Artistja e njohur shqiptare, Big Mama ka triumfuar në një ndër evenimentet ku përzgjidhen më të mirët në Ballkan. Ajo është vlerësuar me çmimin presigjioz, si këngëtarja më e mirë shqiptare në “Best Rumeli 2021”. Ky eveniment kaq i rëndësishëm është mbajtur në Turqi dhe është organizuar nga Federata e Shoqatave Ballkanike Rumeli, ku të pranishëm ishin mjaft emra të njohur të skenës dhe ekranit si dhe ata nga bota e politikës, artit, sportit dhe shkencës. Ja lista e plotë të fituesve: Artisti më i mirë – Muammer Ketencioglu Artisti më i mirë rumelian – Rumeli Dogan Producenti më i…
Author: tirana
Kompozitori i njohur Flamur Shehu, 77 vjeç është në gjendje të rëndë në QSUT i infektuar me COVID-19. Gjendja e tij është përkeqësuar dhe ai është shtruar në spital. Autor i më se 500 këngëve dhe babai i dj Sardit ndodhet në terapi intensive në QSUT nën kujdesin e bluzave të bardha. Fitues i çmimeve të para dhe të dyta në festivale, kompozitori Shehu mban titullin “Mjeshtër i Madh” për kontribut të shquar në fushën e muzikës e këngës së lehtë shqiptare dhe studimin e folklorit. Flamur Shehu është autor këngësh shumë i njohur. Flamur Shehu u lind në Tiranë…
Aleksandri (Aleks) është një ndër ish-konkurrentët e “Për’puthen”, i cili u përjashtua të shtunën së bashku me Bajo Qamon, Hysen Ramajn, Dorian Kukën dhe Artan Shabën. Të gjitha vajzat dhanë dy emra djemsh me të cilët nuk donin të dilnin në takim dhe si rezultat të pestë djemtë e ndërprenë rrugëtimin e tyre në spëktaklin e dashurisë. Mirëpo, Aleks ka reaguar me anë të një postimi në llogarinë e tij në Instagram, ku sqaron se nuk ishin vajzat ato që e përjashtuan, por ishte vetë ai që ia kërkoi largimin produksionit të “Për’puthen”. Ai publikoi mbrëmë një bisedë të bërë…
Deputetja e opozitës Flutura Açka ka renditur gjatë fjalës së saj në Kuvend, të gjitha problematikat që hasin shqiptarët. Ajo tha se qytetarët vuajnë nga mungesa e legalizimeve, shkollave, rrugë e vendeve të punës, ndërkohë sipas saj, kryeministri Edi Rama flet për satelitë në hapësirë. Ajo ironizoi kur tha se: “ Në një shkrim të Ramës, në vitet ’90, ai thotë për veten mes të tjerash se ka një karakteristikë të veçantë, një yll në vendin që nuk thuhet. Pasi e kërkoi në tokë atë yll, po s’e gjeti, nis e të kërkojë nëpër satelite, e duke qenë se ëndrrat…
Blue Panorama ka ulur në tokë avionët për mungesë likuiditeti. Kompania, e cila tashmë kishte ndaluar fluturimet gjatë bllokimit të pranverës 2020, pezulloi operacionet e saj në mbrëmjen e 26 tetorit. Kompania ka 620 punonjës dhe 12 avionë. Kryesisht fluturon ndërmjet Italisë dhe Shqipërisë, në verë për ishujt grekë, ka aktivitete në Poloni për fluturime turistike dhe në Çeki. Që prej datës 18 dhjetor 2017 Blue Panorama është 100% në pronësi të grupit të operatorëve turistikë Uvet, lider në furnizim e shërbimeve dhe zgjidhjeve inovative për udhëtimet e biznesit, lëvizshmërinë, turizmin, ngjarjet hyrëse dhe koorporative. Ai koordinon një mori kompanish që…
Një 17-vjeçare ka humbur jetën nga Covid-19 në Maqedoninë e Veriut. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë 17-vjeçarja ka pasur sëmundje tjera shoqëruese, ndër ta edhe Diabetes Melitus Type 1. “Pacientja është trajtuar në mënyrë multidisiplinare për shkak të komplikimeve të zhvilluara. Gjatë ditës së djeshme, parametrat vitale të pacientes janë përkeqësuar ndjeshëm, gjë që ka sjellë edhe insuficiencë kardiake. Pavarësisht të gjitha masave të marra diagnostike, terapeutike dhe reanimative, pacienti ka ndërruar jetë sot në orët e para të mëngjesit”, thonë mes tjerash nga Ministria e Shëndetësisë.
Leonardo Ballazhi, 30 vjeç me një fizik perfekt, u shpall pak muaj më parë kampion absolut në “Clasicc Bodybuilding”, kompeticion i organizuar nga Federata Shqiptare e “Bodybuilding & Fitness” në Tiranë. Ballazhi ka fituar gjithashtu edhe kategoritë “+177 cm” dhe “-90 kg”. 30-vjeçari kurorëzoi me sukses punën e shkëlqyer dhe stërvitjen e jashtëzakonshme. Ballazhi është diplomuar në Financë Bank dhe studimet master i ka profilizuar në drejtimin Fitness dhe rekreacion. “Duhet të bësh atë qe nuk bën 99% e njerëzve, shumë punë dhe disiplinë, duhët të vazhdosh të studiosh, të marrësh njohuri në menyrë që të njohësh trupin, specifikat ndryshimet…
SPAK ka kërkuar 3 vite burg për pedagogun Alket Dino, i cili dyshohet për korrupsion. Prokuroria ka kërkuar edhe dënim plotësues që për 5 vite të mos ushtojë asnjë funksion publik.Ndërkohë, 2 vite burg ka kërkua prokuroria për bashkëpunëtorët Xhevair Dervishi, Gabriel Mukollari. Pedagogu i fakultetit të Shkencave të Natyrës në Universitetin “Fan Noli” në Korçë merrte para studenteve në këmbim të një note kaluese. Dino u arrestua një vit më parë nga SPAK.
Video dramatike vijnë nga SHBA. Pamjet e publikuara tregojnë tornado në Luizana, që ka shkaktuar një kaos të madh mes banorëve. Një përdorues i “Tëitter” ka fiksuar momentin e frikshëm teksa ishte duke udhëtuar në autostradë. Nga pamjet e filmuara duket një motor me 4 rrota që fluturonte në ajër nga kushtet ekstreme të motit. Gjithashtu në Liqenin Charles, të paktën një person u plagos kur erërat 64 mph shpërthyen dritaret e një shtëpie. E po ashtu shtëpi e biznese kanë hasur dëme të mëdha.
Ish-peshëngritësi i njohur me origjinë shqiptare që mbrojti ngjyrat e flamurit grek duke marrë disa medalje të arta olimpike Piro Dhima ditën e sotme është shfaqur në krah të prindërve të Konstantinos Kacifas gjatë meshës që u zhvillua në Bularat të Gjirokastrës. Sot grekët festojnë ditën e “JO”-së me këtë rast aktivitete zhvillohen nga minoritarët edhe në jug të Shqipërisë. Gjatë paradites në varrezat e ushtarëve grekë në Këlcyrë ishin të pranishëm ku vendosën kurora me lule zv.ministri i Jashtëm grek, ambasadorja, përfaqësues të tjerë të Athinës, por edhe konsulli në Gjirokastër dhe politikanë shqiptarë që mbrojnë të drejtat e…
Policia e Lezhës po zhvillon sot një aksion anti-drogë, ku ka zbuluar një sasi të konsiderueshme kanabisi.Lënda narkotike është gjetur në një shtëpi të braktisur në fshatin Manati. Aktualisht, forcat e policisë po kryejnë kontrolle dhe po punojnë për të identifikuar poseduesit e lëndës narkotike.
Prova e re javore i ka vendosur në vështirësi konkurrentët e “Big Brother Vip”. Teksa përpiqen të vënë në funksion kanoen, ata kanë shfrytëzuar kohën të shkëmbejnë dhe batuta apo mendime me njëri-tjetrin. Mbrëmjen e djeshme, Semi këmbënguli që miku i saj, Donald të pranonte me gojën e tij faktin që është tepër xheloz në një dashuri. “Pranoje, pranoje që je xheloz. Pranoje!!!”,- tha Semi duke qeshur. Nga ana tjetër Donaldi me qetësi sqaroi se xhelozinë nuk duhet ta marrim si një koncept të përgjithshëm por ajo varet nga situatat. Semi mori si shembull masazhet e shpeshta qe Beniada i…