Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Nëna e 6-vjeçares që u dhunua nga i ati rrëfen detajet tronditëse: E gjeta vajzën të shtrirë në divan, në bark kishte…

12:58 / November 2, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
800 0 61812392884c5
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

E ëma e vogëlushes 6-vjeçare që u dhunua barbarisht nga baba i saj, ka treguar sot për News24 momentin e parë kur ka parë të bijën e dhunuar.

Ajo rrëfen se e ka gjetur vajzën të shtrirë në divan, të shokuar dhe në gjendje të rënduar. Ajo zbuloi të gjitha hapat që ka ndjekur më pas, që në dërgimin në spital dhe momentin kur mësoi dhunën e rëndë që i shoqi i kishte ushtruar vajzës. E mitura i është nënshtruar dhe një operacioni 6 orësh sipas nënës dhe mjekët, thanë se gjendja e saj shëndetësore është tepër kritike.

A do të kandidojë sërish nëse Kushtetuesja vendos ripërsëritjen e zgjedhjeve? Voltana Ademi jep përgjigjen e prerë

“E gjeta vajzën të shtrirë në divan. Më tha kam vjellë shumë. Nuk e shikova për shenja dhune, sepse nuk më kishte dhënë shenja dhune. Kam shkuar në spitalin e Kamzës, kemi bërë një serum. Kur e vizitoi doktori pa ca shenja të zeza në bark, por besoi se ia ka shkaktuar ndonjë reaksion dhe na nisi për te pediatria. Atje bëri vizitat doktoresha dhe kur pa pikat e zeza pa të gjithë trupin, kur pashë nga mesi e poshtë, u shokova, pashë një gjendje të keqe. Kur i thash ish-bashkëshortit ca ke bërë, më tha mos bëj kështu se vetëm e kam kafshuar me dhëmbë. Më pas kam shkuar te pavioni tjetër, e më tha që do të shtrojmë vajzën. Në rregull i thashë, ça të jetë më e mira për vajzën.

Unë i thash atyre që vajza është nxirë në të gjithë trupin dhe e ka dhunuar i ati. Ata i kanë bërë një foto dhe s’më kanë treguar asgjë tjetër. Shpejt erdhi policia. Ish-bashkëshorti më tha pse njoftove policinë, nuk di gjë fare i thashë, edhe mua po më marrin. Te ushtaraku kanë vendosur vajzën në skaner dhe s’kam parë më gjë me sy. Kur e futa në sallë më kanë thënë që gjendja e saj është kritike për jetën. Operacioni ka zgjatur 6 orë. Mjekët më kanë thënë që vajza është dhunuar, por po dyshojmë për dhunë tjetër. Por këtë po ia lë në dorë mjekut ligjor, sepse kam parë vajzën dhe nuk ka shenja nga ato që kuptoj unë”, rrëfeu nëna.

Më tej, e reja tregoi se i ati i fëmijës meriton një dënim shembullor, në mënyrë që ngjarje të tilla të mos përsëriten më në të ardhmen.

“Vajza më tha vetëm kam vjellë, asgjë më tepër s’më ka treguar. Vajza nuk fliste dot. Nuk duronte ta prekja në asnjë pjesë të trupit. Jam munduar ta pyes për ngjarjen, më ka treguar dhe më ka thënë që është rrahur, më kanë kërcënuar ndaj s’kam treguar. Jo vetëm të dënohet, por ai të digjet mes njerëzve që ta kuptojnë të gjithë baballarët që kanë shtëpi se si bëri ai”, tha.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Sarandë/ Lamallari dhe Gonxhe ndjekin nga afër masat për sezonin turistik: Zero tolerancë ndaj paligjshmërisë

11:16 / August 13, 2026

Gjykata Administrative refuzoi shqyrtimin e padisë për emërimin e Ols Dados, Veliaj e ankimon: Prokurori s’duhet të ketë imunitet nga kontrolli gjyqësor

10:53 / August 13, 2026

Zjarri në Priskë të Madhe përhapet drejt Lundrës e Farkës, evakuohen 3 familje

10:49 / August 13, 2026

Gjirokastër, kontrolle intensive me dronë e radarë: Mbi 1900 masa administrative në 10 ditë

10:13 / August 13, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.