrë të menjëhershme shtëpinë e Big Brother. Gjendja e tij shëndetësore tani është e mirë, por ka nevojë të marrë shërbimine nevojshëm jashtë shtëpisë”, thuhej në një mesazh të dërguar nga Vëllai i Madh.Konkretisht, Igli kishte probleme me apandesitin, që e detyruan të dilte jashtë shtëpisë.Por me sa duket gjendja e tij është përmirësuar dhe së…
Adele ka pranuar se u ndje shkatërruar nga divorci i saj nga Simon Konecki pasi kuptoi se ‘nuk e dinte më kush ishte’. Ajo u shfaq së fundmi në kopertinën e Rolling Stone, për të cilën ka rrëfyer se ishte shumë ndryshe nga personi që ishte përpara se të martohej, saqë ajo mori vendimin e vështirë për t’u divorcuar. Adele, e cila kohët e fundit doli publikisht me të dashurin e saj Rich Paul, shtoi se beqaria e saj ndërsa jetonte në Los Angeles zgjati pak më shumë se ‘pesë sekonda’, pas përpjekjeve të dështuara të miqve të saj për…
Dashi Jeni aq shumë të impenjuar saqë ju duket se edhe për gjërat më të vogla të gjithë t’ju drejtohen juve. Duhet të dini të ruani qetësinë dhe të veproni pa u nervozuar. Zhvillime të reja në fushën sentimentale. Demi Yjet ju premtojnë ndryshime, ndërsa rrethanat do të jenë të tilla që mund t’ju krijohet mundësia për të ndërmarrë veprime që do të shënojnë një kthesë rrënjësore në jetën tuaj. Binjakët Sa më shumë të ruani qetësinë, aq më shumë shanse do të keni për të dalë nga një situatë e vështirë pa shumë “humbje”. Gaforrja Nesër duket se i…
Përveç të qenit i mirë dhe freskues, uji me mente ka shumë vlera terapeutike që ju ndihmojnë të përmirësoni cilësinë e jetës tuaj në mënyrë të natyrshme. I mirënjohur sidomos gjatë muajve të verës, uji me mente ndihmon në zbutjen e simptomave të problemeve të tretjes, pasi është i pasur me mangan, bakër dhe vitaminë C. Por përfitimet e ujit me mente nuk mbarojnë me kaq. Përshpejton tretjen. Uji me mete heq acidin e stomakut, parandalon inflamacionin dhe dhimbjen e barkut. Përmirëson frymëmarrjen. Pirja e ujit me mente përmirëson thithjen e oksigjenit, në sajë të acidit rosmarinik që parandalon inflamimin…
Stresi, depresioni, ankthi dhe probleme të tjera mendore, mund të rrisin rrezikun e sëmundjeve të zemrës, thotë një studim i ri. Studimi 4-vjeçar analizoi intensitetin e shqetësimeve mendore mes 200 mijë individëve të shëndetshëm mbi moshën 45 vjeçare. Historiku familjar i këtyre individëve nuk përfshinte raste të sëmundjeve të zemrës. Në fund të studimit, rezultoi se rreziku i sëmundjeve të zemrës rritej me 18 përqind për gratë dhe 30 përqind për burrat që vuajnë nga shqetësime mendore. Në analizën e riskut u përfshinë edhe faktorë të tjerë siç është duhanpirja, pirja e alkolit dhe kequshqyerja. Sipas studiuesve, rreziku i ishemisë…
Fëmijë dhe adoleshentë nuk mund të luajnë në sheshin e mbuluar të qendrës së vogël të qytezës. Ata që nuk i binden vendimit do të gjobiten nga 25 deri në 500 euro Loja me top në shesh apo xhirot me biçikletë, dëmtojnë dekorin e qytetit dhe për më tepër zhurmat shqetësojnë banorët. Me këtë arsyetim kryebashkiaku i qytetit italian të Balegrës ka ndaluar lojën me top dhe biçikletat në sheshin qendror. Fëmijët nuk mund të luajnë me top në shesh sepse shqetësojnë personat e tjerë dhe dëmtojnë dekorin publik. Është ky vendimi i kryebashkiakut të Belegras në Itali, një qytezë…
Në Kosovë ditën e sotme janë regjistruar edhe gjashtë raste të reja me koronavirusin e ri, që e shkakton sëmundjen COVID-19. Shifra ka rezultuar pas 1.427 testimeve. Në 24 orët e fundit nuk është regjistruar asnjë viktimë. Autoritetet shëndetësore kanë thënë se 21 persona janë shëruar derisa 429 persona janë ende aktivë në koronavirus. Prej shpërthimit të pandemisë në mars të vitit 2020, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka regjistruar mbi 160.000 raste të infektimit. Prej tyre 2,978 persona kanë vdekur. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, prej fillimit të vaksinimit, në muajin mars, në të gjitha qytetet e Kosovës…
Stresi, depresioni, ankthi dhe probleme të tjera mendore, mund të rrisin rrezikun e sëmundjeve të zemrës, thotë një studim i ri. Studimi 4-vjeçar analizoi intensitetin e shqetësimeve mendore mes 200 mijë individëve të shëndetshëm mbi moshën 45 vjeçare. Historiku familjar i këtyre individëve nuk përfshinte raste të sëmundjeve të zemrës. Në fund të studimit, rezultoi se rreziku i sëmundjeve të zemrës rritej me 18 përqind për gratë dhe 30 përqind për burrat që vuajnë nga shqetësime mendore. Në analizën e riskut u përfshinë edhe faktorë të tjerë siç është duhanpirja, pirja e alkolit dhe kequshqyerja. Sipas studiuesve, rreziku i ishemisë…