Rasti i 27-vjeçarit nga Kamza që dhunoi të bijën, vetëm 6 vjeç, i ka tronditur të gjithë, prej disa ditësh. Të shumta kanë qenë reagimet në rrjet, nga njerëz të thjeshtë e personazhe të famshëm.
Së fundmi, ka reaguar edhe këngëatarja Besa Kokëdhima. Krahas foto së shkëputur nga emisioni “Me zemër të hapur”, ku e ëma ka folur lidhur me ngjarjen, Besa ka shkruar se krime të tilla janë kulmi i barbarisë dhe shtazërisë. Ajo iu ka bërë thirrje autoriteteve që të dënojnë raste të tilla, që autorët të mos shohin më dritën e diellit.
“Keni shkatërruar e damkosur një qenie të pafaj përjetë! Çohuni organizata, këto janë rastet më të kobshme për të marrë në mbrojtje e fenomenet më groteske për të luftuar”, shkruan ndër të tjerash Besa.

Ndërkohë, Gjykata e Tiranës ka dhënë paraditen e sotme masën e sigurisë për 27-vjeçarin. Raimond Kunoraj është lënë në burg në seancën që u zhvillua me dyer të mbyllura, për shkak se e dëmtuara është e mitur.
