Author: tirana

Kreu i LZHK-s, Dashamir Shehi feston sot ditëlindjen dhe nuk kishte si të mungonte surpriza teksa ai ishte i ftuar në studion e emisionit “Të Vaksinuarit” në Fax News. Shehi u surprizua me tortën dhe urimet për 65-vjetorin e tij. “Unë do të bëj pjesën time për të gëzuar dhe dua të kem fëmijët mirë”-u shpreh Shehi. “Edhe 100 zoti Shehi. Pashë pretendimin tuaj në sallën e kuvendit dhe nuk ju lanë të flisnit shumë”e uroi moderatori Aulon Kalaja.

Read More

Reperi shqiptar Dardan është përballur me të papriturën mbrëmjen e ndjeshme në ndeshjen Shtutgart-Koln. Dardan Mushkolaj i njohur me emrin e artit “Dardan” është një reper mjaft i suksesshëm në Gjermani, por mesa duket jo të gjithë e njohin. 24-vjeçari ka qenë prezent në tribunën e ultrasve të Shtutgartit dhe pikërisht këtu ka nisur gjithçka. Teksa reperi ka nisur të filmojë, ultrasit janë acaruar pasi nuk duan të dalin me fytyre para kamerave. Një grup tifozësh i kanë kërkuar disa herë reperit të mos filmojë, por ky i fundit ka vazhduar. Më pas ka nisur një konflikt ku Dardan së…

Read More

Gianluigi Donnarumma do të largohet nga PSG për t’iu bashkuar Juventusit në merkaton e janarit raportojnë mediat italiane të enjten. Vetë portieri u ka bërë me dije krerëve të PSG-së, se dëshiron të largohet për shkak se nuk është i kënaqur me minutazhën që ka pasur në dispozicion këtë sezon. Ai iu bashkua ekipit francez si lojtar i lirë para fillimit të këtij edicioni pasi refuzoi rinovimin e kontratës me Milanin. Juventusi do ta huazojë Donnarumman dhe do të ketë të drejtën e blerjes së tij. Portieri 22-vjeçar ka kontratë me PSG-në deri në vitin 2025, ndërsa këtë sezon ka…

Read More

Dy njerëz janë të paktën 99.9 për qind gjenetikisht identikë me njëri-tjetrin. Por është pikërisht ai 0.1 për qind apo më shumë që na bën të veçantë. Është ai që përcakton të gjitha dallimet tona, nga mënyra unike sesi dukemi së jashtmi, dhe deri tek rezistenca apo ndjeshmëria jonë ndaj sëmundjeve të tilla si HIV. Disa rregullime të vogla në kodin tonë gjenetik, mund të jenë shumë të dobishme jo vetëm për individin, por edhe për shoqërinë. Sa më shumë që të dimë mbi këto gjene të veçanta (dhe njerëzit që i kanë ato) aq më mirë, pasi mund të…

Read More

Sipas hulumtimeve, është më mirë të hiqni sa më shumë pllaka të jetë e mundur nga dhëmbët, me rezultatet më të mira pas larjes prej tre deri në katër minuta. Ne lajmë dhëmbët me qëllimin kryesor për të hequr mikrobet (të njohura si pllakë dentare) nga sipërfaqet e dhëmbëve. Kjo pllakë është një grumbullim i baktereve, kërpudhave dhe viruseve që jetojnë së bashku në një komunitet të njohur si një biofilm mikrobik. Biofilmat janë shumë ngjitës dhe mund të hiqen vetëm me furçë. Në fakt, biofilmat e pllakave ri-rriten brenda disa orësh pas larjes dhe kjo është arsyeja pse këshillohemi…

Read More

Ditën e djeshme Eranda Libohova u nderua nga presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta me çmimin prestigjioz “Mjeshtër i madh”. Sigurisht në këtë moment kaq të rëndësishëm për të nuk kishin si të mungonin njerëzit e saj më të dashur, mirëpo e gjeni dot se kush nuk mori pjesë? Ishte pikërisht motra e saj, artistja Irma Libohova, e cila jo vetëm që nuk mori pjesë gjatë ceremonisë por edhe një mesazh urimi në rrjetet sociale për të motrën mungoi nga ajo. Epo, ky fakt i bëri përshtypje të gjithëve dhe nga një monitorim i shpejtë në llogaritë e dy prej këngëtarëve…

Read More

Projektligji i Eurobondit është miratuar me 78 vota pro, 4 kundër dhe 38 abstenim sot në kuvend. Në konferencën për mediet pas mbledhjes së qeverisë, Ibrahimaj theksoi se “Eurobondi pritet të dalë në treg në fillim të muajit nëntor dhe do të ketë një vlerë prej 700 milionë euro”. Sipas saj, procesi po ndiqet nga MEF si dhe nga këshilltarët, për zbatimin me sukses të këtij procesi. Ibrahimaj tha se “dita për daljen në treg nuk është vendosur akoma, pasi do të vendoset në bazë të këshillimit me ekspertët ndërkombëtarë, me qëllim që të dalim në treg në ditët më…

Read More

Vijon aksioni anti-drogë në Lezhë, ku deri më tani janë shoqëruar dy persona. Të shoqëruarit do të merren në pyetje dhe do të hetohen nëse kanë lidhje me trafikun dhe mbjelljen e drogës në këtë zonë. Ndërkohë më herët, gjatë kontrolleve ditën e sotme është gjetur një sasi e konsiderueshme kanabis në një shtëpi të braktisur në fshatin Manati. Aktualisht policia po kryen kontrolle si dhe po punon për të identifikuar poseduesit e lëndës narkotike. Aksioni kundër kultivimit dhe trafikimit të drogës në këtë qark ka nisur pak ditë pas vrasjes së vrasjes së nënkomisartit Saimir Hoxha i cili u…

Read More

Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë pak minuta më parë disa toka bujqësore në fshatin Moravë. Zjarri mendohet të ketë filluar pas djegies së mbeturinave në ara nga vetë banorët,të cilët nuk kanë mundur më pas të shuajnë flakët që përparuan nga era.Zjarri ka përhapur me shpejtësi,duke ju afruar serave dhe disa banesave të fshatit Moravë,ndërkohë që në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta zjarrëfikësish.Zjarrëfikësit janë duke kryer neutralizimin dhe shuarjes e flakëve të zjarrit,që vijojnë të përparojnë nga era.Burime në vendngjarje konfirmojnë se zjarri ka qënë i qëllimshëm dhe po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Read More

Të gjithë qytetarët shqiptarë të cilët i kanë marrë të dyja dozat e vaksinave kineze Sinovac ose Sinopharm mund të udhëtojnë drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Lajmi u bë me dije nga shefja e Epidemiologjisë dhe Sëmundjeve Infektive në ISHP, Silva Bino përmes një postimi në ‘Facebook’. Bino shkruan se sipas udhëzimeve të Qendrës së Kontrollit dhe Parandalimit të Sëmundjeve (CDC) në SHBA, Sinovac dhe Sinopharm do njihen si vaksina të parakualifikuara nga OBSH. “Sipas CDC udhëtarët që shkojnë drejt SHBA do të konsiderohen të vaksinuar plotësisht nëse kanë kryer të dyja dozat e Sinovac ose Sinopharm si vaksina…

Read More

Ish-koordinatori i “Bindjes Demokratike”, Astrit Patozi reagoi me anë të një komenti në rrjetet sociale për fjalën e kreut të PD, Lulzim Basha, ku ky i fundit krahasoi Ramën, Berishën dhe Metën me trekëndëshin ‘e Bermudës’. Sipas Patozit, Basha si një “pirat tokësor” përmendi emrat e disa biznesmenëve në Kuvend që t’u vendosë gjoba, të cilat më pas mblidhen nga kunati i tij. REAGIMI I PLOTË TREKËNDËSHI I BERMUDËS ME SYRIN E NJË PIRATIIa mbërritëm më në fund edhe kësaj dite, që Lulzim Basha të flasë për rrezikun e trekëndëshit të Bermudës. Të drejtë ka Lul parimori, por kjo vlen…

Read More