Author: tirana

Këngëtarja e famshme, Celine Dion ka bërë për vete me zërin e saj miliona fansa në të gjithë botën, këngët e së cilës janë kthyer përherë në hite. Më herët, ajo ka zbuluar se për shkak të problemeve shëndetësore është e detyruar që të shtyjë të gjitha koncertet e planifikuara për t’u mbajtur në Las Vegas. ”Ekipi im dhe unë kemi punuar për shfaqjen tonë për tetë muajt e fundit dhe të mos jem në gjendje të këndoj këtë nëntor më trishton përtej shpjegimit. Më vjen veçanërisht keq për zhgënjimin e të gjithë fansave që bënë planet e tyre për…

Read More

Gjatë këtyre ditëve në shtëpinë më të famshme në Shqipëri ka ngjarje të çuditshme, zhurma, persona të maskuar, por nga ana tjetër banorët nuk duhet të reagojnë fare. Mirëpo, përveç personave të maskuar në “BBV” është futur dhe Arbana Osmani. Fillimisht momentin epik e ka ndarë mikja e saj më e mirë, Xhemi Shehu, ku vihet re si Arbana ecën në dhomën e ndjenjes teksa konsumon ushqimin e banorëve. Krahas videos, Xhemi ka shkruar me humor: Mirë që s’i flet, por i ha dhe bukën. Sigurisht banorët nuk kanë mundur që t’i flasin dhe të komunikojnë me të. Në momentin…

Read More

Një shqiptar është arrestuar ditën e sotme në Greqi, pasi u fut në territorin e shtetit fqinj duke mos respektuar kontrollin në pikën kufitare. Në Qafë-Botë, shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije, nuk iu bind policëve për kontroll, duke thyer traun e doganës greke. Në ndjekje të tij u vunë 6 automjete të policisë greke, duke bërë të mundur arrestimin e tij në Igumenicë, pas 30 kilometrash ndjekje. Në tentativë për t’u larguar, ai ka përplasur edhe një automjet të policisë greke, por fatmirësisht nuk mbetën persona të lënduar. Shqiptari është shoqëruar në polici ndërsa nga kontrollet…

Read More

13 kompani “Call Center-ash” në Shqipëri janë duke u hetuar nga SPAK pasi dyshohet se përgjatë një periudhe 2-vjeçare kanë përfituar shuma të konsiderueshme parash përmes mashtrimit nga shtetas të ndryshëm të Bashkimit Europian. Gazetari Ermal Vija bën me dije se hetimi nisi nga kërkesa e autoriteteve gjermane pas ankesës së një gruaje, të cilës një “Call Center” në Tiranë i kishte marrë 9 700 euro duke i premtuar se do të investonte në Bitcoin. Referuar letërporosisë që ka mbërritur pranë autoriteteve ligjzbatuese shqiptare, rezulton se shtetasja gjermane Janet Schafer, nga nëntori i vitit të kaluar deri në janar 2021,…

Read More

Ish-presidenti i FIFA-s, Sepp Blatter dhe ish-homologu i tij i UEFA-s, Michel Platini, janë akuzuar për mashtrim në Zvicër. Këto akuza vijnë pas një hetimi gjashtëvjeçar për një pagesë prej dy milionë frangash zvicerane (1.6 milionë £) nga FIFA për Platinin. Blatter, 85 vjeç dhe legjenda e futbollit francez, Platini, 65 vjeç, tani do të përballen me një gjyq brenda disa muajsh, shkruajnë mediat e huaja. “Kjo pagesë dëmtoi asetet e FIFA-s dhe pasuroi Platinin në mënyrë të paligjshme”, thanë prokurorët federalë zviceranë në një deklaratë. Në janar 2011, Platini i shkroi FIFA-s duke kërkuar që t’i paguhet paga shtesë…

Read More

Dua Lipa vazhdon të shënojë suksese të padiskutueshme, që çdo artiste do i lakmonte. Arritja e saj e radhës ka të bëjë pikërisht me hitin e saj, “Levitating” që po qëndron në “Top 10” të top-listës “Billboard Hot 100” edhe këtë javë. Në këtë mënyrë ajo ka thyer rekord duke u bërë artistja e vetme femër që qëndron kaq gjatë në këtë listë, gjithsej 41 javë. “Levitating” është një projekt në bashkëpunim me DaBaby, që është publikuar në tetor të vitit të kaluar dhe po korr një sukses të jashtëzakonshëm. Ashtu siç e kemi parë gjatë gjithë kësaj kohe, sukseset…

Read More

Një 31-vjeçar me iniciale S.K. është arrestuar nga policia ndërkohë që e shoqja e tij është vënë nën hetim pasi në subjektin e tyre në rrugën “Bardhyl” janë gjetur 132 litra parfum dhe esencë parfumi kontrabandë, në bidona plastikë. Policia bën me dije se për sasinë e parfumit të sekuestruar çifti që kishte në pronësi subjektin nuk dispononte fatura tatimore. Tashmë materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Read More

Kristen Stewart dhe e dashura e saj, Dylan Meyer janë fejuar zyrtarisht. Këtë lajm e zbuloi vetë aktorja në emisionin Howard Stern të SiriusXM këtë mëngjes. “Ne po martohemi, po ndodh”, tha Stewart. Stewart foli fillimisht për dëshirën për t’u martuar me Meyer në një intervistë të nëntorit 2019 me Howard Stern vetëm disa muaj pasi ata filluan të takoheshin. Stewart shtoi për lidhjen e tyre, “Ne të dyja jemi nga LA dhe e duam vërtet LA. Ne jemi shumë të ngjashme, por dhe të ndryshme. Ajo është një shkrimtare; ajo është e shkëlqyer.” Ajo i tha Stern-it se e…

Read More

Beniada është padyshim një ndër vajzat më tërheqëse të “Big Brother Vip”, vëmendja për të cilën nuk ka munguar as gjatë karrierës së saj në Itali. Përgjatë jetesës së saj në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, ajo ka bërë publike disa momente nga jeta e saj personale. Në një bisedë me Kledin, ajo ka ndarë një pjesë të jetës së saj ku ka rrëfyer eksperiencën e saj me futbollistët dhe është shprehur se marrëdhëniet nuk i ka pasur aspak të mira. “Gjithë vajzat i shkonin nga mbrapa, mundoheshin të afroheshin me një justifikim. Ai fliste më shumë me shoqen…

Read More

Dashi Nëse nesër vërtet nuk jeni në gjendje të mbani ritmet tuaja të zakonshme, atëherë është e kotë të sforcoheni. Mos e vrisni mendjen edhe aq shumë. Demi Duke pasur një numër yjesh të favorshëm, nesër mund të jetë një ditë e mbarë në planin ekonomik, sidomos për ata që kanë mundësi të investojnë kapitalet. Binjakët Dita juaj do të jetë shumë e ngjeshur, si në aspektin e punës ashtu edhe në atë sentimental. Kujdes me shpenzimet. Gaforrja Edhe për ju dita e nesërme pritet të jetë mjaft intensive, si pasojë e rritjes së ndikimit të Jupiterit. Megjithatë, Merkuri dhe…

Read More

Banorët që preken nga ndërtimi i lagjes së rë në zonën e 5 Majit do të dëmshpërblehen 100 % për pronën e tyre. Nënkryetari i Bashkisë, Arbjan Mazniku thotë se në fazën e parë janë prekur 135 prona private të legalizuara dhe të palegalizuara, por që do të përfitojnë banesa të reja. “84 kanë qenë pasuri e pronarëve si biznese, truall dhe shtëpi, 51 kanë qenë ndërtesa në proces legalizimi por që për arsye të ndryshme nuk janë legalizuar. Të gjithë personat që kane pasur një pronë në emrin e tyre do të marrin metrat e ndërtimit që kanë pasur…

Read More

Juventusi i këtij sezoni është duke hasur shumë vështirësi në kampionat duke qenë se ka marrë disa rezultate zhgënjyese radhazi dhe në këtë formë ka mbetur larg ekipeve të kreut, ndërsa ka krijuar idenë se mund të rivalizojë vetëm për një vend në Champions League dhe jo për titullin. Formën e dobët e ka theksuar edhe një ish si Claudio Marchisio. Ish-mesfushori ka theksuar se bardhezinjtë duken si ekipi i sezonit 2010-2011 kur e mbyllën kampionatin në vendin e shtatë, ndërsa Marchisio ngre pyetjen se ku ka përfunduar ADN e Juventusit. “Nuk shikoj asnjë ngjashmëri të kësaj skuadre me atë…

Read More