Author: tirana

Kryeministri Edi Rama është i gatshëm të paraqitet në Komisionin Hetimor për zgjedhjet. Edhe pse nuk ka marrë një ftesë nga opozita, ai thotë se është në dispozicion dhe nuk ka asnjë problem për të folur për gjërat që do ti kërkohen. “Nuk kam asnjë problem, unë nuk kam pasur një ftesë, por jam patjetër në dispozicion. Nuk kam asnjë problem për gjërat do më kërkohet për të thënë atë që unë kam për të thënë. Nuk kam probleme. Ai është një komision që është ngritur me kërkesën e opozitës. E dimë si kanë rrjedhur ngjarjet. Nuk ka jo vetëm…

Read More

Të burgosurit që vuajnë dënimin në burgun e Burrelit kanë nisur një grevë urie deri në një afat të papërcaktuar, për shkak se sipas tyre u janë shkelur të drejtat dhe liritë themelore. Greva e urisë ka nisur, pasi të dënuarve u janë reduktuar takimet me familjarët dhe personat e afërt, ndërkohë që Drejtoria e Burgjeve e ka kufizuar numrin e telefonatave të tyre. Ditën e sotme, Admir Tafili i dënuari me dy burgime të përjetshme dhe 22 vite në burgun e Burrelit foli për JOQ në lidhje me situatën me të cilën po përballen të burgosurit prej disa ditësh.…

Read More

Semi Jaupaj tha pak ditë më parë se ka kthim prapa. “ Kur më pyesin a ka ndonjë shans që unë të rikthehem me Bojkenin, i them “jo”, se nga vetë koha që kam kaluar ..ka qenë shumë. Nuk është se ndenja një vit dhe pastaj të thoja prit se nuk i dihet. Unë kam ndenjur 8 vite”, ishte komenti i saj. Bojken Lako reagoi tani për herë të parë që prej hyrjes së ish partneres së tij në Big Brother dhe pohimeve të saj. “Për këtë temë, nuk dua të flas shumë, nuk e ndjek Big Brother dhe nuk…

Read More

Zyrtarët e Departamentit amerikan të Drejtësisë thonë se kanë arrestuan 150 persona nën dyshimet për tregtimin e drogave të paligjshme, duke përfshirë opioidet me receta mjeku të falsifikuara dhe kokainë. Rrjeti përdorte pjesën e fshehtë, apo të errët të hapësirës kibenetike. “Jemi këtu për të ekspozuar ata që përdorin rrjetet e padukshme të internetit për të shitur tableta vrasëse në mbarë botën. Falë bashkëpunimit të organeve ndërkombëtare të ligjit, 150 trafikantë droge, që përdornin hapësirën e errët kibernetike janë arrestuar në disa vende, përfshirë 65 në Shtetet e Bashkuara”, thotë Lisa Monaco, Zëvendës Prokurore e Përgjithshme e Shteteve të Bashkuara.…

Read More

Një punonjës i vjetër i CIA-s në SHBA akuzohet për abuzim seksual të së paku 24 grave përgjatë një periudhe 14-vjeçare, njofton FBI. Ngacmuesi seksual Brian Jeffrey Raymond, 45 vjeç, u arrestua më 9 tetor 2020, në La Mesa, Kaliforni, ku ai po qëndronte me prindërit, pasi u largua papritur nga puna në Ambasadën e SHBA në Mexico City. Ai u deklarua fajtor korrikun e kaluar për dy akuza për abuzim seksual dhe mbajtjen e materialeve të turpshme. Zëdhënësja e FBI-së Samantha Shero konfirmoi për Daily Beast se Raymond kishte punuar për CIA-n. Megjithatë ajo nuk dha detaje të tjera…

Read More

A kam grip, është thjesht një ftohje apo kam një koronavirus? Simptomat janë të ngjashme në të treja gjendjet, me rezultat që shumica prej nesh i ngatërrojnë ato, veçanërisht në këtë periudhë të vitit. BBC bën një analizë në lidhje me reagimet e trupit kur vuan nga koronavirusi dhe kur vuan nga ftohja. Sipas Shërbimit Shëndetësor Kombëtar (NHS) të Britanisë, njerëzit duhet të jenë të vetëdijshëm për simptomat klasike të mëposhtme të koronavirusit: Një kollë e re dhe e pandërprerëEthet/Temperatura e lartëHumbje ose ndryshim në shije dhe erëMegjithatë, ekspertët theksojnë se disa njerëz që janë të sëmurë mund të ndihen…

Read More

Të dëbuar në dhomën e izolimit,e cila është e mobiluar sipas stilit të para viteve 90′,biseda ka çuar Monikën dhe Arditin në ato vite! Ajo i tregon Arditit se ka qarë kur Enver Hoxha ndërroi jetë! I pyetur nga Arditi nëse qanin vërtetë apo jo,Monika u shpreh se të gjithë që kanë qarë atëherë e kan bërë vërtetë! “Ai e kishte ngritur kultin e vet,une recitoja poezi në shkollë për të”-u shpreh Monika. Biseda vijoi më tej, ku Monika u shpreh se një popull i tërë nuk mund të bënte lojë me këto punë!“Vetëm babai im nuk qau”-përfundoi ajo.

Read More

Gjykata Evropiane e Drejtësisë (GJED) urdhëroi të mërkurën Poloninë t’i paguajë 1 milion euro Komisionit Evropian për dështimin për të zbatuar vendimet e BE-së që kërkojnë ndryshime në disa nga reformat e saj gjyqësore. Sipas Euronews, përcjell Telegrafi, në mesin e korrikut, gjykata e lartë e BE-së zbuloi se dhoma e re disiplinore e Gjykatës së Lartë polake nuk garantonte paanshmëri dhe pavarësi, dhe për këtë arsye shkelte ligjin e BE-së. Kështu, Pëlqimi i Varshavës është i nevojshëm “për të shmangur dëme serioze dhe të pariparueshme për rendin ligjor të Bashkimit Evropian dhe për vlerat mbi të cilat është themeluar…

Read More

Ada dhe Edi nuk do të jenë më pjesë e “Për’puthen” dhe shkak u bë një takim që ata kanë zhvilluar në fshehtësi jashtë studios. Kjo është hera e dytë që konkurrentët fotografohen bashkë, pa njoftuar produksionin. Siç duket nga foto, Ada mban një kapuç për mos t’u njohur por nuk mundi “t’i shpëtojë” syrit të fansave. Moderatorja Bora Zemani sqaroi se Ada dhe Edi janë ftuar që të thonë versionin e tyre në program dhe arsyen pse janë takuar, por nuk kanë pranuar të vijnë. Vendimi i produksionit ishte përjashtimi i të dyve, duke thënë se takime të tilla…

Read More

Komisioni i Disiplinës ka zbardhur vendimet për javën që lamë pas në Kategorinë Superiore dhe kategoritë inferiore. Skuadra e Partizanit është ajo që e ka pësuar keq teksa është dënuar me 4 ndeshje pa tifozë për thyerjen e stolave dhe hedhjen e flakadanëve në fushë. Gjithashtu edhe Ilir Daja është pezulluar për 2 sfidat e ardhshme për protestat ndaj zyrtarëve të sfidëve. Nuk ka shpëtuar as Tirana që është dënuar me 2 milionë lekë të vjetra për dëmtimin e stolave në “Air Albania Stadium. Më poshtë njihuni me gjitha vendimet e Komisionit të Disiplinës. KF Egnatia, për sjellje të gabuar…

Read More

Ushtrimet Plank pa dyshim do t’i ndihmojnë stomakut tuaj që të bëhet i tendosur dhe i rrafshët, do të përmirësojë qëndrimin tuaj dhe do të zbusë dhembjen e shpinës. Për fillim duhet patjetër të dini disa rregulla të plankut, në mënyrë që ushtrimi të jetë i dobishëm. Duart patjetër duhet ti vendosni fort në dysheme, ndërkaq supet dhe qafën duhet t’i mbani drejt. Edhe pse fokusimi kryesor është në pjesën abdominale, do të hetoni tendosje edhe në këmbë. Shputat vendosni ashtu që shtypja të bartet në gishtat e këmbëve dhe do të ndieni se si punojnë edhe muskujt e kofshëve.…

Read More

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. MSH informon se në 24 orët e fundit janë kryer 4050 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 672 qytetarë, në këto bashki: 293 qytetarë në Tiranë, 55 në Fier, 33 në Durrës, 29 në Berat, 28 në Sarandë, 26 në Elbasan, 24 në Shkodër, 23 në Kamëz, Vlorë, 13 në Krujë, 9 në Pogradec, 8 në Lezhë, Lushnje, Korçë, 7 në Kavajë, Gjirokastër, 5 në Patos, Tepelenë, Gramsh, 4 në Vau i Dejës, Fushë Arrëz, Rroskovec,…

Read More