Për dikë që nuk posedon leje drejtimi, Cardi B sigurisht që ka një koleksion të madh makinash . Reperja amerikane numëron një Lamborghini Urus, një Mercedes G Wagon dhe një McLaren midis makinave të saj – por nuk mbaron me kaq. 29-vjeçarja, e cili ka një pasuri rreth 40 milionë dollarë, zotëron gjithashtu një Chevrolet Suburban, një Bentley Bentayga dhe një Rolls Royce Cullinan. Dhe ajo ka spërkatur paratë e saj në një Maserati Levante dhe një Lamborghini Hurucan – të gjitha këto po mbledhin pluhur. Ylli tha në një intervistë se ajo ishte një shofere e keqe, kështu që…
Author: tirana
Komisioni i Ligjeve ka miratuar me 13 vota pro dhe 6 kundër projektligjin për bashkëqeverisjen që parashikon kalimin e ankesave dhe kërkesave të qytetarëve online, duke hequr nga funksioni zyrat për ankesat. Deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj kërkoi shfuqizimin këtij ligj duke deklaruar se ka për synim vendosjen e pushtetit lokal nën tutelën e qeverisë. Tre orët e gjata të diskutimit u reflektuan edhe në fund të mbledhjes, kur relatorja e Komisionit Klotilda Bushka ngatërroi nenet dhe menjëherë u kërkoi ndjesë anëtarëve duke theksuar se nuk mund të shohë më nga sytë. Diskutimet në komision Enkelejd Alibeaj: Me dispozitat e këtij…
Ed Sheeran ka deklaruar se gjatë kohës që ishte fëmijë ai ka menduar se ishte homoseksual pasi kishte “një anë të madhe femërore”. Kantautori, 30 vjeçar tha se duke parë interesat e tij, të cilat ai beson se janë “femërore”, e bënë atë të vinte në pikëpyetje seksualitetin gjatë fazës së rritjes. “Kur isha fëmijë, për pak mendova se isha homoseksual. Kam një anë të madhe femërore. Unë e dua teatrin muzikor, e dua muzikën pop, e dua Britney Spears. Ana ime mashkullore ndoshta ndalon në pirjen e birrës dhe shikimin e futbollit. Unë nuk jam një person jashtëzakonisht mashkullor.…
Një studim i fundit në Angli zbuloi se çiftet që janë njohur në internet kishin 6 herë më shumë gjasa të divorcoheshin sesa ata që u takuan në universitet ose përmes miqve dhe familjes. Gjetjet treguan se çiftet që janë njohur online kishin një rrezik prej 12 përqind divorci në tre vitet e para të martesës ndërsa ata që ishin njohur përmes lidhjeve sociale kishin një rrezik prej 2 përqind. Sipas Marriage Foundation, organizuatës që kreu studimin, gjetjet tregojnë se marrëdhëniet shoqërore luajnë një rol të rëndësishëm në mbështetjen e çifteve në vitet e para të martesës. Harry Benson, drejtor…
Një shtetase shqiptare 50 vjeç është gjetur e mbytur në vendin e quajtur Ajia Marina në periferi të Athinës. Sipas rojës bregdetare greke,viktima quhej Elisabeta Çaushi,50 vjeç nga Gorishova e Fierit. Roja bregdetare njofton se viktima ishte duke bërë not në det (ishte notare dimërore) dhe në rrethana ende të pa njohura u gjet e mbytur 500 metra larg bregut të detit. Bashkëshorti dhe djali i viktimës njoftuan se viktima shkonte në det në atë zonë dhe ishte në gjendje të mirë shëndetësore. Autopsia tregoi se shkaku i vdekjes ishte mbytja.
“Kam tradhtuar vetëm një herë dhe e kam bërë me Adriano Celentano.Adriano nuk duhet ta kishte treguar, të paktën pa më thënë. Ta hajë dreqi. Me mua, e kanë provuar thuajse të gjithë. E kam kaluar gjithë jetën duke u mbrojtur nga meshkujt”, k arrëfyer aktorja e famshme italiane, Ornella Muti në një interviste dhënë kohët e fundit. Më tej ajo ka folur për periudhën kur nisi karrierën kinematografike. “Xhirova filmin tim të parë ‘Nusja më e bukur’ në moshën 14-vjeçare. Nuk dija asgjë, më drejtonin të tjerët dhe vendosnin atë par mua”, tregon aktorja italiane, e konsideruar si një…
Simpatizantët e ish kryeministrit Berisha po e presin këtë të fundit me daulle e saze! Ashtu siç edhe ka lajmëruar më herët, Berisha do të mbajë foltoren e radhës në Kamëz, ku qindra simpatizantë janë mbledhur për ta mirëpritur e mbështetur ish kreun e Partisë Demokratike. Kjo lëvizje e krijuar nga ish kreu historik i PD-së, Sali Berisha erdhi pas dëbimit nga Grupi Parlamentar i PD-së, e tashmë është një luftë e hapur mes këtij të fundit dhe Bashës. Nga njëra anë Basha është rikthyer me opozitën në Kuvend, nga ana tjetër Berisha ka ndërmarrë një tur nëpër qytete të…
Dje, në një video në Instagram, Arbana Osmani dhe Sara Hoxha zbuluan se sonte një tjetër personazh do t’i bashkohet shtëpisë së “Big Brother VIP”. Dy vajzat konfirmuan se këtë herë, pas hyrjes së tre vajzave, personazhi i radhës do të jetë djalë. Ndërkohë, Kryefjala.com, ka zbuluar se banori më i ri i shtëpisë do të jetë një ish-konkurrent i “Big Brother”, Olsi Mingomataj, ose siç në të gjithë e njohim “Olsi i Noçes”. Ai ka qenë pjesë e edicionit të parë, ku bashkë më Najadën, ishin të parët që nisën një histori dashurie në “Big Brother”, lidhje që përfundoi…
Rasti i 27-vjeçarit nga Kamza që dhunoi të bijën, vetëm 6 vjeç, i ka tronditur të gjithë, prej disa ditësh. Të shumta kanë qenë reagimet në rrjet, nga njerëz të thjeshtë e personazhe të famshëm. Së fundmi, ka reaguar edhe këngëatarja Besa Kokëdhima. Krahas foto së shkëputur nga emisioni “Me zemër të hapur”, ku e ëma ka folur lidhur me ngjarjen, Besa ka shkruar se krime të tilla janë kulmi i barbarisë dhe shtazërisë. Ajo iu ka bërë thirrje autoriteteve që të dënojnë raste të tilla, që autorët të mos shohin më dritën e diellit. “Keni shkatërruar e damkosur një…
Deputetja e LSI-së, Erisa Xhixho doli kundër nismës së PD-së për të kryer vettingun në politikë. Një qëndrim i tillë shpreh qartë ndasitë që kanë mes dy partive që dikur ishin aleate në zgjedhjet e 25 prillit. “Nëse më pyet si Erisa Xhixho që je pro që zyrtarët e korruptuar duhet të shkojnë në burg, patjetër që po. Nëse më pyet për propozimin e PD-së, ka qenë një propozim i 2018, cili e ka hedhur poshtë Venecia, komisioni më i rëndësishëm për konsultimet e ndryshme. Po flas për ecurinë e këtij projekti, komisioni i Venecias është shprehur se për nga…
Dy deputetët e LSI, Petrit Vasili dhe Erisa Xhixho në një kërkesë zyrtare drejtuar SPAK, Prokurorisë së Tiranës dhe Kontrollit të Lartë të Shtetit kërkojnë verifikimin dhe nisjen e hetimeve mbi shpërdorimin sipas tyre me pasoja të rënda të Kaskadës së Drinit në prodhimin shkëmbimin dhe blerjen e energjisë elektrike me pasoja të rënda dhe me dëm ekonomik. Në kërkesën e tyre, drejtuar institucioneve, dy deputetët e LSI kanë paraqitur fakte dhe prova mbi këto abuzime. Sipas tyre në këto abuzime janë kryer veprat penale të ‘Shpërdorimit të Detyrës’, ‘Korrupsionit Pasiv dhe Aktiv të personave që ushtrojnë funksione publike’, ‘Vjedhje…
Kush do të udhëtonte me “Emirates”, kompaninë luksoze ajrore dhe nuk do të postonte foto në Instagram? Në fakt askush. As Lori Hoxha, dhe këtë e ka treguar vetë ajo, në një postim funny, një nga shumë të tillë në Instagram-in e saj. Ajo ka postuar dy foto nga udhëtimi dhe nuk e ka kursyer “auto-ironinë” edhe humorin, as këtë herë. Krahas tyre, ka postuar një meme, lidhur me ‘Squid Game’, ku shfaqet kukulla vrasëse e serialit, që për këdo që i ka parë seritë është familjare, dhe jo vetëm. Sipër shkruhet, “Për lojën e radhës, lojtari duhet të udhëtojë…