Deputeti i PD, Edi Paloka ka reaguar pas deklaratës të kryedemokratit Lulzim Basha në Kuvend, i cili etiketoi si “trekëndësh të Bermudës”, Edi Ramën, Sali Berishën dhe Ilir Metën.Paloka shkruan në “Facebook” se me këtë deklaratë Basha bëri një gabim të madh politik, duke barazuar Sali Berishën me Edi Ramën.“Ky është gabim i madh zoti Basha! Gabim i madh politik e njerëzor! Sado mllef të të jetë mbledhur këto kohë nga një situatë që në fakt vetë e krijove, nuk mund t’i lejosh vetes të vendosësh kurrë e në asnjë rrethanë , shenjë barazimi mes Sali Berishës dhe Edvin Ramës!…
Author: tirana
Pas “OK-it të Dhomës së Deputetëve, edhe Senati italian i dha dritë jeshile nismës që synon kapërcimin e pabarazive gjinore në vendin e punës, duke përfshirë këtu pagën. Rregulli për një rroge të barabartë u miratua unanimisht pa ndryshime në tekstin e aprovuar dy javë më parë prej dhomës së ulet të parlamentit. Ndryshimet e bëra me qëllim promovimin e mundësive të barabarta në punë për meshkujt dhe femrat, u nxitën nga deputetet e Partisë Demokratike, Chiara Gribaudo dhe Valeria Fedeli. Tani, ato po përgatiten të hyjnë në fuqi për të luftuar fenomenin e diferencës gjinore në paga. Ndër risitë…
Kryeministri Edi Rama ka njoftuar sot se në datën 28 Nëntor do të hapet kantieri për ndërtimin e aeroportit të Vlorës. Ky projekt është premtuar prej vitesh nga Kryeministri, por vetëm pak kohë më parë është përzgjedhur kompania e cila do të ndërtojë këtë vepër të re infrastrukturore. Ndërkohë në një postim në mediat sociale, Rama njofton se në 29 Nëntor përfundon dhe ndërtimi i Rrugës së Arbrit dhe do të jetë i aksesueshëm për të gjithë udhëtarët.
Dyqane, restorante e shkolla janë mbyllur në Moskë në mesin e një izolimi të pjesshëm të vendosur në kryeqytetin rus në kohen kur vendi përballet me një hov të ri të Covid 19-tës. Vetëm dyqanet thelbësore si supermarketet dhe farmacitë do të mbeten hapur, ndërsa restorantet mund të punojnë me shërbimin “merr me vete”. Punonjësve në mbarë Rusinë i janë dhënë 9 ditë pushim në përpjekje për të reduktuar infektimet, që shënuan nivele rekord ashtu si edhe vdekjet. Gjatë 24 orëve të fundit, vendi shënoi 1,159 jetë të humbura për shkak të koronavirusit dhe gati 41 mijë raste të reja.…
Një i moshuar që pretendon se kishte 2 milionë e 600 mijë lekë të vjetra në xhep dhe ato ja vodhën hajdutët, me shumë mundësi do t’i ketë punët pisk mbasi ka dyshime që ai e improvizoi denoncimin për të justifikuar prishjen e parave. Sipas policisë denoncimi u dorëzua në datën 25 tetor pranë policisë së kryeqytetit dhe siç përshkruan i moshuari me inicialet A.D, ai gjendej në autobus kur ndjeu që xhepi i tij u boshatis. Më pas ai tregon se bërtiti me sa pati në kokë “ kapeni hajdutin” , por kur u kryen kontrolle nga qytetarët nuk…
Cristiano Ronaldo dhe partnerja e tij, Georgina Rodriguez do të behen prindër sërish. Lajmin e bukur e ka konfirmuar vetë çifti përmes një foto të publikuar në Instagram. Çifti shfaqen në shtrat me ekografinë në duar dhe kanë treguar se shumë shpejt do të bekohen me dy binjakë. “Me kënaqësi ju njoftoj se presim binjakë. Zemrat tona janë plot dashuri, mezi presim t’ju takojmë”, ka shkruar dyshja krahas fotos.
Në shenjë proteste, biznesi i vogël dhe i mesëm në Tiranë do të mbyllin qepenat dhe do të ndalojnë dhënien e shërbimit ndaj qytetarëve për rreth një orë. Shpallja e grevës, që do të nisë në orën 10:00 deri në 11:00 ditën e diel, u lajmërua nga Shoqata e Biznesit, vendim i cili u mor nga Bordi Drejtues i saj. Në njoftimin e bërë publik, ftohen të gjithë bizneset, si dhe anëtarët e shoqatës që t’i bashkohen grevës. Njoftimi: Ditën e diel, dt. 31.10. 2021. Ora 10.00-11.00 Shpallim grevë një orëshe në qytetin e Tiranës. Mbyllim qepenat e subjekteve private…
Vite më parë, amvisat shqiptare e kishin zakon të shpëlanin orizin me ujë të ftohtë përpara gatimit të tij. Me hapjen e tregjeve dhe futjen në to të produkteve të larmishme, por edhe me angazhimet në rritje, shumë amvisa nisën të hiqnin dorë nga kjo praktikë. Ka amvisa që besojnë se larja e orizit është tashmë krejt e panevojshme dhe nuk ka asnjë ndikim në gatimin përfundimtar të tij. Kjo sipas ekspertëve është e gabuar. Sipas ekspertëve, të cilit i referohet AgroWeb.org larja e orizit bën një ndryshim madhor, sidomos kur vjen puna tek orizi kokërr gjatë. Shpëlarja largon papastërtitë…
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka replikuar me një komentues lidhur me nismën “Open Ballkan”. Një komentues në profilin zyrtar të kryeministrit shkruan se nuk pajtohet me të vetëm në një pikë, atë të idesë për “Open Ballkan”. “Jetë të gjatë o kryeministër me të gjitha politikat e tua pajtohem përveç një (Jo Open Balkan). Shqiptarët kanë nevojë për bashkim kështu qe serbët nuk i duam as në Det e as në territorin tonë”, ka shkruar komentuesi. Ndërsa, Rama shprehet se ideja e “Open Ballkan” është e ardhmja dhe se bashkimi i shqiptarëve ndodh vetëm me mjete të së ardhmes…
Chiara Ferragni dhe Fedez ndodhen prej ditësh në spital pasi shëndeti i së voglës së tyre u përkeqësua nga një grip. Këtë lajm e ka dhënë vetë çifti, përmes postimeve në Instagram. Ata nuk ngurrojnë që herë pas here të informojnë ndjekësit në lidhje me shëndetin e Vittoria-s, e cila dita-ditës po bëhet më mirë. “Një foto e vjetër, sepse aktualisht jemi akoma në spital dhe mezi po presim të kthehemi në shtëpi. Vittoria po përmirësohet dita-ditës dhe jemi shumë mirënjohës për energjinë e mirë që po na jepni. Nuk ka më keq se të shohësh fëmijën e sëmurë, është…
Në 20 tetor të këtij viti, qeveria miratoi krijimin dhe funksionimit e rrjetit të koordinatorëve kundër korrupsionit në administratë, nën drejtimin e ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja. Janë 48 institucione publike në nivel qendror dhe vendor, ku do të shtrihet rrjeti i koordinatorëve. Më konkretisht, do të jenë objekt monitorimi dhe hetimi për korrupsion, sjellje arbitrare dhe abuzime të tjera, agjencitë kryesore si; Agjencia e Blerjeve të Përqendruara, e barnave dhe pajisjeve mjekësore, e bregdetit, e burimeve natyrore, e mjedisit, e zonave të mbrojtura, e pasurive të sekuestruara, e cilësisë në arsimin e lartë, Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural…
Sipas “TycSports”, “El Toro” dhe Inter kanë rëndë dakort për shifrat e rinovimit. Gazeta argjentinase ka bërë me dije se Lautaro ka firmosur me klubin “zikaltër” deri në vitin 2026. Tashmë sipas tyre Lautaro është lojtari më i paguar tek Inter dhe se klauzola është hequr nga kushtet e kontratës.Inter ende nuk e ka bërë zyrtare njoftimin por në ditët në vijim do të ketë diçka më publike. Martinez ka marrë shumë oferta nga klube të mëdha si Tottenham, Manchester City, Barcelona, por ai i ka refuzuar të gjitha për të qëndruar tek Inter.