Policia e Durrësit ka arrestuar një person, teksa i atribuon 13 vjedhje në 2 muaj në këtë qytet. E fundit, duket se e ka çuar në pranga në flagrancë. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësive penale, arrestuan shtetasin O. H., banues në lagjen Nr.12, Durrës, i shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhja”. Ky shtetas është kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, duke vjedhur materiale ndërtimi në një pallat në proces rindërtimi. Nga veprimet e para hetimore të kryera,…
Author: tirana
Humbja e fundit kundër Man.United trazon edhe më shumë ambientin në shtëpinë e Tottenham Hotspur. Nëse nuk vjen një kthesë e shpejtë dhe e fortë, Nuno Espirto Santos pritet të shkarkohet. Sipas “La Gazzetta dello Sport”, “gjelat” kanë filluar të studiojnë terrenin për të gjetur një zëvendësues të shpejtë nëse situata nuk ndryshon. Gjithnjë sipas të përditshmes italiane, emri i parë në listën e dëshirave është Genaro Gattuso, i papunë që kur u largua nga Fiorentina, skuadër ku nuk pati mundësi as të debutojë. Opsioni i dytë është Fonseca, ish trajneri i Romës, që gjithashtu pëlqehet edhe nga Newcastle.
Situata mes Ilirit dhe Donaldit po përkeqësohet dita ditës. Nuk mungojnë sharjet dhe ofendimet mes njëri-tjetrit. Në këtë debat janë përfshirë dhe banorë të tjerë si Kledi,Sabiani ku Sabiani i del në mbrojtje Ilirit. Duket se Leaderi aktual Iliri nuk është dakord me sjellet e Donaldit në këtë shtëpi. Banorët janë ndarë në dy kampe kryesore,diferencë mes të cilvëve thellohet cdo ditë e më shumë. Iliri: Ti bën ironi gjatë gjithë kohës,nuk ke respekt për asnjeri,bën vetëm batuta. Donaldi: Do të bëj sa të kem jetën time. Iliri: Nuk kam nerva të merrem fare me ty,je skandal si njeri. Debati…
Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, i ka dërguar një letër urimi Presidentes së Bundestagut gjerman, Bärbel Bas, me rastin e zgjedhjes së saj. Përmes letrës së saj, Nikolla i ka shprehur mirënjohjen dhe vlerësimin për mbështetjen e vazhdueshme të Bundestagur dhe Qeverisë Federale në rrugëtimin e Shqipërisë drejt perspektivës europiane. Letra e plotë e Nikollës: Në emër të Kuvendit të Shqipërisë dhe në emrin tim personal, Ju përcjell përgëzimet më të sinqerta me rastin e zgjedhjes suaj Presidente e Bundestagut dhe Ju uroj shumë suksese në detyrën Tuaj të lartë dhe fisnike. Gjej rastin të shpreh mirënjohjen e thellë dhe…
GJKKO ka vendosur ditën e sotme të lërë në burg 8 zyrtarët e arrestuar në Bashkinë Durrës. Ata akuzohen se kanë abuzuar me tenderin për blerjen e shkallës me vlerë 7 milionë lekë.
Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur t’ja dedikojë këtë fundjavë djalit të tij të vogël, Zaho. Bashkë me të, Rama ka zgjedhur të vizitojë një nga qendrat tregtare të kryeqytetit duke i lënë mënjanë angazhimet politike që në të shumtën e rasteve zgjasin edhe në fundjavë. Përmes një video të publikuar në llogarinë personale ” Tik-Tok”, Rama dhe Zaho shihen duke biseduar, ndërsa kryeministri i rregullon kapelen ndërkohë që ecin të kapur të dy për dore.
Është mjaft e lehtë për disa njerëz që të shprehin ndjenjat e tyre, por të tjerët nuk e bëjnë këtë. Ka nga ata që kanë vështirësi të shprehin veten emocionalisht dhe kjo mund të shpjegohet me astrologjinë. Nga 12 shenjat e Zodiakut, 4 prej tyre kurrë nuk do t’ju tregojnë atë që vërtet ndjejnë, pavarësisht sa insistoni! Virgjëresha Njerëzit e kësaj shenje mund të jenë shumë të turpshëm. Ata janë gjithmonë shumë kritikë ndaj vetes dhe të tjerëve, kështu që shfaqja e emocioneve mund të jetë shumë e vështirë për veten e tyre. Ata janë shumë praktikë dhe analitikë dhe…
Rritet bilanci i dëmeve nga tërmeti në qarkun e Dibrës. Institucioni i Prefektit të Dibrës në komunikim me Mbrojtjen Civile të Bashkisë Bulqizë, bazuar në situatën e krijuar nga raportimet nga Njësitë Administrative të kësaj bashkie ku u raportuan dëme në disa banesa për të cilën u ngritën 3 grupe pune për këtë qellim. Nga verifikimet në terren u konstatuan të dëmtuara 110 banesa, nga të cilat 70-75 banesa të dëmtuara lehtë dhe 30-35 banesa me dëmtime të mesme të shoqëruara me kërkesat e qytetarëve sipas Njësive Administrative të ndara si më poshtë vijon; Njësia Administrative Shupenzë 25 banesa. Njësia…
Presidenti Ilir Meta priti sot në një takim kryetarin e Komunës arbëreshe të Montecilfone, Rajoni i Molises, Giorgio Manes dhe delegacionin, që e shoqëronte. “Përherë i lumtur të mirëpres përfaqësues të komunitetit shumë të dashur arbëresh, urë e fortë dhe shekullore lidhëse e marrëdhënieve tradicionalisht të shkëlqyera me popullin dhe Italinë mike”, tha Meta, ndërsa ndau foto nga ky takim. Presidenti u njoh me përpjekjet e Manes për mbrojtjen e gjuhës, kulturës dhe traditave arbëreshe, që meritojnë të promovohen dhe trashëgohen brez pas brezi. Meta i shprehu të gjithë mbështetjen për vizionin e tij për binjakëzimin e komunave arbëreshe me…
Bëhet me dije se Policia ka arrestuar 4 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Ndër ta një 20 vjeçar, banues në Shenkollë, Lezhë, pasi akuzohet se ka goditur me grushte lojtarin dhe trajnerin e skuadrës së Orikumit shtetasit A.V. dhe B.Sh. DVP Lezhë Vihen në pranga 4 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A.Z., 20 vjeç, banues në Shenkollë, Lezhë, për veprën penale “Goditja e sportistit, tajnerit, apo arbitrit, ndërmjetësit sportiv” Ky shtetas, gjatë zhvillimit të ndeshjes Shenkolli-Orikumi, në Shenkollë, Lezhë, pasi arbitri ka…
Shqipëria tashmë ka zyrtarisht zyrën e saj të Prokurorit Ndërlidhës në selinë e Eurojust në Hagë. Prokurorja Fatjona Memçaj do të jetë dhe prokurorja ndërlidhëse e Shqipërisë në Eurojust. Kjo është hera e parë që Shqipëria ka prokurore ndërlidhëse dhe zyrën e saj në Hagë. “Zyra e Prokurorit Ndërlidhës të Shqipërisë është hapur zyrtarisht sot, duke shënuar hapin e radhës në partneritetin tonë tashmë të fortë dhe të suksesshëm. Bashkëpunimi gjyqësor ndërkufitar midis Shqipërisë dhe Eurojust është rritur me mbi 40% në pesë vitet e fundit”, njofton agjencia e BE për bashkëpunim në drejtësinë penale mes vendeve.
Një 61-vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës, pasi ka dhunuar bashkëshorten. Ndërkohë, kunati dhe djali i tij janë shpallur në kërkim pasi e kanë goditur. “Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.5 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit S. R., 61 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij. Në vijim të veprimeve u shpallën në kërkim shtetasit M. N, 52 vjeç dhe E. N, 20 vjeç (babë e bir), pasi kanë goditur shtetasin S. R, 61 vjeç (kunati i tyre),” njofton policia.