Author: tirana

Situata epidemiologjike në Kosovë vijon të mbetet e stabilizuar. Në 24 orët e fundit nuk është regjistruar asnjë viktimë nga COVID-19, ndërsa 21 qytetarë kanë rezultuar pozitivë. Ministria e Shëndetësisë bën më dije se aktualisht janë 441 raste aktive. Në 24 orë janë shëruar 10 qytetarë duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 157.370. LEXO EDHE: Meta takon ministrin Luigi Di Maio: Italia një partner strategjik i Shqipërisë në mbështetje të integrimit në BE Që prej nisjes së procesit së vaksinimit në Kosovë, 1.568.983 qytetarë janë vaksinuar, ku 730.037 prej tyre i kanë marrë të dyja dozat.

Read More

Thuhet se 1 në 20 persona do të zhvillojë gurë në veshka në një moment të caktuar të jetës së tij. A jeni ju një prej tyre? Do ta kuptoni nëse i keni ato për shkak të fillimit të papritur të një dhimbjeje torturuese në anën e majtë ose të djathtë. Mund të përjetoni edhe të përziera ose të vjella. Një analizë e urinës–fizike dhe kimike–do të zbulojë nëse ka gjak të pranishëm në urinë. Zakonisht, gurët në veshka dalin vetë nga trakti urinar brenda 48 orëve. Pirja e shumë lëngjeve lehtëson eliminimin e gurëve në veshka. Një mjek gjithashtu…

Read More

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në samitin e Klimës që po mbahet në Skoci, tha mes të tjerave se Shqipëria po vuan pasojat e vendeve të mëdha, që janë edhe ato që ndotin më shumë planetin. Në fjalën e tij në samitin e klimës, Rama tha se Shqipëria është një vend jondotës, por ka nevojë për ndihmën e shteteve të mëdha për të përballur krizën energjetike. Rama ka thënë para të pranishmëve se Shqopëria ka nevojë për para për të përballuar krizën energjitike, por ato duhet tiu jepen në formën e granteve, dhe jo në borxhe, pasi ekonomia…

Read More

Dorëheqjen si kryeministër e tha vetëm me fjalë, por dokumentin zyrtar ende nuk e ka firmosur apo dorëzuar. Shefi i qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, vijon ende të jetë në detyrë teksa po hidhen dyshime nëse do ta mbajë fjalën e dhënë pas humbjes në zgjedhjet lokale. Qeveria e Maqedonisë së Veriut në një takim me partnerët e koalicionit vlerësoi që shumica parlamentare është e qëndrueshme. “Shumica parlamentare është e qëndrueshme dhe përgjegjëse për të ardhmen e shtetit dhe popullit. Së bashku u konstatua se Maqedonisë së Veriut dhe qytetarëve të vendit nuk i nevojiten zgjedhje të parakohshme…

Read More

Një tjetër ngjarje e rëndë raportohet në Lushnje. Policia bën me dije se një 19-vjeçar nga Cërriku është arrestuar pasi akuzohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një vajzë vetëm 11 vjeçe. Njoftim i Policisë së Lushnjes: Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit F. H., 19 vjeç, banues në Cërrik, Elbasan, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase të mitur 11 vjeçe, banuese në Lushnjë.

Read More

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka ndjekur nga afër procesin e vaksinimit në “Air Albania” të mjekëve të parë që kanë nisur vaksinimin me dozën e tretë, apo dozën “booster”. “Kemi filluar menjëherë me grupet që janë më të rrezikuara, që janë mjekët, infermierët dhe sot në të gjithë qendrat shëndetësore aty ku mjekët, infermierët punojnë, por edhe gjithashtu në strukturat tona të vaksinimit të përqendruar tashmë ka filluar vaksinimi me dozën e tretë booster për personelin mjekësor. Nga ana tjetër paralelisht ka filluar vaksinimi me dozën booster për të gjithë ata qytetarë të grupmoshës +60 vjeç…

Read More

Mbledhja në Komisionin e Ligjeve është shoqëruar me debate, ku po diskutohet projektligji për ‘Bashkëqeverisjen’. Deputeti i PD, Enkelejd Alibeaj, ka thënë se ky ligj për të është i pa dobishëm, pasi cungon edhe ligjet e tjera pasardhëse. Ndërkohë që ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali u shpreh se ky projektligj është parë me vëmendje dhe se është krenare për grupin nismëtar. Debatet: Ministrja Spiropali: Zoti Alibeaj, me gjithë respektin, kjo ishte ajo që diskutuat! Unë e kuptoj që ju me patjetër duhet ta bëni këtu diskutimin tuaj dhe të flisni edhe ne seancë, e keni këtë…

Read More

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Afganistan. Një 9-vjeçare është shitur nga familja e saj si nuse te një 55-vjeçar. Mediat e huaja bëjnë me dije se në fjalën e saj e mitura Parwana Malik ka thënë se familja e saj është detyruar që ta shesë te një 55 vjeçar, që për të është një plak me vetulla të bardha dhe me mjekër të bardhë e të trashë, derisa thotë se shqetësohet se ai do ta rrahë dhe do ta detyrojë të punojë në shtëpinë e tij. Ndërkohë prindërit e Parwanws thonë se nuk kanë zgjidhje tjetër. Për katër…

Read More

Policia e Tiranës ka vënë në pranga disa persona për vepra të ndryshme penale. Burime zyrtare bënë me dije se pas hekurave ra shtetasi me inicialet E. Z, 28 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi me lëndë kanabis. Ndërkohë, pas hekurave ra dhe 29-vjeçari me inicialet F. E., i shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhja”. Në vijim të veprimeve gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe iu sekuestrua një armë të ftohtë (thikë); Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1 u bë arrestimi në flagrancë i 33-vjeçarit me inicialet…

Read More

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi dënimin me 12 vite burg për Abas Dogën, ish-rojen e shkollës 9-vjeçare “Azem Hajdari” në Babrru të Tiranës, i cili akuzohet se ka abuzuar seksualisht me një vajzë 15 vjeçare. Bashkë me të, në pranga kanë rënë edhe tre të rinj, të cilët gjithashtu dyshohen se kanë abuzuar me vajzën. I riu K. P., është dënuar me 7 vite burg, R. O., me 3 vite e 8 muaj burg dhe F. B., me 3 vite e 5 muaj. Kujtojmë se skandali u zbulua pas denoncimit të vajzës që nuk pranoi më shantazhet dhe…

Read More

E ëma e vogëlushes 6-vjeçare që u dhunua barbarisht nga baba i saj, ka treguar sot për News24 momentin e parë kur ka parë të bijën e dhunuar. Ajo rrëfen se e ka gjetur vajzën të shtrirë në divan, të shokuar dhe në gjendje të rënduar. Ajo zbuloi të gjitha hapat që ka ndjekur më pas, që në dërgimin në spital dhe momentin kur mësoi dhunën e rëndë që i shoqi i kishte ushtruar vajzës. E mitura i është nënshtruar dhe një operacioni 6 orësh sipas nënës dhe mjekët, thanë se gjendja e saj shëndetësore është tepër kritike. A do…

Read More