Author: tirana

Numri i pacientëve të paraqitur në urgjencën e Krujës, me simptoma helmimi, ka shkuar në 500, mes të cilëve 150 fëmijë. Këtë të enjte në urgjencën e këtij spitali janë paraqitur vetëm tre qytetarë, nga të cilët dy po vazhdojnë të marrin shërbimin, kurse njëri është larguar. Lajmi është konfirmuar për herë të parë nga drejtoresha e këtij spitali, Yllka Sheta, e cila theksoi se ky është rasti i parë i një intoksikacioni të përhapur në qytetin e Krujës. Gazetari: Kur e keni njoftuar ju njësinë? Në momentin që kemi bërë mbledhjen e mëngjesit. Gazetari: Dje pasdite ka pasur një…

Read More

Dita e djeshme ishte një ditë shumë e veçantë për artisten Eranda Libohova, pasi u nderua nga presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, me çmimin “Mjeshtër i Madh”. Pas dekorimit artistja mbajti një fjalim, ku mes emocioneve rrëfeu rrugëtimin që ka patur në skenë. Pranë Erandës në këtë moment të rëndësishëm të karrierës së saj ishin të afërm, miq dhe kolegë të saj. Por e gjeni dot kush mungoi?Pikërisht motra e saj, Irma Libohova. Madje Irma mungoi edhe në dhjetra urime që Eranda mori në Instagram. Është e qartë se diçka nuk shkon mirë mes motrash, por ato kanë zgjedhur të…

Read More

Edi dhe Ada u kapën mat jashtë “Përputhen” dhe si rrjedhojë u përjashtuan nga programi i dashurisë. Lajmin e bëri fillimisht të ditur Edi, ndërsa ditën e djeshme dhe vetë produksioni. Ndryshe nga Edi që reagoi, Ada ka qëndruar e heshtur.Ajo ka publikuar në rrjete sociale video duke shijuar jetën e natës dhe duke lënë të kuptohet që “nuk ja ndjen” për përjashtimin. Kujtojmë se sipas Edit ka qenë Ritvana ajo që i ka dërguar fotot e tyre te produksioni.

Read More

Zv.kryeministri Arben Ahmetaj ka bërë një deklaratë të fortë nga foltorja e Kuvendit, teksa iu përgjigj akuzave të kreut të PD Lulzim Basha për buxhetin dhe borxhin e Shqipërisë. “Atë që merrte vesh e vratë”, iu drejtua Ahmetaj- Bashës. “Përsa i përket borxhit, se aty s’ke njerëz. E vratë atë që merrte vesh. Mbajtët këta që lirojnë kriminelë kur kanë qenë ministra të Drejtësisë dhe që kanë firmos Gërdecin. Llumin e vërtet, jo atë që i referohesh ti”, tha zv.kryeministri.

Read More

Dhoma e Apelit në Dhomat e Specializuar të Kosovës në Hagë hodhi poshtë të mërkurën kërkesën e ish-presidentit Hashim Thaçi për lirim me kusht nga paraburgimi, sepse ekziston ende rreziku që ai të arratiset. Thaçi në kërkesën e tij kishte argumentuar se gjyqtari i procedurës paraprake kishte gabuar që kishte konstatuar se ai vazhdon të luajë një rol të rëndësishëm dhe të ketë ndikim dhe autoritet në Kosovë. Ai pohoi se tani ishte në pozitën më të dobët të karrierës së tij politike, sepse partia e tij, Partia Demokratike e Kosovës, PDK, pati rezultate të keqe në zgjedhjet e këtij…

Read More

Të hysh në burg pa bërë asgjë. Madje as pa e parë e jo më ta kesh prekur një vajzë. Kjo i ndodhi një 30-vjeçari nga Dibra i cili është mbajtur mbi 2 muaj burg për akuzën e përdhunimit, bazuar në kallëzimin e një vajze që pas ekspertizave mjeko-ligjore rezultoi se ishte ende e virgjër. Hetimi i policisë dhe prokurorisë është kryer në sekret të plotë, pasi në dëshminë e vajzës përshkruheshin detaje tronditëse të një abuzimi që sipas saj kishte nisur prej një viti. Vajza ka rrëfyer me video konference se fillimisht kishte komunikuar në telefon me të riun…

Read More

Kreu i PD ka vijuar replikat me kryeministrin Rama, të cilin e ftoi të votonte për vetingun në politikë “Mungesën e gjumit e ka për patologji të tjera, politike dhe mjekësore. Meqë i pëlqen rima, ti kishte thënë cilësinë e diellit përmenda jo cilësinë e miellit. Hallin më të madh e kanë socialistët, kujt ti qahen? Unë kurrë nuk të kam pasur simpati për vendimet politike, me përjashtimin e rastit të fundit. Ky nga piramidat e Gizës nuk na sheh. E ka hallin se më dhemb dhëmbi. I kam të mi që ta dish. Njëherë që të kafshuan, u zhduke…

Read More

“Topin e Artë këtë sezon e fiton Robert Lewandowski”, nuk ka asnjë dyshim për këtë në Spanjë. Marca ka bërë publike klasifikimin e lojtarëve, në një kohë kur votimi është mbyllur javën e shkuar, ku gazetarë, kapitenë dhe trajnerë kanë shprehur preferencën e tyre. Trofeu më i rëndësishëm individual do të bëhet publik më 29 nëntor, por në Spanjë dhe jo vetëm kanë zbuluar përpara kohë fituesin. Fillimisht në rrjet qarkulloi një foto e rezultateve të votimeve ndërsa më pas edhe Marca e konfirmoi. Lewandowski mposht në këtë garë Lionel Messin i cili është lojtari i dytë më i votuar.…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka ndërhyrë në interpelancën e zv.kryeministrit Arben Ahmetaj, të kërkuar nga deputeti demokrat, Ferdinand Xhaferaj, lidhur me procesin e rindërtimit. Kanë qenë akuzat e ngritura nga deputeti se mazhoranca po bën makutëri me rindërtimin, që kanë bërë që Rama të ndërhyjë, duke marrë fjalën e tij. Nga foltorja, Rama i kërkoj Xhaferajt dhe gjithë demokratëve, që të kërkojnë larg nga çështja e tërmetit, pasi sipas tij, puna e bërë pas tërmetit do të mbetet në histori. Mes të tjerash, Rama e ftoi deputetin Xhaferaj që të marrë pjesë deri më 26 nëntor, kur familjeve t’iu jepen shtëpitë…

Read More

Një infermier vrasës serial i cili vriste pacientët duke i injektuar me ajër është dënuar me vdekje në Teksas. William George Davis, 37 vjeç, vrau katër persona gjatë 2017 dhe 2018 ndërsa punonte në departamentin e viktimave kardiovaskulare në spitalin Christus Trinity Mother Frances në Tyler, Teksas. Davis u shpall fajtor më 19 Tetor nga një juri për injektimin e ajrit në Christopher Greenaëay, 47; Jose Kalina, 58 vjeç; Ronald Clark, 68 vjeç; dhe John Lafferty, 74 vjeç. Në gjykatë u tha se mjekët ishin në mëdyshje se si pacientët u sëmurën më shumë pasi operacioni dhe skanimet treguan ajër…

Read More

Përplasjet me ish-kryeministrit Sali Berisha dhe kryedemokratiti Lulzim Basha, i ka ndarë deputetët e PD-së në dy kampe. Mes të paqartëve që nuk di ku të pozicionohet, ose të gjykojë përplasjen duket se është shkrimtarja dhe deputetja e Elbasanit Flutura Açka. E pyetur nga Fax Neës për qëndrimin e saj Znj Açka tha se ajo ende nuk e ka vendosur dhe ndoshta i duhet pak më shumë kohë. Por akademikja është e sigurtë për një gjë se Shqipëria nuk e ka luksin të krijojë konflikt me SHBA. “Nuk e di si e shikoni ju, por për shkak të përvojës ia…

Read More

Naftëtarët e uzinës së përpunimit të naftës në Ballsh janë mbledhur sot në një tubim para uzinës ku kërkojnë që të shihet situata e tyre. Teksa ka kaluar një vit që nga protestat, naftëtarët theksojnë se ndonëse paga e 12 është marrë nga ata ende nuk është dhënë asnjë vendim nga kryeministri Edi Rama në lidhje me fatin e tyre. Kryetari i Sindikatës së naftëtarëve, Sokol Dautaj i bëri thirrje dhe deputetëve të opozitës që të flasë për këtë çështje, ndërsa theksoi se kujtohen vetëm kur ka zgjedhje. “Ende nuk ka nje përgjigje për fatin e uzinës. Ka kaluar nje…

Read More