Author: tirana

Rreth orës 20:00, në Spitalin e Pogradecit, ka shkuar i dëmtuar me mjet prerës, jashtë rrezikut për jetën, shtetasi A. T., 19 vjeç, banues në Pogradec, i cili dyshohet të jetë dëmtuar gjatë një konflikti të çastit nga një shtetas tjetër. Policia ka identifikuar autorin e dyshuar, po punon për kapjen e tij dhe sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes.

Read More

Jo vetëm Igli Tare. Drejtori sportiv i Lacios mund të ketë shumë shpejt një koleg të ri në Serinë A nga Shqipëria. Drejtuesit e Xhenoas po mendojnë për një profil të huaj për atë që duhet të drejtojë sektorin e zbuluesve të talenteve. Për rolin e përgjegjësit të këtij sektori ata kanë piketuar ish-futbollistin e Apolonisë, Elton Marini, agjent i FIFA-s që prej vitit 2007. Lajmi është bërë i ditur nga “Tuttomercatoweb” në Itali, që jep edhe disa detaje në lidhje me punën e Marinit, duke evidentuar transferimin e sulmuesit Kaleb Ekuban te Partizani në 2016-ën, kur karriera e këtij…

Read More

Që prej 1991, fjongoja rozë është simbolika e kancerit të gjirit, rozë si ngjyra simbol e gjininë që prek më shumë. Por burrat nuk janë imunë prej këtij lloj kanceri. As ata shqiptarë. Manjola Luzi, Shefe e Klinikës së Onkologjisë Durrës thotë se ka hasur 3-4 pacientë meshkuj të prekur nga kanceri i gjirit. Fakti që vetëm 1% e të prekurve me kancer gjiri janë meshkuj, e bën njohurinë mbi për të pothuajse inekzistente. Por si shfaqet kanceri i gjirit tek meshkujt? A ndryshon ai nga i femrave? “Në rastin se ka një formacion ose sheh një gjëndër, ose një…

Read More

Një denoncim i fortë është bërë mbrëmjen e sotme nga një grua shqiptar, e cila përndiqet nga ish-burri i saj me të cilin është ndarë prej 3 vitesh. Në mesazhin që i ka dërguar Joq, gruaja thotë se para tre vitesh ka mundur t’i ikë fshehurazi ish-burrit, i cili ishte i alkolizuar dhe luante bixhoz dhe që e dhunonte sistematikisht edhe në sy të fëmijës. Në videon e publikuar, burri dëgjohet teksa e kërcënon me jetë ish-gruan e tij, madje duke shkuar deri aty sa i kërcënon dhe fisin dhe i thotë do të shkojë edhe në Gjermani për ta…

Read More

Arben Imami akuzon Lulzim Bashën për shkatërrimin e Partisë Demokratike. Imami tha se nën drejtimin e Bashës, PD ka pësuar vetëm humbje, ndërsa nga partia janë larguar në mënyrë të njëanshme disa figura politike. Sipas Imamit, edhe Berisha bënte përjashtime, por formalisht i bënte me votë. “Kam neveri ndaj këtij personi. Mjaft është mjaft. Në këto vite ka pësuar vetëm humbje. Ka rrudhur partinë. Ka marrë vendime të papranueshme. Edhe Berisha bënte përjashtime, por me votë. I ka thënë Ed Selamit do të përjashtoj me votë. Basha heq gjysmën e partisë në 12 të natës. Askush nuk ka marrë kaq…

Read More

Personat e lindur mes 21 qershorit dhe 22 korrikut janë Gaforre, që do të thotë se janë të dhembshur, edukues dhe të shkëlqyer në krijimin e lidhjeve emocionale me të tjerët. Megjithatë, këto Gaforre kozmike janë gjithashtu të njohura për të qenit me humor dhe tepër të ndjeshëm – kështu që nëse aksidentalisht lëndoni ndjenjat e tyre, do të duhet të keni kujdes! Gaforret kanë cilësi të panumërta pozitive për të festuar, por të mësuarit për dobësitë më të mëdha të shenjave të zodiakut të Gaforres na lejon të shohim të gjithë spektrin e arketipit të këtyre shenjave të ujit.…

Read More

Milani dhe Napoli i kanë bërë një start thuajse perfekt kampionatit me një seri mbresëlënëse rezultatesh duke u shkëputur nga ndjekësit. Por Masimiliano Alegri nuk i sheh ato si favoritet kryesore për titullin, Sipas teknikut të Juventusit, mbetet Interi kandidati kryesor dhe këtë nuk ngurroi ta shprehte sot në konferencë për shtyp, duke theksuar se ky objektiv nuk ishte ai për të cilin mendonte Juventusi i tij aktualisht. “Juventusi në këto momente nuk mund të mendojë për objektiva, më i afërti në këto momente është kalimi i turit në Ligën e Kampioneve. Të mendojmë për këtë, ose më mirë të…

Read More

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të premteje në aksion rrugor Thumanë-Fushë Krujë. Sipas informacionit paraprak mësohet se aksidenti ka ndodhur rreth orës 19:30 ku mjeti tip “Nissan” me drejtues shtetasin F.B., 65 vjeç, ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga. 65-vjeçarit ndodhet nën kujdesin e mjekëve fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë grupu hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Read More

Anëtari i Kryesisë së PD, Gent Strazimiri nga qyteti i Lezhës ku ndoqi Foltoren e 13 të ish-kryeministrit Sali Berisha, u shpreh se “Kuvendi Kombëtar i PD do të mblidhet në 11 dhjetor sipas procedurave që parashikon statuti dhe këtë nuk e pengon askush”. Strazimiri tha se tentativat për ta penguar Kuvendin do të ishin aventurë pa kthim. Përjashtimet e deputetëve dhe sulmet e fundit ndaj Tomorr Alizotit, sipas Strazimirit janë gjueti shtrigash nga ana e PD të cilët kanë marrë praktikat e Partisë së Punës. Gjithashtu, ish-deputeti paralajmëroi se Basha dhe Rama po shkojnë drejt bashkëqeverisjes. Pjesë nga intervista:…

Read More

Nëse jeni një fans i shfaqjes koreane në Netflix “Squid Game”, një kriptomonedhë me emrin e saj është krijuar. Një lojë online e filmit është krijuar për të cilën duhet të blini kriptomonedhën Squid për ta luajtur. Squid, i cili tregtohej rreth 1 cent të martën, arriti në 2.34 dollarë të premten, duke u rritur më shumë se njëzet herë. Kapitalizimi i tij, ose vëllimi i përgjithshëm i tregut, është 184 milion dollarë. Squid i përket kategorisë së kriptomonedhave të njohura si “play-to-earn”, ku njerëzit blejnë patate të skuqura për të luajtur në lojëra online në të cilat ata mund…

Read More

Kryedemokrati Lulzim Basha ka reaguar sërish në lidhje me deklaratën e bërë një ditë më parë në Kuvendin e Shqipërisë. Basha përmes një video të postuar në Facebook ai ka shkëputur sërish fragmente nga fjala e tij në Kuvend, ku në replikë me kryeministrin Rama i drejtohet se atë e ka marrë malli për Metën dhe për Berishën. Ndër të tjera ai thekson se të tre bashkë ato bëjnë “Trekëndëshin e Bermudës” dhe qajnë hallin bashkë të tre, nëqoftëse i keni të njëjtat. “E ke hallin ti tek Partia Demokratike?! Ke hall ti sesa demokratë mbledh unë?! Të ka marrë…

Read More

Presidenti amerikan Joe Biden mbërriti të premten në Itali, në kuadër të samitit të vendeve anëtare të grupimit G20. Takimi i parë i tij ishte me Papa Françeskun në Vatikan, në një kohë kur në Shtetet e Bashkuara janë ndezur debatet mbi qëndrimin e presidentit katolik në mbështetje të të drejtave të abortit. Selia e Shenjtë bëri të ditur se takimi kokë më kokë zgjati një orë e 15 minuta dhe më pas 15 minuta të tjera për të bërë foto dhe për të shkëmbyer dhuratat, në prani edhe të delegacioneve përkatëse. Ndërkohë, takimi i mëparshëm me presidentin Trump në…

Read More