Author: tirana

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Fushë Krujë-Krujë. Mësohet se dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, ndërkohë që nga aksidenti ka mbetur e lënduar një grua me iniciale K.K. Njoftimi i Policisë: “Me datë 02.11.2021, rreth orës 17:45, në aksin rrugorë Fushë Krujë-Krujë është përplasur mjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin A. B., me mjetin tip “Ford” me drejtuese shtetasen K. K., si pasojë është lënduar shtetësja K. K., e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Read More

Hipotiroidizmi është një sëmundje që ka të bëjë me prodhimin e pakët dhe të pamjaftueshëm të hormoneve nga ana e tiroides. Hormonet e çliruara prej saj prekin çdo cep të organizmit. Këtu përfshihet zemra, truri, muskujt dhe lëkura. Tiroidja ka nën kontroll metabolizmin, që ndikon temperaturën e trupit, rrahjet e zemrës dhe rregullon djegien e kalorive. Nëse tiroidja nuk prodhon hormone të mjaftueshme, trupi prodhon më pak energji dhe shton në peshë. Nëse vëreni se po shtoni peshë apo jeni në kthetrat e depresionit, atëherë kontrolloni tiroiden. Këto probleme mund të jenë shenja të një tiroideje të lodhur që nuk…

Read More

Një demokrate në Foltoren e Kamzës ka treguar pa droje dashurinë që kishte për ish-kryeministrin Sali Berisha. Në fjalën e saj, ajo shprehu gatishmërinë për të protestuar 100 ditë rresht me liderin historik të Partisë Demokratike. Quhem Anila, jam me origjinë nga Shkodra. Nuk kam karton por jam e djathtë. Sali Berishën e kam në zemër, në mendje, në gjak. Kam ardhur që ditën e parë tek Roder. Pavarësisht se fizikisht kemi qenë larg, je në ëndërrat e mia se do t’i rikthehesh Partisë Demokratike. Dua të them se ju nuk do të keni vetëm burra në përkrahje, do të…

Read More

Varanasi, një qytet në Indi, i cili njihet si një nga vendet më të shtrenjta në botë po kthehet në një vend tërësisht vegjetarian. I banuar që nga viti 1800 para Krishtit, Varanasi njihet si një nga qytetet më të vjetra në tokë. Çdo ditë, teksa zhurma e këmbanave të tempullit jehon lart, mijëra besimtarë zbresin shkallët prej guri dhe zhyten në lumin Gange për të larë mëkatet. Në qytet ekziston një legjendë sipas të cilës, Shiva kishte themeluar Varanasin sipas besimit hindu. Shumica e  banorëve të Varanasit janë adhurues të Shivës dhe besojnë se ai është një zot Vegjetarian. Kështu që…

Read More

Nëntori është një nga ata muaj ku çfarëdo që të bëjmë nuk mund të shpëtojmë nga ndjenja se nata dhe errësira po bëhen më intensive. Për tre shenjat për të cilat nëntori do të jetë një muaj i vështirë, ky do të jetë një sezon dëshpërues, pavarësisht nëse ditët janë të mira apo jo. Por èshtë vetëm një muaj, edhe do të kalojë! Dashi Ka një periudhë të vitit, që Dashi humb kontrollin, është tani. Këtu do të kapërceni gjithçka që shkoi keq këtë vit. Edhe e vërteta është se jo gjithçka shkoi keq këtë vit. Hëna e plotë, e…

Read More

Edhe pse vendosën të qëndronin miq, Fifi vazhdon të bëhet xheloze për Granitin dhe këngëtarja nuk pranon dot faktin se ai mund te shoqërohet me banore të tjera brenda shtëpisë. Së fundmi Graniti është shoqëruar me Sara Berishën dhe me Semin, gjë e cila nuk i ka pëlqyer Fifit. “Ke filluar t’i kullosësh sytë, edhe unë do t’i kullos që këtej e tutje”, i tha ajo. Graniti u përpoq ta sqarojë se vajzat e shtëpisë i ka thjesht shoqe. “Edhe unë kam miq këtu, por unë nuk shkoj t’i puth”, i tha Fifi.

Read More

Kryebashkiakja e vetme demokrate në detyrë, Voltana Ademi, ka ende shpresë te Gjykata Kushtetuese për 30 qershorin. Voltana Ademi: Janë mbi 17 pyetje që ne i kemi bërë Gjykatës Kushtetuese për procesin zgjedhor. Kërkesa jonë për anti-kushtetushmërinë e zgjedhjeve është bazuar në fakte. Është i sigurt se nga ky vendim nuk ka humbës por shumë fitues. Me këtë vendim do vëmë një gur të rëndësishëm në atë që quhet demokraci. Ne kemi pretenduar nga Gjykata që për atë proces të faktojë parregullsitë. E ka kompetencën për ta bërë këtë. Nga ana tjetër unë shpresoj që të jetë një udhërrëfyes shumë…

Read More

Të bëjmë të pamundurën të mundur, bëri sot thirrje Princi William, i dyti në radhën e pasardhësve të fronit britanik të Elizabeth II, gjatë debutimit të tij sot në selinë e konferencës së OKB-së për Klimën, COP26, në Glasgou. “Liderët globalë të mendojnë ndryshe për të shpëtuar planetin”, tha William. Duka i Kembrixhit, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Kate, u konfirmua si një mbështetës i bindur i betejës ambientaliste kundër ngrohjes globale, duke ndjekur gjurmët e babait të tij dhe trashëgimtarit të fronit, Princi Charles, pionier historik i ekologjisë.

Read More

Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë një deklaratë të fortë lidhur me ndryshmet më të fundit që pritet të bëhen në Kodin e Famijes. Në fjalën e tij gjatë “Foltores” në Kamzë, Berisha tha se ndryshimi i ligjit për birësim do të hapë rrugën për trafikimin e të miturve. “Rama ka çuar në parlament ligjin për adoptimin e fëmijëve që do t’u hapë rrugë trafikimeve. S’kam asgjë kundër adoptimeve, i mbështes dhe i nderoj, por t’i besosh fëmijën atij që është krejt i vetëm në kushtet kur je shtet narkotrafiqesh e bën vetëm për t’i kthyer në objekt trafikimi. Save the…

Read More

Mjeku i njohur Tritan Kalo i cili ka marrë sot dozën e tretë të vaksinës ka bërë thirrje qytetarëve të ndërgjegjësohen dhe të përdorin çdo mjet për t’u mbrojtur nga COVID. Përmes një statusi në rrjetet sociale, Kalo thekson se vetëndërgjegjësimi mbetet thelbi i ruajtjes së shëndetit të çdo individi dhe vetë shoqërisë në çdo kohë dhe rrethanë. Ai shton se askush nuk duhet të hezitojë të marrë vaksinën duke ironizuar ata që bëjnë thirrje kundër saj. “Kohë kovidiane…. 2.11.2021….VETNDËRGJEGJËSIMI mbetet thelbi i ruajtjes së Shëndetit të çdo individi dhe të vetë shoqërisë sonë në çdo kohë e në çdo…

Read More

Nga “Foltorja” e organizuar në Kamzë, Sali Berisha ka sulmuar Lulzim Bashën se ka braktisur demokratët dhe e rrëshqiti PD-në majtas. Ai tha se do të ngrejë një PD konservatore dhe të duqishme. “Demokratët nuk morën pjesë në zgjedhje, sepse në këto 8 viteve lidershipi i PD i braktisi ata, duke mos u dhënë asnjë shpresë. Pasi PD rrëshqiti majtas. Ne duhet të rikthejmë vlerat, pasi ndodhemi në ditë kritike. Në Shqipëri do të ngrihet një forcë konservatore, më e fortë se kurrë në 30 vite”, deklaroi Berisha./m.j

Read More

Në 24 orët e fundit në vendin tonë kanë humbur jetën 6 qytetarë si pasojë e koronavirusit. Ministria e Shëndetësisë njofton se nga 3273 testime të kryera, janë regjistruar 725 raste të reja. Në të gjithë territorin aktualisht janë 7834 pacientë aktivë me COVID-19. 157 pacientë janë të shtruar në spitalet COVID ku 14 prej tyre janë në gjendje më të rëndë shëndetësore. Janë shëruar 602 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 174,849 që nga fillimi i epidemisë.

Read More