Author: tirana

Në një mesazh të regjistruar ekskluzivisht për BBC, Papa Françesku u ka bërë thirrje liderëve botërorë që takohen në konferencën e OKB-së për Klimën në Glasgow për të ofruar “përgjigje efektive” ndaj emergjencës mjedisore dhe për të ofruar “shpresë konkrete” për brezat e ardhshëm. Duke folur nga Vatikani për BBC Radio 4 Thought for the Day, Papa foli për krizat duke përfshirë pandeminë Covid-19, ndryshimet klimatike dhe vështirësitë ekonomike, dhe i kërkoi botës t’u përgjigjet atyre me vizion dhe vendime radikale. “Ne mund të përballemi me këto kriza duke u tërhequr në izolacionizëm, proteksionizëm, ose mund të shohim në to…

Read More

Marrëdhënia mes Fifit dhe Granitit ka ndryshuar pasi ky i fundit i tregoi se nuk e shihte më shumë se shoqe. Mirëpo, në spektaklin e të martës, ai tha se pavarësisht kësaj, nuk do të dilte me asnjë vajzë tjetër në shtëpinë e “Big Brother VIP”, gjë që ka bërë që nga opinionistët në studio dhe kudo në rrjet, të aludohet se Graniti ka një lidhje jashtë. Mbrëmjen e djeshme, pak pas mesnatës, në një nga kanalet e ‘Digitalb’, ku banorët mund të ndiqen 24 orë live, teksa bisedonte me Fifin, konkurrenti e ka konfirmuar këtë, duke e pranuar për…

Read More

Nëntori është një nga ata muaj ku pavarësisht se çfarë bëjmë, apo çfarë transite janë në qiell, ne ende nuk mund ta lëkundim ndjenjën se errësira do të na pushtojë, duke na gëlltitur përfundimisht të gjithë. Për tre shenjat e zodiakut që do të kenë një muaj të vështirë duke filluar nga nëntori 2021, ky është një sezon dëshpërues, pavarësisht se në çfarë klime jetoni. Nëntori përfaqëson fundin e vitit, mbylljen, vdekjen, përfundimet dhe heshtjet e thella dhe të errëta. Ajo që intensifikon mendimet tona më të errëta është Dielli në Akrep, i cili bën që gjithçka të duket më…

Read More

Dushan Vlahovic pasi nuk rinovoi me Fiorentinën, është rikthyer në shënjestrën e klubeve të mëdha në Evropë. Drejtuesit e klubit vjollcë u dorëzuan, por kërkojnë të përfitojnë diçka dhe janë gati ta shesin në janar. Manchester City dhe Newcastle në Angli janë në pole position për të marrë shërbimet e sulmuesit serb, ndërsa nga Spanja është Atletico Madrid që është futur fuqishëm në garë. Megjithatë, Juventus është mjeshtre merkatoje kur është puna për futbollistët që kanë luajtur në Serie A. Klubi bardhezi është konkret edhe në shifra. Agnelli synon ta sjellë lojtarin në Torino që në janar dhe në këtë…

Read More

Moderatori Ermal Mamaqi i ftuar në emisionin ‘D-Night’ foli edhe për trajnimet që bënë dhe për këtë gjë u shpreh se kishte 10 vite që trajnohej për tu bërë një spiker motivues. “Gjëja më e vështirë në Shqipëri është të shesësh mend, dhe t’i shesësh mend një shqiptari është e pamundur. Unë nuk jam për njerëzit që janë të përndritur dhe të bllokuar në ato mendimet e tyre fikse, që nuk mund të marrin ndonjë informacion më tepër nga ato që dinë dhe nuk ndryshojnë ato mendime që kanë. Unë e ofroj një pjesë të jetës time që besoj është…

Read More

Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj, është shprehur sot se është kundër rikthimit të Sali Berishës në krye të partisë. I ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, Gjekmarkaj tha se Berisha e ka mbyllur ciklin e tij dhe nuk mund t’i japë më PD-së. “Në gjithë këto 5 apo 6 javë që jam pyetur dhe kam folur jam kujdesur që të them se Berishë është një personalitet i të djathtës dhe është një njeri me staturë të lartë politike. Unë mendoj se Berisha e ka mbyllur ciklin e tij, me sukseset dhe me dështimet që ka pasur. Ai e…

Read More

Një aksident i rëndë është regjistruar pak minuta më parë në aksin rrugorë Shkodër – Bushat. Aksidenti ka ndodhur në afërsi të fshatit Beltojë. Në aksident janë përfshirë tre makina. Si pasojë e përplasjes, janë dëmtuar disa persona por sipas të dhënave nga vendi i ngjarjes, të dëmtuarit janë jashtë rrezikut për jetën. Si pasoje e aksidentit, është shkaktuar edhe një trafik i rënduar i mjeteve në këtë aks rrugore.

Read More

Anëtari i kryesisë së PD, Gent Strazimiri, debatin e parë sot në kKuvend mes Bashës e Ramës, e cilësoi si një lloj tangoje mashtrimesh, në stilin e ikonave “puq puq, lol”, si ato ikonat që përdorin të rinjtë pasi zihen në rrjete sociale. “Më shumë duket si një lloj tangoje mashtrimesh, bëjmë sikur zihemi, sikur rinia që thotë nëpër Fb “pup puq, lol”, nuk më duket si një ngjarje qe duhet komentuar, bëjnë sikur nxehen me njëri tjetrin, sikur trash Luli zërin, dhe në fund arrijnë marrëveshje, seanca e sotme nuk ishte ndonjë risi, pjesë e shëmtisë së zakonshme, e…

Read More

Partia Demokratike ka depozituar në Kuvend kërkesën për ngritjen e një Komisionit të Posaçëm për të kryer një tjetër Reformë Zgjedhore. Deputeti demokrat Oerd Bylykbashi, thotë se kjo është një taktikë konfuze. “Kam 20 vjet eksperiencë. Do të thoja që është takticizëm e gabuar dhe konfuze. Komisioni hetimor kërkon grindë dhe agresivitet për të nxjerrë shkeljet. Për të kuptuar problemin dhe kërkon kohë. Tipikisht komisioni hetimor nuk ka consensus, por përplasje. Mund të dilet me dy raporte dhe aq më shumë se mazhoranca përpiqet ta bllokojë. Një Komisioni Reforme Zgjedhore kërkon informacion dhe vizion për të gjetur se çfarë duhet…

Read More

Data 8 ose 11 dhjetor janë dy datat që Sali Berisha po diskuton për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar. Burimet kanë bërë të ditur se janë simbolikat e këtyre datave, e para dita e Rinisë dhe e dyta themelimi i PD, që kanë sjellë këtë vendim. Në programin që do të diskutojnë delegatet do të jetë ndryshimi i statutit dhe nisja e procedurave për votimin e kryetarit të selisë blu. Ish kryetari i PD, Sali Berisha pritet të mbledhë Kuvendin Kombëtar në një ditë të rëndësishme të Partisë Demokratike. Burimet kanë bërë të ditur se data 11 dhjetor diskutohet të jetë…

Read More

Facebook ka ndryshuar emrin dhe tashmë do të quhet Meta, si pjesë e një lëvizje të madhe për rikonceptimin e kompanisë. Kompania, njoftoi ndryshimin e emrit në konferencën e saj vjetore. Kjo do të thotë se rrjeti social do të vijojë të quhet Facebook, por kompania që ka në zotërim këtë platformë do të ketë emrin tregtar Meta. Kompania zbuloi gjithashtu planet për një botë në internet ku njerëzit mund të luajnë, të punojnë dhe të komunikojnë në një mjedis virtual. Ndryshimi i emrit vjen pas një sërë historish negative për Facebook, bazuar në dokumentet e zbuluara nga një ish-punonjës, por dhe…

Read More

Një aksident i shumëfishtë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostradën Tiranë-Durrës, ku kanë mbetur të plagosur disa persona. Burime nga spitali bëjnë me dije për tirananews.al se kanë arritur për ndihmë mjekësore urgjente 5 të lënduar. Njoftimet e para flasin se janë përplasur 5 mjete. Aksidenti ka ndodhur tek vendi i njohur si “4 rrugët e Shijakut”.

Read More