Fatbardh Kadilli ka njoftuar, se do të kandidojë për kryetar të kësaj partie në zgjedhjet e ardhshme. Kadilli tha se do të garojë sërish për kryetar të PD sa herë që të ketë një garë të tillë, me synimin e vetëm për të larguar Bashën dhe Berishën nga drejtimi i partisë që për të e kanë kthyer në një monopol të ambicies personale për karrige. “Unë jam shpallur që do të rikandidojë në garën e parë që do të ketë PD, se kur do jetë kjo garë nuk e di. Nuk dua karrierë personale, por për të ofruar një alternativë…
Author: tirana
Ministria e Shëndetësisë në Itali ka publikuar të dhënat e fundit të ecurisë së COVID-19 në vendin tonë. Në njoftimin zyrtar, thuhet se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 4.878 raste të reja me COVID. Nga krahu tjetër, për fat të keq, nuk e kanë fituar betejën me virusin 37 qytetarë. Numri i të shtruarve në spital është në rritje, ndërsa numri i rasteve aktive në të gjithë territorin italian është 80.381.
Shqiptarët konsumojnë shumë kripë, madje 2 herë më shumë se norma e lejuar që është 5 gram në ditë dhe për pasojë kemi numër të lartë të personave që vuajnë nga hipertensioni, insultet celebrale, madje në moshë shumë të re. Po si mund të binden shqiptaret të konsumojnë më pak kripë? Alaban Ylli shpjegon se përveç qytetarëve, duhen detyruar industritë të reduktojnë nivelin e kripës te produktet e tyre, qoftë duke i taksuar më shumë. 65-70% e kripës që konsumojmë merret nga ushqimet e përpunuara. 15% e sasisë që marrim në ditë gjendet tek uji frutave, zarzavateve, mishit, vezës, qumështit…
Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka dhënë një intervistë për Zërin e Amerikës. E pyetur për një rikthim të Presidentit Ilir Meta në krye të kësaj partie, Kryemadhi tha se janë të hapur për të mirëpritur cilindo që do të kontribuojë. “Nuk mund të flas për këtë, nuk e kam diskutuar di të them se LSI mirëpret çdo njeri që do të kthehet dhe të kontribuojë për të forcuar demokracinë dhe për të rikthyer demokracinë në shoqërinë shqiptare që ka qenë e brishtë këto vitet e fundit”, tha Kryemadhi.
Mjeku epidemiolog, Ilir Alimehmeti ishte i ftuar këtë të shtunë në emisionin “Kjo Javë”. Ai tha se ecuria epidemiologjike në Shqipëri është më e mirë se ajo e një viti më parë. Rastet problematike që paraqiten në spitale sipas mjekut, reflektohen te ata persona që nuk kanë imunitet. Sa i takon studentëve mjeku tha se ato janë të ndërgjegjësueshëm për bërjen e vaksinës dhe nuk ka më problematikë në këtë drejtim, ndërsa shtoi, se nuk mund të kemi sërish mbyllje nëse shifrat vijojnë të jenë nën këto ritme. Pjesë nga biseda në studio: Alimehmeti: Aktualisht ka një frenim të rasteve…
Aeroporti Stansted në Londër është evakuuar pasi një pako e dyshimtë u gjet në zonën e sigurisë. Pasagjerët që do udhëtonin u evakuuan pjesërisht nga Terminali 1, këtë pasdite. Jo shumë kohë më vonë, të gjithë pasagjerëve dhe personelit iu kërkua të largoheshin tërësisht nga ndërtesa dhe tani janë duke qëndruar në rrugë në pjesën e përparme të aeroportit. Një pasagjer i tha ‘MailOnline’ se një anëtar i stafit i kishte thënë që besonte se ishte një ‘incident serioz’. Më pas stafi është lejuar të kthehet në ndërtesë, por pasagjerët janë ende duke pritur jashtë terminalit edhe tashmë kur janë…
Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi këtë të shtunë nuk preferoi të komentojë sulmet e kreut të PD-së, Lulzim Basha në lidhje me presidentin Meta, të cilin e konsideroi si pjesë e trekëndëshit të Bermudës. Me një përgjigje lakonike, Kryemadhi theksoi se “për mua asgjë e re nga fronti i Lindjes”. Ajo tha më tej se nuk ka dëshirë të komentojë asgjë që ka të bëjë me punët e brendshme të Partisë Demokratike, pasi LSI është një forcë politike që i përket qendrës së majtë. Sipas saj, LSI dhe PD kanë bashkëpunuar për hir të kauzave të përbashkëta,…
Policia italiane u detyrua të përdorte pompat e ujit dhe gazin lotsjellës për të shpërndarë qindra demonstrues, mes të cilëve edhe aktivistë neofashistë, që dolën për të protestuar kundër vaksinimit me detyrim. Ndërsa Roma sot ishte e ‘blinduar’ për shkak të takimit të G20, qytetarët me pankarta në duar kanë dalë për të protestuar. Megjithatë, sipas Ansa, një grup tubuesish tentuan të thyenin kordonin policor e të mësynin zyrën e kryeministrit Mario Draghi, ndërsa një grup tjetër u përpoq të hynte në selinë e sindikatës kryesore të Italisë (CGIL). Protestat vijnë disa ditë përpara se Italia të bëhet vendi i…
Ish-presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi, i ftuar në emisionin “Kjo Javë”, të gazetares Nisida Tufa, komentoi zhvillimet e fundit brenda Partisë Demokratike. Ai tha se partia ndodhet në një situatë krize, e kjo pranohet nga të gjitha palët. Po ashtu, ish-presidenti nënvizoi se Berisha ka gabuar me shpalljen e Kuvendit Kombëtar, pasi sipas tij duhej bërë nga struktura të tjera, duke qenë se ish-kryeministri ka paralajmëruar se do të jetë në garë për rimarrjen e partisë. Në çfarë situate ndodhet Partia Demokratike? Bamir Topi: Në Partinë Demokratike kriza ka dalë në shesh. Sot, këtë e pranojnë me shumë natyrshmëri të…
Artan Shaba është një nga ish-konkurrentët e Për’puthen 3, rrugëtim i të cilit zgjati pak. I ftuar te “Shqipëria Live” ai u pyet për këtë rrugëtim dhe në lidhje me konkurrentët që vazhdojnë të jenë aty. “Unë hyra nga pëlqimi i vajzave dhe dola nga mos pëlqimi i tyre. Më erdhi pak keq, jo nga refuzimi se s’ka lidhje refuzimi dikush thotë s’je tipi im dhe kaq, por të tjera gjëra diskutohen jashtë të tjera bëhen aty. Sidomos nga Alvisa që se prisja se kishim diskutuar një takim bashkë, jo se kishte ndonjë pëlqim apo unë kisha një pëlqim shumë…
Ministria e Shëndetësisë ka raportuar të dhënat e fundit të COVID-19 në vendin tonë. Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 547 qytetarë të infektuar me virusin. Për fat të keq, 7 pacientë nuk e kanë fituar betejën me virusin dhe kanë ndërruar jetë. Sa i përket të shëruarave në 24 orë ato janë 409 qytetarë. Njoftimi i MSH: Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Çdo qytetar mbi 18 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të…
Këngëtarja Eranda Libohova është vlerësuar nga presidenti Ilir Meta me titullin “Mjeshtër i Madh”. Kreu i Shtetit i akordoi artistes së mirënjohur shqiptare këtë vlerësim me motivacionin: “Për kontributin e saj të vyer 35-vjeçar në muzikën shqiptare, si dhe për talentin e rrallë dhe interpretimin e veçantë të thuajse të gjitha zhanreve dhe rrymave muzikore, veçanërisht të qindra këngëve popullore dhe tradicionale shqiptare nga veriu e deri në jug. Për kontributin e veçantë në përçimin e vlerave më të mira kombëtare, artistike e njerëzore, si një artiste me profil të konsoliduar dhe një nga zërat më të çmuar të muzikës…