Author: tirana

Pandemia e koronavirusit duket se do të na shoqërojë edhe për një periudhë disa mujore duke marrë miliona jetë njerëzish, ndërsa ekonomitë familjare dhe ajo botërore kanë pësuar dëme të konsiderueshme, tejakalimi i të cilave do të kërkojë kohë. Ndërkohë që valët e virusit godasin botën dhe rajonet me një kohëzgjatje disa mujore, studiuesit janë në garë me kohën për të shpikur kura, të cilat mbrojnë pacientët nga pasojat fatale, raporton abcnews.al. Një grup mjekësh kanë kryer një studim mbi efektet e medikamentit Sotrovimab duke zbuluar se të trajtuarit me të kanë shumë më pak shanse për të përfunduar në…

Read More

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. MSH informon se në 24 orët e fundit janë kryer 3973 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 467 qytetarë, në këto bashki: 219 në Tiranë, 29 në Fier, 23 në Vlorë, 16 në Lezhë, 15 në Elbasan, 14 në Lushnje, 13 në Durrës, Kamëz, 12 në Shkodër, 11 Sarandë, Gjirokastër, 9 në Korçë, 7 në Berat, 5 në Kurbin, Kukës, Himarë, Përmet, 4 në Krujë, Kuçovë, Peqin , Gramsh, 3 në Rroskovec, Konispol, Tepelenë, Maliq, 2…

Read More

Policia vijon monitorimin e qarkullimit me makinën inteligjente. Gjatë 48 orëve të fundit, 2126 drejtues mjetesh janë ndëshkuar në të gjithë vendin për shkelje të ndryshme që janë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore. Në njoftimin e policisë thuhet se janë gjobitur 894 shoferë. Masa administrative do t’iu shkojë direkt e në banesë, “Janë pezulluar 256 leje drejtimi, nga të cilat 185 për shpejtësi mbi normat e lejuara, shumica e rasteve të konstatuara nga makina inteligjente, 51 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit dhe 20 për qarkullim në sens të kundërt.”

Read More

Sali Berisha në fjalën e tij në Kuvend i është rikthyer sulmeve për Saimir Tahirin, si të lidhur më trafikun e drogës në vend e ndërsa nuk la pa përmendur edhe ministrin aktual të Brendshëm, Bledi Çuçi, mirpo këtij të fundit mesa duket i paska harruar emrin. “Vjen dhe na vë ministër të Brendshëm, më falni për shprehjen “skuthin e familjes” Ruçin, Uçin,,Çuçin si e ka”, tha Berisha, i cili duket se është i lodhur nga ‘Foltorja’. Në përpjekje për të sulmuar qeverinë e Ramës dhe me mendjen te Lulzim Basha, teksa ka përmendur ministrat e Brendshëm në radhë të…

Read More

Paul Thomas Anderson është rikthyer, Lady Gaga është në House of Gucci dhe Kristen Stewart është Princesha Diana në Spencer. Filmat që do të përfaqësohen nga këta aktorë dhe të tjerë yje nuk duhet të humbisni këtë nëntor. Më poshtë janë 11 filma që do të publikohen në nëntor, sipas BBC. Encanto Encanto, filmi i 60-të i metrazhit të gjatë nga Walt Disney Animation Studios, është përralla shumëngjyrëshe e një familjeje kolumbiane në të cilën të gjithë kanë fuqi mbinjerëzore – të gjithë, domethënë, përveç një adoleshenteje, Mirabel (Stephanie Beatriz). Me regji nga Byron Howard dhe Jared Bush (Zootopia, e…

Read More

Rreth orës 16:40, në segmentin e Unazës së Madhe ka marrë flakë në levizje mjeti me drejtuese shtetasen Ç. A, 32 vjeçe. Makina është braktisur nga shoferi dhe pasagjerët në momentin që ka marrë flakë, dhe është shkrumbuar plotësisht. Fatmirësisht nuk ka të lënduar nga incidenti. Zjarrfikësja dhe policia kanë mbërritur në vendngjarje, ndërsa po hetohet edhe për shkaqet e zjarrit.

Read More

Ka pasur një negociatë mes socialistit Taulant Balla dhe nënkryetarit të PD, Alfred Rushaj, ku Balla ka propozuar të merret një nga rregulloret e vjetra. Marrëveshja për ngritjen e Komisionit Hetimor për zgjedhjet është arritur mes PD dhe PS, ndërsa LSI ka kundërshtuar. Dakordësia mes dy partive te mëdha i dha fund sagës për miratimin e rregullores së brendshme që mbante peng hetimin parlamentar për zgjedhjet. Formula për zgjidhjen e ngërçit erdhi nga demokratët. Me i pakënaquri nga mirëkuptimin mes socialisteve dhe demokratëve rezultoi Petrit Vasili i LSI-së. Sulmi frontal qe Lulzim Basha i bëri një ditë me parë Ilir…

Read More

Një vrasje mizore tronditi Greqinë mëngjesin e kësaj të premteje në zonën e Ierapetrës . Herët në mëngjes një 54-vjeçar raportohet se ka masakruar me thikë ish-gruan e tij 48-vjeçare në zonën e Peristerasit. Çifti ishin prindër të 4 fëmijëve, më I madhi prej tyre 25-vjeç. Ajo që fshihet pas kësaj tragjedia është si një skenar filmi “thriller” tregojnë banorët e zonës. Çifti ishte divorcuar disa muaj më parë dhe 48-vjeçarja qëndronte përkohësisht në një banesë që kishte marrë me qira. Autori kishte mundur të zbulonte se ku ish-gruaja e tij po qëndronte, të cilën nuk e kishte takuar që…

Read More

Koordinatori i Partisë Demokratike, Edvin Kulluri ka njoftuar se ka shpallur kandidaturën për kryetar i PD-së në zgjedhjet e ardhshme që do të mbahen. I pyetur se nëse është kandidat i fortë përballë liderit historik të PD Sali Berisha, Kulluri është shprehur se çdo kandidat ka cilësitë e tij, ndërsa beson se do të marrë vota të mjaftueshme në këtë garë. Edvin Kulluri: Çdo kandidat ka cilësitë e tij. Në katër vite vetëm lumi i sharjeve nga profilet false të familjes së Kryetarit të PD kanë qenë të pafundme. Kemi punuar në kushte shumë të vështira. Besoj se me forcën…

Read More

Mediat italiane e quajnë “uragani mesdhetar”; cikloni i frikshëm sipas tyre po përplaset mbi Siçilinë, duke i detyruar zyrtarët lokalë të japin alarmin e kuq nga një përkeqësim shqetësues i motit. Uragani i pagëzuar me emrin Apollo, është shoqëruar me thirrjet drejtuar banorëve të zonës që të qëndrojnë në shtëpi e të shmangin sa më shumë lëvizjen deri në kalimin e stuhisë. Qytetarët e Catanias janë mbyllur brenda, thotë Corriere della Sera, dhe e gjithë kjo vjen pas dramës së përjetuar të martën në Sirakuzë ku u shënuan përmbytje të dhunshme dhe batica të mëdha. Atje dhe në Katania janë…

Read More

Maxhoranca ka depozituar në Kuvend një projektligj të ri për ndryshimin e Kodit të Familjes si dhe një projektligj për birësimin. Në propozimin e shumicës parlamentare u njihet e drejta personave që nuk janë të martuar të bëjnë birësimin e të miturve. Sipas legjislacionit aktual, specifikisht Kodit të Familjes sanksionohet se vetëm një çift bashkëshortësh të martuar ka të drejtë të birësojë një fëmijë të mitur. Ndërkohë që në propozimin e ri të Qeverisë theksohet se kjo e drejtë u njihet edhe personave singel apo personave që bashkëjetojnë dhe këtë e kanë të ligjëruar me një kontratë noteriale. Neni 242 i…

Read More