Tatimi mbi pagat do të ndryshoj përsëri. Në draftin e ri parashikohet që të rritet paga minimale e cila nuk tatohet nga 30 mijë lekë në 40 mijë lekë. Numri i tatimpaguesve që përfitojnë nga ulja e barrës tatimore është rreth 71,500 persona dhe shuma e përfitimit është mesatarisht 7,800 lekë për tatimpagues në vit. Nga ndryshim pritet të përfitojnë edhe qytetarët me paga të mesme të cilët do të tatohen më pa. Ndërkohë që qeveria ka ndryshuar edhe fashën e tatimit për pagat e larta. Duke rishikuar fashën e sipërme të taksimit progresiv, tatimi 23% parashikohet të fillojë të…
Author: tirana
Shqipëria nis administrimin e dozës së tretë antikovid nga 1 nëntori për të gjithë personat mbi 60 vjeç. Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, (ISHP), Albana Fico tha se doza e tretë e vaksinës do të jetë e njëjtë me dy të parat. “Personat të cilët kanë marrë një vaksinë të caktuar, doza e tretë do të jetë vaksina që ata kanë marrë. Dhe në të gjitha rastet me një udhëzim do të shpjegojmë rastet ku mund të kemi kombinime vaksinash”, deklaroi ajo. Fico ripërsëriti sërish apelin drejtuar qytetarëve për të marrë vaksinën kundër COVID-19. “Duhet të nxisim dozat e…
Sezoni i Akrepit nis më 23 tetor dhe do të sjellë ndryshime të dukshme për shenjat e zodiakut. Akrepi është një shenjë uji që ka të bëjë me sigurinë emocionale dhe privatësinë. Energjia e kësaj shenje mund të shfaqet ndryshe për çdo person. Por këto shenja të horoskopit mund të themi që do i presin ditë të errëta: Dashi Marrëdhëniet që mund të keni filluar gjatë sezonit të Peshores tani do të vendosen në provë. Ndërsa fillon sezoni i Akrepit, sigurohuni që të reflektoni se si ndiheni me këtë person. A mund t’u besohet atyre? A do t’i respektojnë kufijtë…
Studimet për kafen dhe efektet e saj në shëndet janë të panumërta. Ndikimi i kafes në organizmin e njeriut është marrë shpesh në analiza nga ekspertët dhe jo rrallëherë rezultatet bien ndesh me njëri-tjetrin. Një pikëpyetje që gjithashtu është vënë shpesh në diskutim është ajo për kohën ideale të kafes? A është e këshillueshme të jetë kafja gjëja e parë që pijmë në mëngjes? Edhe kjo, me keqardhje, nuk është e rekomanduar nga specialistët. I gjithë sekreti është te hormoni i kortizolit – i njohur si hormoni i stresit, por edhe hormoni që kontrollon orën biologjike. Kur trupi e çliron,…
Kolesteroli është një substancë dylli e prodhuar nga mëlçia juaj që kryen shumë role të rëndësishme në trup, si për shembull ndihmon metabolizmin tuaj të funksionojë në mënyrë efikase. Megjithëse trupi juaj ka nevojë për kolesterol për të funksionuar, marrja e tepërt e tij mund të kufizojë furnizimin me gjak në organe të rëndësishme. Me kalimin e kohës, kjo mund të rrisë rrezikun e sëmundjeve të zemrës.Rregullo problemet e tua në shtrat për 5 sekondaKur nivelet e larta të kolesterolit kufizojnë furnizimin me gjak në këmbë, ajo njihet si sëmundja arteriale periferike (PAD). Shumë njerëz me PAD nuk kanë simptoma.…
Joe dhe Jill Biden përdorën një karvan me 85 makina duke gjarpëruar në rrugët e Romës, për të mbërritur në kohë në takimin me Papa Françeskun në Vatikan. Makina e Biden, e njohur si “Bisha”, printe të gjitha mjetet e vendosura në dispozicion të presidentit amerikan. Vargu i gjatë i makinave ishte i domosdoshëm për shkak të rregullave strikte të koronavirusit në Itali, sipas të cilave brenda një makina mund të udhëtojnë vetëm 3 persona, me gjithë shoferin. Për 75 minuta, presidenti amerikan dhe Papa diskutuan me dyer të mbyllura, ndonëse takimi ishte parashikuar të zgjaste vetëm një orë. Për…
Socialistët mblodhën kryesinë e partisë me fokus riorganizimin e brendshëm ne funksion të zgjedhje të ardhshme lokale. Damiani: Fokusi dhe qëllimi i mbledhjes së sotme, , ishte tek organizimi dhe raportimi nga sekretarët lidhur me punët e bëra nga struktura digjitale, organizimi i të rinjve, organizimi i grave dhe gjithë ai proces që kemi nisur për ta kthyer Partinë Socialiste në një forcë të aftë nga pikëpamja elektorale, jo vetëm në periudha zgjedhore. Numri dy i PS Damian Gjiknuri tha se PS është gati edhe për skenarin e zgjedhjeve lokale të pjesshme të parakohshme. Damiani: Ne jemi gati edhe për…
Gjykata e Sarandës ka lenë të lirë 60-vjecarin Alim Abazi, të arrestuar në 9 gusht të këtij viti për kultivimin e 54 rrënjëve “cannabis sativa” në Qafen e Soronesë, Bashkia Konispol. Pavarësisht se e ka liruar nga masa “Arrest me burg”, gjyqtari Fatmir Ndreu ka vendosur masën e sigurisë “detyrim paraqitje dy herë në muaj” dhe garanci pasurore 500 mijë lekë të reja ndaj 60-vjeçarit me qëllim për të siguruar moslargimin e tij deri në përfundim të gjykimit. Shkak për lirimin e 60-vjeçarit është bërë dëshmia e nipit të tij 24-vjeçar, Sabri Mucaj, edhe ky i arrestuar në një ditë…
Skender Guraziu ka pranuar fajësinë i cili akuzohet se duke gënjyer se është agjent i fshehtë i CIA-s mashtroi të dëmtuarin Vedat Rexhepi se do t’i gjejë vëllain e zhdukur në Serbi, duke i kërkuar mijëra euro si shpërblim. Pas leximit të aktakuzës nga prokurori Menduhi Kastrati, i akuzuari Guraziu ka pranuar fajësinë për veprat penale që i vihen në barrë, raporton “Betimi për Drejtësi”. “E pranoj e ndjej vetën fajtor”, tha i akuzuari Guraziu. “Me pas qysh me kthye kohën mbrapa s’kisha dashtë ma shumë, jam i pendum tej mase, i kërkoj falje atij e familjes së tij edhe…
Kryeministri Edi Rama ka pritur ditën e sotme në zyrën e tij ministrin e Jashtëm të Kinës Wang YI. Rama i ka dhuruar atij një vizatim të realizuar gjatë kohës kur ministri kinez ndodhej në zyrën e tij. Më pas Rama i ka treguar disa nga vizatimet e vendosura në ambientet e kryeministrisë i shoqëruar edhe nga stafi i tij i afërt. Më herët gjatë ditës së sotme, ministri kinez u takua në presidencë edhe me kreun e shtetit Ilir Meta i cili vuri theksin në forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.
Ministria e Shëndetësisë së Kosovës ka njoftuar se nga dje janë regjistruar 28 raste të reja me COVID-19. Krahasuar me një ditë më parë, vërehet rritje e numrit të rasteve. Raste të vdekjeve nuk janë regjistruar, ndërsa janë shëruar 25 pacientë. Konfirmimi i këtyre rasteve vjen pas testimit të gati 2 mijë mostrave. “Nga 1.958 testime, 28 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 25 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.317. Në total numri i rasteve aktive është 431”, thuhet në…
Një ngjarje e rëndë është shënuar në Napoli të Italisë. Dy të rinj, të moshës 26 dhe 27 vjeç u qëlluan për vdekje në provincën Herculaneum. Karabinierët e Compagnia di Torre del Greco dhe njësia hetimore e Torre Annunziata, të koordinuara nga prokuroria eNapolit, po hetojnë për të zbardhur dinamikën dhe shkaqet e vrasjes së dyfishtë. Mësohet se dy të rinjtë, të dy studentë, ndodheshin në një makinë kur u qëlluan nga disa të shtëna me armë zjarri.