Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Si ta dalloni që vuani nga tiroidet, ky është regjimi ushqimor që duhet të ndiqni

12:32 / November 2, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
800 0 618117a55db5f
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Hipotiroidizmi është një sëmundje që ka të bëjë me prodhimin e pakët dhe të pamjaftueshëm të hormoneve nga ana e tiroides.

Hormonet e çliruara prej saj prekin çdo cep të organizmit.Këtu përfshihet zemra, truri, muskujt dhe lëkura.

Tiroidja ka nën kontroll metabolizmin, që ndikon temperaturën e trupit, rrahjet e zemrës dhe rregullon djegien e kalorive.Nëse tiroidja nuk prodhon hormone të mjaftueshme, trupi prodhon më pak energji dhe shton në peshë.

Nëse vëreni se po shtoni peshë apo jeni në kthetrat e depresionit, atëherë kontrolloni tiroiden.Këto probleme mund të jenë shenja të një tiroideje të lodhur që nuk prodhon mjaftueshëm hormone. Shenja të tjera të hipotiroidizmit janë: rënia e flokëve, konstipacioni, përtharja e lëkurës, ciklet e çrregullta tek femrat, rrahje të ngadalëta të zemrës dhe një përgjumje e përgjithshme.

Regjim i balancuar ushqimor

Personat që vuajnë nga hipotiroidizmi nuk mund t’i nënshtrohen një regjimi specifik ushqimor, megjithatë ata duhet të sigurohen që ky regjim të jetë i ekuilibruar.

Mjekët sugjerojnë se ngrënia e tepërt e një ushqimi të caktuar dëmton organizmin. Rrjedhimisht, ata sugjerojnë një përzierje të pasur frutash dhe perimesh.

Ushqimet që duhen shmangur

Kafeja dhe soja janë dy produkte që pakësojnë aftësinë e organizmit për të shfrytëzuar medikamentet që ndikojnë tek hormonet.Ushqimet si brokoli dhe spinaqi duhen konsumuar me kujdes dhe jo shumë sepse janë të pasura me jod.

Yndyrna të shëndetshme

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, mungesa e yndyrnave të shëndetshme shkakton prishje të ekuilibrave hormonalë.

Yndyrnat e shëndetshme përbëjnë thelbin e shumicës së hormoneve.Ato gjenden tek avokado, vaji i ullirit, vaji i arrës së kokosit, farat e linit, peshku, kosi, djathi dhe arrat

Gluteni

Pacientët që vuajnë nga hipotiroidja duhet të shmangin ushqimet e pasura me gluten sepse nxisin sistemin imunitar të sulmojë tiroiden. Buka, makaronat, erëzat, gruri dhe elbi janë disa prej shembujve të ushqimeve të pasura me gluten që duhen shmangur./Agroweb.org

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Kontrolli është dashuri për veten”/ Nis Tetori Rozë, muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit

10:09 / October 1, 2026

Nuk keni pasur alergji më parë? Ja pse mund të shfaqen papritur gjatë jetës

16:56 / September 20, 2026

Ecja apo vrapi, cili është më i mirë për shëndetin?

15:06 / September 20, 2026

Shërbimi dentar shkon te fëmijët në zonat rurale, zgjerohet depistimi

10:15 / September 19, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.