Author: tirana

Të shtunën e kaluar në Për’puthen Prime, u përjashtuan Bajo dhe Hysen Ramaj, ndërsa u eleminuan nga vajzat, Dorian Kuka, Artan Shaba dhe Aleksandri (Aleksi). Aleksi direkte reagoi duke thënë se nuk e eleminuan vajzat, por deshi vetë të largohet. “Më kanë ardhur shumë mesazhe që thonë se kur dilni shani produksionin, unë nuk po shaj askën dhe as nuk do flas, do flas vetëm me fakte”. Ditën e sotme ai ka publikuar një bisedë Ëhatsapp me një nga stafi i Për’puthen: “U tha se më eleminuan gocat shikoni ditën dhe bëni lidhjen me ditën e programit”,- ka shkruar Aleksi.…

Read More

Prokurorja e Tiranës dha shpjegime në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit për mungesat e burimeve financiare të bashkëjetuesit në blerjen e një apartamenti dhe dy makinave. Në seancë u relatuan edhe tre denoncime, për të cilat Lule tha se kishte kryer hetime të plota. Prokurorja e Tiranës, Silvana Lule dha shpjegime për burimet e pasurive të bashkëjetuesit si dhe për një rast të dyshuar të konfiktit të interesit në seancën dëgjimore që u zhvillua të mërkurën në KPK. Ndërkohë, prokurorja Lule mori vlerësim pozitiv për pastërtinë e figurës. Procesi i vetingut për Lulen po kryhet nga trupa e kryesuar nga…

Read More

Një baba i tre fëmijëve është masakruar me thikë nga një shqiptar në Birmingham të Anglisë. Viktima, Marian Savu 43-vjeç nga Rumania raportohet se u ndoq nga shqiptari dhe më pas u godit me thikë 62 herë në mes të rrugës. Marian Savu, thuhet se u vra me thikë nga Erlin Hasa, 35 vjeç, një shtetas shqiptar, pas një feste që u zhvillua në një shtëpi të Perry Barr në Birmingham, Angli. Ndërsa Savu vrapoi jashtë vendit për t’ju shmangur sulmuesit, Hasa e ndoqi atë duke mbajtur një thikë të madhe dhe filloi ta godiste vazhdimisht viktimën, raportoi Birmingham Mail…

Read More

Republika Çeke ka dhënë një lajm të mirë. Ajo ka miratuar njohjen e certifikatës digjitale të vaksinës Anti-Covid që lëshohet edhe nga autoritetet shqiptare. Lajmi është bërë i ditur nga ambasada shqiptare në Pragë, ndërkohë që ka njoftuar edhe masat e reja që duhen për të lëvizur në këtë shtet. “Ministria e Shëndetësisë e Republikës Çeke ka miratuar njohjen e certifikatës dixhitale të vaksinës që lëshohet nga autoritetet kompetente shqiptare”, shkruan ambasada shqiptare në Pragë. Lehtësim i masave, do të vazhdojë të kërkohet test Covid-19, por hiqet kërkesa për karantinë

Read More

Përfshihen nga flakët disa ish-kabina pushimi në Durrës, në zonën e quajtur Iliria. Zjarri fillimisht ka rënë në njërën prej kabinave dhe më pas u përhap në ato të tjerat, të pabanueshme. Si pasojë e përhapjes së flakëve u shkaktuan dëme të konsiderueshme në objektet e mësipërme. Në vendngjarje mbërritën forcat zjarrfikëse të cilat po punojnë për shuarjen e flakëve. Fatmirësisht nuk raportohet për lëndime në njerëz, ndërsa ende nuk bëhet me dije shkaku i rënies së zjarrit. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

Read More

Armando Broja është në periudhën më të mirë të karrierës së tij futbollistike, duke u bërë shpesh dhe kryefjalë e medieve sportive. Me dy gola në 2 ndeshjet e tij të para si titullar te Southampton, Armando Broja është kthyer menjëherë në benjaminin e tifozëve, aq sa një prej fansave për të tërhequr vëmendjen në ndeshjen e fundit ndaj Burnley-t në mënyrë që sulmuesi t’i jepte fanellën mbante në duar flamurin shqiptar. Bëhej fjalë për një tifoz me ngjyrë i cili u vu re nga Broja i cili i ndikuar edhe nga flamuri me ngjyrat kuqezi i bëri dhuratë fanellën…

Read More

Ish-kryetarja e parlamentit dhe nënkryetare e PD e ka vlerësuar ”Foltoren” e Berishës si lëvizjen më të madhe politike të 30 viteve të fundit. Jozefina Topalli shprehu gatishmerinë për të kontribuar për reformimin e PD pa Lulzim Bashën. Jozefina Topalli e ftuar në televizionin kombëtar Klan News tha se “Foltorja” ishte iniciativa më e mirë që mund të ndodhte nga lideri historik i demokratëve Sali Berisha. “Në fakt I kam paraprirë ‘Foltores’ me të gjitha qëndrimet gjatë 10 viteve të fundit. Në njëfarë mënyre kemi mbjellë bashkë me kolegët e tjerë, tharmin e asaj që është shpalosur sot në atë…

Read More

Gati 1 në 5 persona ka çrregullim ankthi, kështu që ka shumë shanse që të njihni dikë me ankth. Ekziston një shans po aq i mirë që të keni qenë një mbështetje për të dashurin ose kolegun tuaj – dhe të keni t’i keni thënë ose bërë gjëra që ata i kanë perceptuar si jo të dobishme. Këtu janë disa gjëra që nuk duhet t’ia thuash dikujt që vuan nga ankthi: 1. “Qetësohu!” T’i thuash dikujt “të qetësohet” nuk ndihmon aspak. Nëse personi që përjeton ankth do të kishte aftësinë të qetësohej, atëherë nuk do të vuante nga ky çrregullim.…

Read More

Këngëtarja Rezarta Shkurta paralajmëron për një prodhim të ri muzikor, që mund të jetë i fundit për të. Përmes një postimi në rrjetin social “Instagram”, ajo shkruan “po sikur të iu them që do jetë një këngë e fundit. Mbyllje e një kapitulli sa të bukur aq dhe të vështirë për mua” dhe ndjekësit e kanë parë si një njoftim për mbylljen e karrierës muzikore. Rezarta së fundi është përqëndruar në biznesin e saj, ku fotografon fëmijët ndërsa nuk ka publikuar asnjë këngë pas asaj të vitit 2016, që ishte një dedikim për bashkëshortin Ermal Hoxha. “Gjysma ime” u lansua…

Read More

Kryeministri Edi Rama do të mbledhë sot pasdite në selinë rozë drejtuesit e 12 qarqeve të vendit. Takimi do të jetë i fokusuar në analizën e zgjedhjeve të 35 prillit. Drejtuesit do të përgatisin një raport mbi analizën e bërë dhe pritet që edhe kryeministri të japë porositë e tij. Pritet që Edi Rama të japë porositë për sa i përket punës organizative të 12 qarqeve.

Read More

Në artikujt e AgroWeb.org keni mësuar për aftësinë e ushqimeve për të përmirësuar kujtesën, zbutur dhimbjet e të tjera. Por aftësitë e ushqimeve shkojnë përtej. Të dhënat studimore të cilave u referohet AgroWeb.org, konfirmojnë se ka disa ushqime që mund të përmirësojnë humorin duke nxitur çlirimin e disa hormoneve të mira në tru. Të gjithë e dimë fuqinë e humorit të keq dhe ndikimin e tij në mbarëvajtjen e ditës. Humori i keq shpërthen si pasojë e dozave të ulëta të dopaminës dhe serotoninës, dy hormone që prodhohen në tru e që janë përgjegjëse për mendime të gëzuara dhe ndjenja…

Read More