Author: tirana

Astrologia e njohur, Meri Shehu, ishte mëngjesin e sotëm e ftuar në studion e emisionit “Wake Up”. Ajo bëri disa parashikime për banorët VIP të “Big Brother”. Teksa komentonte Donaldin dhe Granitin, ajo tha se “do të përballen shumë me njëri-tjetrin”. “Nuk janë të ndryshëm, thjesht kanë ngjarje të ndryshme përreth. Donaldi do të mbizotërojë brenda, por dashurinë e ka jashtë. Graniti është kapur nga një Dash, i është drejtuar pak energjisë. Të dy së bashku do ta nxjerrin veten pak më vonë, me mënyra të njëjta por me grupime të ndryshme. Do ta nxjerrin veten se këta të dy…

Read More

Hipotiroidizmi është një sëmundje që ka të bëjë me prodhimin e pakët dhe të pamjaftueshëm të hormoneve nga ana e tiroides. Hormonet e çliruara prej saj prekin çdo cep të organizmit.Këtu përfshihet zemra, truri, muskujt dhe lëkura. Tiroidja ka nën kontroll metabolizmin, që ndikon temperaturën e trupit, rrahjet e zemrës dhe rregullon djegien e kalorive.Nëse tiroidja nuk prodhon hormone të mjaftueshme, trupi prodhon më pak energji dhe shton në peshë. Nëse vëreni se po shtoni peshë apo jeni në kthetrat e depresionit, atëherë kontrolloni tiroiden.Këto probleme mund të jenë shenja të një tiroideje të lodhur që nuk prodhon mjaftueshëm hormone.…

Read More

Në Gjykatën Kushtetuese është duke u zhvilluar seanca e fundit e shqyrtimit të kërkesës së Shoqatës së Bashkive për pavlefshmëri totale të zgjedhjeve të shkuara lokale. Elira Kokona duke komentuar opinionin e Venecias kërkoi rrëzimin e kësaj kërkese me argumentin se Gjykata Kushtetuese nuk ka juridiksion për shqyrtimin e çështjeve të kësaj natyre. Fjala e plotë e zonjës Kokona përpara Gjykatës Kushtetuese Këshilli i Ministrave i qëndron të gjitha parashtrimevepërcjellë me shkrim nëpërmjet shkresës me nr.1844/4 prot., datë 7.5.2021, dhe atyre të shprehura në seancën plenare publike të datës 23 qershor 2021. Në vijim Këshilli i Ministrave dëshiron të ndalet…

Read More

Po përflitet gjithnjë e më shumë se Presidenti Erdogan është shumë i sëmurë. Kujtojmë se mediat ndërkombëtare shkruanin se Erdogan e ka thuajse të pamundur që të vijojë të jetë në drejtim të Turqisë deri në zgjedhjet e vitit 2023 për shkak të problemeve shëndetësore. Ka mendime se Erdogan është i sëmurë me kancer në zorrën e trashë, por kjo nuk është konfirmuar asnjëherë nga autoritetet turke, të cilat kanë qenë shumë të rezervuara në lidhje me shëndetin e liderit turk. Por vetëm një ditë më parë ai u pa duke ecur me vështirësi , pasi dha një deklaratë për…

Read More

Christian Eriksen dhe drama që përjetoi në “Euro2020” bënë xhiron e botës, imazhe që vështirë se do të harrohen nga tifozët. Fantazisti danez ka lënë pas atë histori trishtuese, tani është koha për të parë nga e ardhmja dhe të rikthehet të bëjë atë që dëshiron më shumë, të luaj futboll. Zyrartarisht Eriksen është ende nën kontratë me Inter, por danezi e ka të pamundur të luaj në Serie A për shkak të ligjeve në Itali. Sipas Corriere dello Sport, Eriksen dhe Inter po shkojnë drejtë zgjidhjes së kontratës, për të bërë të mundur që danezi të transferohet në Holandë.…

Read More

Pronari i një kompanie është bërë pjesë e një aksidenti të rëndë, duke e bërë “copë” Ferrarin e tij luksoz. Darren Turner 46 vjeç, ishte mbi 2-fishin e shpejtësisë së lejuar në momentin e aksidentit. Ai u fut në rreth-rrotullim dhe më pas u përplas me një shtyllë nëse Ferrari i tij përfundoi në anën tjetër të rrugës. Turner u dërgua në Spitalin Mbretëror të Worcester pas incidentit. Ai u shpall fajtor nga gjykata dhe pritet të dënohet për një vit si dhe ti pezullohet leja e qarkullimit për 4 vite e gjysmë.

Read More

Presidenti Ilir Meta ka zhvilluar sot një takim me ministrin e Jashtëm italian, Luigi Di Maio. Ka qenë Meta ai që ka postuar një foto nga takimi, ndërsa ka treguar detaje nga biseda me ministrin italian. Kreu i shtetit theksoi se Italia është një partner strategjik i Shqipërisë. “🇦🇱🤝🇮🇹 Një takim i ngrohtë në Romë me Ministrin e Punëve të Jashtme të Italisë, Luigi Di Maio, në punimet e Konferencës Ndërkombëtare “Rrugë të reja për t’u përkujdesuar – Bota pas Pandemisë së COVID-19″.Italia është një partner strategjik i Shqipërisë, me rol proaktiv në mbështetje të perspektivës tonë europiane, marrëdhëniet e…

Read More

Sot nis xhiro e katërt e fazës së grupeve të Champions League, që rezervon përballje vendimtare siç është edhe ajo mes Dynamo Kiev dhe Barcelonës. Katalanasit kanë vetëm 3 pikë në grupin E dhe kundër ukrainasve në tranfertë vlen vetëm fitorja në rast se duan të kalojnë në fazën tjetër. Trajneri Sergi, i ardhur nga Barcelona B, do të ketë sonte të padisponueshëm Aguerron, Braithëaite, Pedrin dhe Pique, ndërsa ndeshja tjetër e këtij grupi do diskutohet mes Bayern Mynih dhe Benfica-s. Për gjermanët në rast se sonte sigurohet qoftë edhe një pikë do të sigurojnë matematikisht kalimin për në fazën…

Read More

Ish-presidenti Donald Trump i SHBA, ironizoi presidentin Joe Biden për dremitjen përpara fjalimit që do të mbante në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet e Klimës që po mbahet në Glasgow. “As Biden nuk mund të duronte më të dëgjonte për mashtrimin e Ngrohjes Globale, një prej 7 mashtrimeve të mëdha në Amerikë”, deklaroi Trump pasi pa pamjet e Biden, ndërsa flinte në samit. “Ky mashtrim, ndiqet nga pas nga mashtrimet elektorale të zgjedhjeve presidenciale 2020, Rusia, Rusia, Rusia, Ukraina, Ukraina, Ukraina, Impeachment 1, Impeachement 2 dhe gjetjet e raportit Mueller”. “Biden shkoi në Europë për të thënë që ngrohja globale…

Read More

Ka nisur seanca në Gjykatën Kushtetuese, për shqyrtimin e çështjes së zgjedhjeve të 30 qershorit 2019. Avokati Jordan Daci, i cili është përfaqësuesi i Shoqatës së Bashkive i ka qëndruar të njëjtave pretendimeve që ka ngritur më herët. Shoqata kërkon shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve të 30 qershorit dhe përsëritjen e tyre. Kujtojmë se Gjykata Kushtetuese iu drejtua Komisionit të Venecias për të marrë një opinion final në lidhje me zgjedhjet, në të cilat opozita nuk mori pjesë. Çështja për zgjedhjet e 30 qershorit ishte pezulluar në pritje të përgjigjes nga Komisioni Venecias. Shoqata e Bashkive i është drejtuar me…

Read More

Gjykata e Tiranës la sot në burg babain 27-vjeçarm, i cili dhunoi dhe bëri për spital vogëlushen e tij 6-vjeçare. Gjatë seancës ai pranoi para trupës gjykuese se e ka shunuar vajzën, por jo se ka abuzuar seksualisht. Sipas tij, e ka rrahur me thupër, pasi vajza e merrte në telefon të ëmën shumë shpesh që t’i shkonte në shtëpi. Ai u shpreh se kjo gjë e bezdiste, dhe prandaj e ka rrahur. Po ashtu ai ka thënë që e ka çuar vet në spital.

Read More

Ish kryeparlamentarja Jozefina Topalli, e ftuar në emisionin “Quo Vadis” në Vizion Plus, ka rrëfyer një bisedë me ish-kryeministrin Sali Berisha në 2013-ën, kur PD humbi zgjedhjet. “Jo pak herë kam pyetur veten pse heshti Sali Berisha, po në të njëjtën kohë e ka justifikuar me faktin se në zyrën e tij në 2013, ai tha se i ka dhënë fund betejave të tij politike. Kur njeriu thotë këtë, ishte e pandershme që t’i kërkoje Berishës që t’i bënte një luftë që ta bënim në të tjerët. Historia tregoi që pavarësisht që bashkë me kolegë të tjerë u përpoqëm të…

Read More