Në lidhje me një video të publikuar në rrjetet sociale, ku shfaqeshin drejtues mjetesh që kishin ndaluar mjetet e tyre, me qëllim për të realizuar gara sportive, në aksin rrugor Lezhë-Mamurras, tek “Mbikalimi i Patokut”, shërbimet e Policisë Rrugore Lezhë, kanë bërë të mundur identifikimin e njërit prej drejtuesve të mjeteve. Në vijim të veprimeve hetimore, filloi procedimi penal për shtetasin E. K., 35 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”, “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime” dhe ” “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë”. Gjithashtu, nga shërbimet e…
Author: tirana
Në një pasdite të lagësht dhjetori të vitit 1990, e vogla Lea Ypi vrapoi nëpër Tiranë për të shkuar drejt parkut të Pallatit të Kulturës. Duke u siguruar që askush nuk mund ta shihte, ajo shtrëngoi faqen e saj të ngrohtë në kofshën e akullt të një statuje dhe u përpoq t’i bënte krahët në atë mënyrë që të rrethonin gjunjët e saj. Pastaj ngriti sytë për të shijuar mustaqet miqësore të figurës. Demonstruesit huliganë që bënin thirrje për liri dhe demokraci i kishin prerë kokën një prej dajave të saj të preferuar. Ypi në atë kohë kishte dy xhaxhallarë…
Fatbardh Kadilli ka komentuar zhvillimet e fundit politike. Ai është shprehur se Basha dhe Berisha me luftën e tyre personale i kanë futur demokratët në një kurth dhe konkurrenca në këtë parti është e pabarabartë. “Fokusi im ka qenë riskonstrukturimi i iniciativës demokratike, ka edhe persona që vinin nga degët e PD, dhe po punojmë për të krijuar bërthamat e kësaj lëvizje. Por sot në PD ka një konkurrencë te pabarabartë. Janë Basha dhe Berisha, në mes të demokratëve dhe i kanë futur në mes të këtij kurthi. Të bindesh demokratët sot është e vështire. Ne nuk kemi çfarë emocioni…
Kryeministri Edi Rama ndodhet në Skoci, aty ku po merr pjesë në konferencën e OKB-së për ndryshimet klimatike. Mbrëmjen e kësaj të hëne, kreu i qeverisë ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale një fotoalbum nga disa prej momenteve të tij në këtë konferencë. Siç duket kreu i qeverisë është takuar me liderë të ndryshëm botërorë, europianë dhe rajonalë, ndër ta Angela Merkel, Emmanuel Macron, Ursula Von Der Leyen, Mark Rutte, Kyriakos Mitsotakis, Aleksandër Vuçiç etj. Më herët, Rama është takuar me kryeministrin e Britanisë së Madhe, Boris Johnson. Ky i fundit është dhe pritësi në konferencën COP26.
Ish-nënkryetari i PD, Astrit Patozi ka komentuar përplasjet e fundit në Partinë Demokratike. Patozi thotë se opozita sot është në krizë të thellë dhe se ‘lufta civile’ siç e cilësoi mes ish kryeministrit Sali Berisha dhe kreut aktual, Lulzim Basha nuk ka qëllim të mirë. “Ka gjithmonë vend për opozitë të re, por nuk jemi në ditën që një botë e re po lulëzim gërmadhash. Opozita është në krizë shumë të thellë. Krizën më të madhe e ka PD, është në përleshje e luftë civile. Qëllimi nuk është i mirë pse po zhvillohet kjo betejë. Secila palë ka qëllim të…
Pasi Zoran Zaev dha dorëheqjen për shkak të disfatës në zgjedhjet lokale, në opinion po spekulohet se kush mund ta zëvendësojë në qeveri dhe kush në parti.Qeveria përmend disa emra në qeveri si pasardhës të mundshëm, duke përfshirë ministrin e Brendshëm Oliver Spasovski, ministrin e Shëndetësisë Venko Filipçe dhe zëvendëskryeministrin për Çështje Ekonomike Fatmir Bytyçi. Fitorja e Maksim Dimitrievskit, i cili si kandidat i pavarur ishte kundërshtar i kandidatit të LSDM-së në Kumanovë, konsiderohet si disfatë jo vetëm e kundërshtarit të tij Oliver Ilievski, por edhe e Oliver Spasovskit, gjë që i zvogëlon dukshëm shanset e tij, shkruan Veçer i…
Deputetja demokrate Albana Vokshi u shpreh pro kërkesës së Sali Berishës për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të PD-së. Vokshi tha se është për respektimin e statutit të partisë. “Unë jam për respektimin e procedurave, statutit, në këndvështrimin tim është çështje shumë e rëndësishme sepse nëse nuk zbatohet statuti atëherë përse duhet t’i kërkojmë qeverisë të zbatojë Kushtetutën. Anëtarësia ka të drejtë të mbledhë Kuvendin, ¼ e anëtarëve të Kuvendit, në cdo kohë që kërkojnë. Nuk duhet miratimi i Kryesisë. Është një hap përpara për respektimin dhe demokratizimin e partisë. Që kur Basha publikoi vendimin (për përjashtimin e Sali Berishës) e…
Britanikët dinë si të festojnë. Adhuruesit e HALLOWINIT dolën në rrugë të veshur si fantazma dhe vampirë, teksa festonin në natën më drithëruese të vitit. Mijëra persona dolën në pube mbrëmë, me veshje provokuese,e ndërsa nuk mungoi alkooli dhe skenat erotike.
Sekretari i përgjithshëm i PS-së, Damian Gjiknuri i cili do të jetë edhe bashkëkryetar i Komisionit për Reformën Zgjedhore ka takuar ditën e sotme ambasadorin e OSBE-së në Tiranë, Vincenzo Del Monaco. Numri dy i PS-së shprehet në një postim në Facebook, se i kërkoi ambasadorit mbështetje për të ndihmuar procesin e reformës, me ekspertizën e specializuar të ODIHR-it. “Me kreun e Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, z.Vincenzo Del Monaco, diskutuam mbi procesin e pritshëm të Reformës Zgjedhore. Theksova gatishmërinë e Partisë Socialiste për të filluar sa më shpejt punën, me synim adresimin e plotë të të gjitha rekomandimeve të…
Janë zhvilluar sot homazhet në nderim të Xhelal Bashës, babait të kryetarit të PD-së Lulzim Basha. Xhelal Basha u nda nga jeta në moshën 85-vjeçare pas një beteje disa mujore me sëmundjen e rëndë. Qytetarë të shumtë, miq, të afërm dhe politikanë kanë marrë pjesë në homazhe. E pranishme ka qenë edhe Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla. Ceremonia mortore do të zhvillohet ditën e martë në orën 11:00 në Tufinë.
Komisioni Hetimor për kontrollin e ligjshmërinë së veprimeve të organeve publike për administrimin e impianteve të trajtimit të mbetjeve urbane (inceneratorëve) do të nisë punimet ditën e nesërme. Në fletoren zyrtare është botuar vendimi për ngritjen e këtij komisioni ku përcaktohen anëtarët, afatet si dhe objektivat e këtij komisioni. Ky hetim synon të nxjerrë përgjegjësit institucionalë për garantimin e transparencës, mbrotjtjes së konkurrencës dhe tregut të lirë si dhe garantimin e të drejtës së qytetarëve për mjedis të pastër. Objekti i punës së komisionit hetimor është:Kontrolli i zbatimit të ligjeve nga ana e organeve publike në procedurat për ndërtimin dhe…
Një person humbi jetën dhe tre të tjerë mbetën të plagosur mesditën e sotme në Koplik si pasojë e një aksidenti të rëndë rrugor, në të cilin ishin përfshirë dy mjete. Siç shihet dhe nga pamjet e publikuara nga aksidenti, makina luksioze tip Mercedes Benz ka përplasur nga mbrapa mjetin tjetër tip, Volkswagen Polo. Menjëherë në ndihmë të së plagosurve ashtu si dhe shihet në video kanë shkuar dëshmitarët të cilët ndodheshin aty pranë gjatë momentit të aksidentit. Mercedesi nga përplasja e fuqishme ka përfunduar jashtë rruge, në një tokë private.