Author: tirana

Banorët që janë evakuuar nga fshatrat të cilat u dogjën prej flakët masive, akuzojnë shtetin për reagim të vonuar dhe jo proporcional me rrezikshmërinë e situatës. ”Shkrumb me banesë, me lopë, të gjitha. Na dogji zjarri. Për çfarë e kemi shtetin, për çfarë e duam shtetin. Mundësi shteti pati ta fikte, vërtetë ka zjarr në tërë rrethet, ama të bëhet shteti pak i gjallë. Ne e marrim në telefon, ai fik telefonin. Në orën 09:00 ka ardhur një zjarrfikëse. Një zjarrfikëse erdhi që në mëngjes, kur u kthye që erdhi zjarri te neve. Rroftë ai autobusi i fshatit që erdhi…

Read More

Rreth 200 banorë janë evakuuar nga zonat e prekura nga zjarret, pasi flakët kanë përfshirë 5 fshatra dhe vijojnë ende aktive në Gramsh. Për strehimin e tyre, autoritetet kanë vendosur që të përdorin konviktet, hotelet dhe çadrat që do të ngrihen në fushën e sportit, në varësi të numrit të të evakuuarve.

Read More

Juristi Kreshnik Spahiu teksa flet për alarmin që është dhënë në disa zona për zjarret, sugjeron shpalljen e gjendjes së emergjencës dhe përfshirjen e të gjitha institucioneve në operacion për parandalim dhe shuarje flakësh. ”Do ishte e udhës që qeveria të shpallë gjendjen e emergjencës civile dhe gjendjes së jashtëzakonshme në të gjithë vendin duke parë situatën ku ndodhemi. Ka tre nivele të kësaj shkalle emergjence dhe meqë ka vatra në të gjithë vendin situata mund të percipitojë. Qeveria duhet t’i paraprijë me masa dhe infrastrukturë, nuk ka asgjë të keqe po të shpallet. Nëse shpallet gjendja e jashtëzakonshme, të…

Read More

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj ndodhet në Gramsh, dhe nga aty thotë se numri i viktimave nga zjarret në këtë zonë mund të jetë dy, por pa e konfirmuar zyrtarisht këtë gjë. Brataj tregon se në spital kanë marrë ndihmë 8 persona nga zonat e rrezikuara nga zjarret, teksa shtoi se Urgjenca Kombëtare me ekipet ndodhet në gatishmëri me të gjitha mjetet. ”8 persona janë paraqitur në spital, 6 janë larguar dhe kanë ngelur 2. Nuk ka asnjë në gjendje të rëndë. Kanë pasur probleme me frymëmarrjen, ankthin. Ekipet janë të shpërndara në të gjitha fshatrat për të mbështetur…

Read More

Gramshi është në alarm nga zjarret. 4 fshatra të djegur dhe 4 të tjerë të dëmtuar, ndërsa 9 numri i të evokuarve nga banorët që rrezikonin jetën. Flakët janë përhapur edhe në pyllin e Koshnicës. Policia ka krijuar një kordon sigurie. Banorët kanë refuzuar fillimisht të evakuohen, por pas këmbënguljes së grupeve të emergjencave janë dorëzuar duke u larguar. Ka pasur edhe persona të lënduar, mes tyre edhe 4 gra, që po mjekohen në spital, por pa rrezik jete. Forcat operacionale po punojnë që të mos lejojnë përhapjen e tij më tej, duke e lokalizuar. Nuk ka pasur përmasa kaq…

Read More

Për presidetin amerikan Donald Trump, Alaska mund të jetë tokë ruse. Gjatë konferencës në Shtëpinë e Bardhë, Presidenti amerikan u ngatërrua, duke thënë se do të shkonte në Rusi për të takuar homologun Putin. Lapsusin e bëri teksa fliste për nivelin e krimit në Uashington, në një podium ku shoqërohej prej Prokurores së Përgjithshme, Pam Bondi, dhe Sekretarit të Mbrojtjes, Pete Hegseth. “Është një emergjencë tragjike. Është turpëruese për mua të jem këtu”, tha për gazetarët, para se të deklaronte se të premten do të shkonte në Rusi për të takuar Putinin. Trump nuk do të shkojë në Rusi, por…

Read More

Ministria e Mbrojtjes bën me dije se deri në orën 16:55, se janë evidentuar 37 vatra zjarri në të gjithë vendin, nga të cilat 30 janë ende aktive. Viktima e parë nga zjarret është regjistruar në një fshat të thellë të bashkisë së Gramshit, në Kullollas. Sipas njoftimit zyrtar të policisë viktima një 80-vjeçar kishte ndezur një zjarr në oborrin e banesës, zjarr i cili shpejt i ka dale nga kontrolli duke u përhapur në një sipërfaqe të madhe. I moshuari dyshohet se ka ndërruar jetë nga asfiksia, ndërsa flakët e përhapura më pas në fshat kanë krijuar një situatë…

Read More

Situata me zjarret është e rëndë edhe në Malin e Zi. Një ushtar ka humbur jetën dhe një tjetër është plagosur seriozisht si pasojë e përmbysjes së një autocisterne që po përdorej për t’i shuar zjarret në rajonin Kuça afër Podgoricës, ka bërë të ditur ministria e Mbrojtjes. Sipas autoriteteve, ushtria, në bashkëpunim me autoritetet, është duke kryer hetime lidhur me incidentin. Ushtria, bashkë me zjarrfikësit dhe policinë, është duke tentuar për të dytën ditë me radhë që t’i shuajë zjarret që kanë përfshirë zonën rreth Podgoricës, si dhe rajonet mes Budvës dhe Tivarit. Si pasojë e zjarreve është djegur…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka postuar për ndjekësit shkrimin e revistës së njohur të udhëtimeve “Wanderlust”, e cila zbulon Shqipërinë të përjetuar përmes përvojave që ofrojnë komunitetet lokale. ”Wanderlust” tregon vendin tonë që nga eksplorimi i natyrës së egër, qytetet historike, zonat e mbrojtura, lagunat, jetën baritore e deri tek rituali i kafesë turke. Postimi i plotë Revista e njohur e udhëtimeve “Wanderlust” zbulon vendin tonë të përjetuar përmes përvojave që ofrojnë komunitetet lokale, që nga eksplorimi i natyrës së egër, qyteteve historike, zonave të mbrojtura, lagunave, jetës baritore e deri tek rituali i kafesë turke një realtitet ku koha ka…

Read More

Alarm i kuq është nga situata e zjarreve në vend. Situata e zjarrit në Bashkinë Poliçan, Njësia Administrative Terpan, ka dalë jashtë kontrollit dhe ka marrë përmasa të jashtëzakonshme, duke rrezikuar djegien e fshatrave përreth. Ministria e Mbrojtjes u kërkon banorëve të fshatrave Vokopolë, Zhapokikë, Plashnik dhe Panarit, si dhe zonave brenda Rezervatit të Mbrojtur “Balloll”, të largohen menjëherë nga banesat dhe të bashkëpunojnë me autoritetet për evakuimin e sigurt.

Read More

Më pak se 9 euro shpenzohet për çdo qytetar të Shqipërisë për ta mbrojtur nga zjarret. Këtë vit për të parandaluar e deri për të shuar flakët, buxheti është 21 milionë euro, me rritje prej 5.6 milionë euro krahasuar me vjet. ”Në kushtet e ndryshimeve klimatike dhe rritjes së rrezikut nga zjarret, siguria e qytetarëve nuk mund të mbështetet në një buxhet minimal. 21 milionë euro për 61 bashki nuk janë investim, por iluzion i sigurisë. Nevojitet një rritje e ndjeshme e fondeve dhe një strategji kombëtare ku pushteti vendor të ketë rol real dhe burime të mjaftueshme. Nëse i…

Read More