Gjatë regjistrimit të një serie në YouTube rreth fitnesit dhe humbjes së peshës, aktori Will Smith pranoi se kishte menduar të kryente vetëvrasje. “Ky filloi si një udhëtim për të arritur formën më të mirë të jetës sime,” tha aktori në trailerin e “Best Shape of My Life”, në të cilin ai synon të humbasë 20 kilogramë në 20 javë. Aktori 53-vjeçar shihet në trailerin e serialit duke shkruar kujtimet e tij, duke u ushtruar dhe i ulur rreth një tavoline me fëmijët e tij Trey, 28 vjeç, Willow, 20 vjeçe dhe Jaden, 23. Smith dëgjohet të thotë në trailer…
Author: tirana
Policia e Tiranës ka ndaluar 4 persona për drogë. Sipas burimeve zyrtare, Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, si rezultat i kontrollit të territorit kanë evidentuar dhe goditur 1 tjetër rast të tentativës për kultivim të kanabisit në afërsi të fshatit Ballenj, si rezultat i të cilit u bë ndalimi i shtetasve A. D, 52 vjeç dhe G. K, 27 vjeç, si autorë të dyshuar të kultivimit. Po kështu specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.6 në…
Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka festuar mbrëmjen e djeshme ditëlindjen e tij të 42-të. Në rrjetet sociale janë ndarë pamje nga festa që u organizua për të. Ai shihet me një gotë verë në dorë, pranë këngëtarit të njohur Aleksandër Gjoka.
Einxhel Shkira ka folur në Big Brother rreth dëshirës për t’u bërë nënë në të ardhmen, por për të nuk ka rëndësi martesa. “Dua të bëhem nënë, por nuk kam pse pres për njeriun e duhur që të ndodhë. Nuk po them që do marr të parin që më del në rrugë, por mjafton të jetë një person që do fëmijë dhe do të kujdeset për të ndërkohë që secili vazhdon jetën”, u shpreh Einxhel. Ajo pranoi gjithashtu se për këtë arsyetim është gjykuar shumë nga ata persona që besojnë se fëmija duhet rritur me babanë dhe nënën pranë. “Ka…
Ndërhyrja në kohë e Policisë ka parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të një konflikti mes dy fqinjëve në Gramsh. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Gramsh, kanë marrë njoftim se në fshatin Shëmrizë të Njësisë Administrative Pishaj, kishte një konflikt për motive të dobëta mes shtetasve G.H. dhe H.A., (komshi me njëri tjetrin) dhe se shtetasi G.H. po e kërcënonte se do ta vriste me armë zjarri shtetasin H.A. Menjëherë shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë vënë në pranga shtetasin Genci Hazizi, 52 vjeç . Gjatë kontrollit në banesë, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës…
Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 36-vjeçar në kërkim, të akuzuar për një ngjarje të ndodhur në vitin 2015 në Përmet, të konsideruar person me rrezikshmëri shoqërore. Forcat e Posaçme “Shqiponja”, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim me rrezikshmëri shoqërore dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, bazuar dhe nga informacionet e marra, organizuan punën dhe në Rrugën e Elbasanit bënë kapjen e shtetasit Mario (Arsen) Ndreu, 36 vjeç, banues në Tiranë. Për këtë shtetas, Gjykata e Shkallës së Parë Përmet datë 17.12.2015 ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale…
Reperi i njohur, Fero, dy ditë më parë përfshi në një konflikt me producentin dhe menaxherin e njohur, Jetmir Agaj. Fero bashkë me truprojën e tij sulmuan fizikisht duke e kërcënuar edhe me një armë Jetmirin, në studion muzikore të këtij të fundit në lagjen Dragodan në Prishtinë. Pas incidentit Fero bashkë me truprojën e tij u shpallën në kërkim nga policia, por disa orë më vonë të dy janë dorëzuar në polici. Një reagim për gjithë ngjarjen ka bërë edhe bashkëshortja e reperit, modelja Arbenita Ismajli. Përmes një postimi në InstaStory, Arbenita u shpreh se ata kanë lindur në…
Bulqiza vijon të përballet me lëkundjet e tërmetit. Brenda 48 orëve janë shënuar 7 lëkundje tërmeti. Ndërkohë nga lëkundja e fuqishme e mëngjesit të së premtes e cila ishte me magnitudë 4.5 rihter numri i banesave të dëmtuara ka shkuar në 62 në të gjithë Bulqizën. Banorët ndjehen të frikësuar dhe kërkojnë strehim në çadra pasi i druhen lëkundjeve me magnitudë më të lartë. Zamira Jakimi, banore e fshatit Shtushaj thotë se qëndrimi në banesë tashme është i pasigurt, ndaj kërkon ndihmën e autoriteteve të paktën për një çadër. Për të parë nga afër dëmet e shkaktuara, ne terren doli…
Sot është dita e fundit e tetorit dhe dita kur akrepat e orës shkojnë 60 minuta pas për t’u futur në orën dimërore. Në shumicën e vendeve të kontinentit europian, ndryshimi i orës erdhi në orët e para të mëngjesit. Në natën e së shtunës 30 tetor dhe të dielës 31 tetor, në orën 3 të mëngjesit, akrepat shkuan 1 orë prapa, duke u pozicionuar në 2. Telefonat inteligjentë dhe orët elektronike ndryshojnë vetë, ndërsa orët mekanike duhet të kthehen manualisht një orë pas. Ky orar do të na shoqërojë deri të dielën e fundit të marsit 2022. Parlamenti Evropian…
Pjesa e parë Publikohet historia e rrallë dhe e panjohur e Koçi Xoxes me origjinë nga Kolonja, por i lindur në vitin 1911 në fshatin Negovan të Follorinës në Greqi, ku familja e tyre ishte vendosur për arsye ekonomike, i cili pasi studioi dhe u diplomua shkëlqyeshëm në gjimnazin klasik të Selanikut në vitin 1929, u kthye në qytetin e Korçës, ku u njoh për herë të parë me idetë dhe literaturën komuniste, duke u bërë më pas një nga themeluesit dhe kryetari i parë i Grupit Komunist të Korçës që në fillimin e viteve ’30-të, Si u mandatua ai…
Ministrja e Arsimit Evis Kushi ka urdhëruar rishikimin e të gjitha teksteve të arsimit parauniversitar, për të rregulluar pasaktësitë dhe të pavërtetat që janë shkruar. Njoftimin e bën Erion Braçe, i cili merr si shembull skandalin në librin e Historisë së klasës së katërt, ku kompleksi luksoz “rolling Hills” me vila 500 mijë euro ishte cfutur në tekst si një fshat, teksa cilësohej si shumë i bukur dhe si një vend që jetohet mirë, me shkollë dhe qendër shëndetësore. “E MBANI MEND KETE “FSHATIN” NE LIBRIN E #HISTORISE? AI FSHATI I RREME QE U MESOHEJ 10 VJECAREVE?! DO TE ZHBEHET!…
“Në Malin e Robit, përballë Kompleksit Turistik “Prestige”, ndodhet Pallati 7 kate i banimit “KASTRATI”.Në themelet e këtij Pallati buron një sasi e pazakontë ujë, e cila thuhet se vjen nga deti”. – Kështu e nis statusin e tij në rrjetet sociale, avokati i njohur Idajet Beqiri duke ngritur alarmin për një ndodhi të pazakontë në një pallat tek “Mali i Rrobit” Garazhet e pallatit janë zhytur në ujë ndërsa pompa që bënte të mundur heqjen e tij është djegur prej disa javësh. “Kjo sasi e madhe ujë i kripur rrezikon shëmbjen e gjithë Pallatit.”-shkruan ndër të tjera Beqiri duke…