Author: tirana

Juventus po shfaq krejtësisht një tjetër fytyrë në Champions League. Bardhezinjtë mposhtën 4-2 Zenitin, me Paulo Dybala protagonistin e ndeshjes. Argjentinasi shënoi dy gola dhe dha një asist për Chiesa, ndërkohë që Morata shënoi golin e fundit të ndeshjes. Me këtë fitore, ekipi i drejtuar nga Massimiliano Allegri ruan kreun e grupit H, me pikë të plota (12) pas 4 ndeshjesh, duke u kualifikuar në 1/8 e kompeticionit. Chelsea ndjek me 9 pikë, pas fitores ndaj Malmo me rezultatin 0-1. Ndërkohë, Atalanta barazoi 2-2 ndaj Manchester United, në ndeshjen ku u rikthye Berat Gjimshiti pas dëmtimit në krah që pësoi…

Read More

Boksieri nga Shqipëria, Alban Beqiri, ka shkruar historinë duke siguruar medalje në Botërorin e boksit që po mbahet në Beograd. Beqiri, edhe kësaj radhe, si para ndeshjeve të tjera, u fishkëllye teksa po ngjitej në ring. Por kjo nuk e ndali atë. Ai mposhti në çerekfinale boksierin nga Jordania, Zeyad Eashash 4:1 me vlerësim të gjyqtarëve. Beqiri, që garon në kategorinë deri 71 kilogramë, humbi raundin e parë, por fitoi dy raundet tjera, duke siguruar kështu medaljen e bronztë, raporton tirananews.al. Katër nga anëtarët e jurisë e vlerësuan Beqirin fitues (30:27, 30:27, 29:28 dhe 29:28), ndërsa njëri në favor të…

Read More

Drejtori i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës (CIA) në Shtetet e Bashkuara , William Burns, ka udhëtuar drejt Moskës për të biseduar me zyrtarët rusë të sigurië, në kohën e tensioneve të vazhdueshme në mes të dyja shteteve. Burns dhe Nikolai Patrushev, udhëheqës i Këshillit të Sigurisë së Rusisë, “kanë diskutuar marrëdhëniet Rusi-SHBA”, është thënë në një komunikatë për media të këtij Këshilli më 2 nëntor. “Drejtori i CIA-s, William Burns, me kërkesë të presidentit, është duke udhëhequr një delegacion të zyrtarëve të lartë amerikanë në Moskë më 2 dhe 3 nëntor”, ka thënë Ambasada amerikane në Moskë. “Ata janë duke…

Read More

Aktivistja e njohur Ira Kurti ka ngritur një shqetësim personal në Foltoren e ish-kryeministrit Sali Berisha. Në fjalën e saj, ajo u shpreh se qytetarët nuk do të duhet të varen nga i ashtuquajti “kulti i individit”, duke parashikuar edhe ndërrimin e jetës së liderit historik të Partisë Demokratike. Megjithatë komentin, Berisha e ka kaluar me të qeshura, pa e marrë aspak personale.  PJESË NGA BISEDA: Ira Kurti: Zoti Berisha a besoni ju tek kulti i invididit. Edhe ju një ditë do të ndërroni jetë… Sali Berisha: Padiskutim! Ira Kurti: Nuk iu them atë, edhe 100 u bëfshi. Po e kam fjalën ça…

Read More

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjermani. Një shqiptar është vrarë jashtë një klubi në Koln. Sipas të përditshmes gjermane “BILD”, 25-vjeçari nga Shqipëria nuk jetonte në atë qytet, por kishte shkuar për të vizituar një të afërm. Shkaku i vdekjes nuk është përcaktuar akoma, por deri më tani prokurori Ulrich Bremer ka bërë me dije se dyshohet se është përdorur një objekt i mprehtë. “Sipas rezultatit të autopsisë, i dëmtuari është vrarë duke përdorur një objekt të mprehtë”, tha Bremer. Paraprakisht dyshohet se shqiptari është vrarë pas një sherri me një person tjetër, por nuk dihet përse ka…

Read More

Kompania e Mark Zuckerberg, që tashmë njihet me emrin “Meta” ka njoftuar se do të mbyllë sistemin e njohjes automatike të fytyrës në Facebook. Që do të thotë, nëse deri më tani në momentin që publikoje një foto në shoqëri të një tjetër personi dhe të dilte automatikisht opsioni për ta bërë tagg menjëherë, tani më nuk do të ofrohet si opsion. Ka qenë vetë kompania që ka bërë njoftimin, të cilët kanë thënë se ky sistem ka nxitur më tepër shqetësim të shoqëria, sesa ka pasur një reagim pozitiv. Ky vendim do të përbëjë një nga ndryshimet më të…

Read More

Astrit Patozi, ish-koordinator i Bindjes Demokratike, komentoi në “Debat” nga Alba Alishani situatën aktuale në Partinë Demokratike, duke u shprehur se “PD duhet patjetër që të pranojë realitetin dhe të ndahet në dy pjesë”. “Mendoj se Partia Demokratike ka për të shpëtuar nga ndarja e saj dhe nuk duhet ta marrë si gjë dramatike këtë ndarje. Por, kam frikë se PD-ja do të refuzojë të ndahet dhe do të vazhdojë të zvarritet. Gjysma e PD-së që do të mblidhet për të mbajtur Kuvendin nuk do të legjitimohet nga pjesa tjetër, nga ajo që ka “vulën”, nga partia zyrtare. Kjo zvarritje,…

Read More

Sali Berisha shpalli pak ditë më parë nga Lezha se në 11 dhjetor do të mblidhet Kuvendi i Partisë Demokratike, datë e cila përkon me ditën e themelimit të kësaj force politike. Ish-sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Arben Ristani, ka treguar se çfarë do të prodhojë Kuvendi. I pyetur nëse do të kërkohet rrëzimi i Bashës apo vendimit për përjashtimin e Berishës nga grupi parlamentar, Ristani sqaroi: “Në Kuvend do të ndryshojmë statutin, do të shqyrtohet veprimtaria dhe vendimmarja e Bashës gjatë kësaj kohe, e gjithë veprimtaria antistatutore, jo vetëm vendimi mbi Berishën. Po ashtu, do të bëhemi gati për…

Read More

Lulzim Basha reagon për herë të parë për ndarjen nga jeta të babait të tij. “Sot i dhamë lamtumirën babait tim Xhelalit i cili u nda nga kjo jetë pas një beteje të gjatë, duke na hidhëruar dhe ligështuar mamanë time Remzijen, mua dhe vëllain tim Erlindin, Aurelën, vajzat, familjarët dhe miqtë e shumtë të tij dhe familjes. Ai u largua në paqe i rrethuar nga dashuria dhe përkujdesi i njerëzve të tij të dashur. Në këto momente dhimbje të rëndë për familjen tonë, falenderojmë me mirënjohjen më të thellë të gjithë miqtë dhe dashamirët që na u gjendën dhe…

Read More

Imami nga Kosova, Labinot Maliqi ka kritikuar spektaklin Big Brother VIP, duke thënë se kush e shikon janë të devijuar dhe rob të epshit të tyre. Përmes një postimi në Facebook, Maliqi ka thënë se duhet të qëndrohet sa më larg këtyre emisioneve, sipas tij epshore dhe fyese ndaj vlerave kombëtare e fetare. “Kush shikon #BigBrother dhe të ngjajshme, janë thjeshtë të devijuar dhe rob të epshit të tyre. Sa më larg këtyre emisioneve epshore dhe fyese ndaj vlerave kombëtare e fetare, dinjiteti njerëzor, morali dhe besimi do jetë më i pastërt. Turp për të gjithë ata që i servojnë…

Read More

Kancelarja në detyrë e Gjermanisë, Angela Merkel, ka pasur një reagim të ashpër në lidhje me përkeqësimin e situatës së COVID në vend. Ajo ka thënë se do të vendosen kufizime të rrepta për persona që nuk janë vaksinuar kundër COVID. “Do të ketë kufizime të rrepta për njerëzit e pavaksinuar”, ka thënë Merkel gjatë një takimi të Unionit Kristian Demokrat, (CDU). Merkel nuk përjashtoi mundësinë e vendosjes së testeve ditore në vendin e punës.

Read More

Nga “Foltorja” në Kamzë, Sali Berisha duket se nuk ndalet me gafat e tij. Por në përpjekje për të pasur sa më shumë audiencë, teksa ka kërkuar që t’i jepet fjala një ish volejbollisteje të Dinamos, Mira Kurtit, në vend që të thoshte jepi mikrofonin, ka thënë “jepja telefonin, jepja telefonin, më falni mikrofonin”. Kjo ka krijuar një situatë komike në sallë, aq sa dhe moderatorja s’ka mundur ta përmbajë të qeshurën.

Read More