Moderatorja Einxhel Shkira është një ndër vajzat që u bënë pjesë e shtëpisë së “Big Brother VIP” mbrëmjen e djeshme. Blogerja njihej me një pjesë të mirë të konkurrentëve të tjerë nga jashtë shtëpisë. Teksa po bisedonte me Kledin në oborr pas përfundimit të spektaklit, Shkira tha se ka lënë Afrikën për të ardhur në “Big Brother VIP”. Më herët ajo ka treguar që ishte shpërngulur në Afrikë, sepse po punonte me një projekt shumë të rëndësishëm për të, por nuk dha detaje. Megjithatë, pas ftesës së “Big Brother VIP” Einxhel vendosi që të hiqte dorë edhe nga Afrika. “Jam…
Author: tirana
Ushqimi i duhur është baza e shëndetit të mirë dhe kjo vlen edhe për shikimin. Disa ushqime janë veçanërisht të pasura me ushqyes për të cilët trupi ynë i ka të nevojshëm për të parandaluar çrregullime të lidhura me shikimin, të tilla si katarakte dhe degjenerim makular. Është e domosdoshme që të përfshihen ushqime të pasura me lëndë ushqyese dhe antioksidantë, siç janë frutat dhe perimet, të cilat na ndihmojnë të arrijmë shëndet më të mirë në të gjithë syrin. Qepët. Ato janë të pasura me vitaminë A dhe C dhe quercetin, një përbërës i domosdoshëm për zemrën, flokët dhe…
Këshilli i Ministrave këtë të mërkurë vendosi me propozim të ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, shpronësimin për interes publik, përmes kompensimit me shkëmbim, në funksion të procesit të rindërtimit për zhvillimin e zonës së re për të gjitha pasuritë që preken nga realizimi i këtij projekti në njësitë administrative 4 dhe 8, zona “5 Maji”, Bashkia Tiranë. Shpronësimi, sipas vendimit, përmes kompensimit me shkëmbim bëhet në favor të Bashkisë Tiranë. Pronarët e pasurive të paluajtshme shpronësohen përmes kompensimit me shkëmbim, sipas të dhënave që paraqiten në tabelën bashkëlidhur këtij vendimi, për pasuritë e llojit “truall”, “ndërtesë banimi” dhe “ndërtesë jo…
Bashkimi Evropian (BE) nuk e ka në plan të njohë zyrtarisht Qeverinë e udhëhequr nga talibanët megjithatë po shqyrton mundësinë e rihapjes së misionit diplomatik në Afganistan, ka thënë për Radion Evropa e Lirë, Nabila Massrali, zëdhënëse e shefit të politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell. “Ajo për të cilën po angazhohet BE-ja tani është krijimi i një pranie minimale në terren”, tha ajo. Më 24 tetor, Financial Times raportoi se Bashkimi Evropian po synon të rihapë përfaqësinë diplomatike në Afganistan. Sipas këtij mediumi kjo po planifikohet të ndodhë brenda një muaji në kuadër të përpjekjeve ndërkombëtare për t’u…
Gjatë pranisë së tij në Komisionin e Sigurisë, ministri i Brendshëm Bledi Çuçi është pyetur në lidhje me ekzekutimin e biznesmenit në Fier dhe grabitjen e një tjetri në Nikël të Fushë-Krujës. Çuçi ka zgjedhur që të mos përgjigjet, duke thënë se pyetjet që i ishin bërë nuk kishin lidhje me projektligjin për agjencinë e mbikqyrjes policore. Debatet në Komision: Xhaferraj: Dy ngjarje të rënda në Fier e Fushë Krujë, familjarët u shprehën se s‘kanë besim te Policia. Drejtori i Policisë e ka filluar shumë keq, rrokadë qarkullimi drejtuesve të policisë. Ata ndëshkohen, promovohet apo shkarkohet për punë të dobët.…
Kejvina Kthella, modelja shumë bujshme dhe e suksesshme shqiptare ka bërë mbrëmjen e djeshme një reagim mbi, “Big Brother VIP” ku publiku shqiptarë po sheh skena dhe ngjarje nga më të ndryshmet që artistët nuk i shfaqin me daljet e shkurtra në ekran. Ajo përmes një Instastory në rrjetet sociale u shpreh e irrituar nga situatat e krijuara nga banorët e kësaj shtëpie. Nga ana e Kejvinës ky reagim nuk duket fare rastësor, pasi e bëri menjëherë pas hyrjes së Einxhel Shkirës, me këtë të fundit ka patur një konfikt madje edhe përleshje fizike e cila bëri bujë rreth dy…
E njohur si “tullë” është rikthyer në një edicion të ri për të shënuar njëzet vjetorin e prezantimit të modelit origjinal. HMD Global, shtëpia e telefonave Nokia, ka njoftuar disponueshmërinë e telefonit të ri Nokia 6310. Pajisja vjen në formën origjinale të telefonit Nokia 6310, me një bateri të veçantë që mund të zgjasë për javë midis dy karikimeve, një kuti të qëndrueshme dhe lojën klasike të viteve ’90 Snake. Nokia 6310 vjen me ndryshime delikate si veçori moderne, duke përfshirë butona më të mëdhenj, një menu të zgjeruar dhe një radio FM me valë. Telefoni i ri është ridizajnuar,…
Ilaçi anti-Covid që merret nga goja po kalon në hapat e fundit drejt zyrtarizimit të përdorimit të tij. Agjencia Evropiane e Mjekësisë (EMA) ka “filluar një shqyrtim të ilaçit antiviral oral molnupiravir” kundër COVID-19 të zhvilluar nga kompania farmaceutike Merck. Nëse ilaçi miratohet nga EMA, do të ishte trajtimi i parë për koronavirusin që nuk ka nevojë të administrohet me gjilpëra apo infuzione intravenoze. Në fillim të këtij muaji, Merck i kërkoi Administratës së Ushqimit dhe Barnave të SHBA-së që të miratojë molnupiravirin dhe pritet një vendim brenda javësh.Kompania raportoi këtë muaj se pilula përgjysmoi shtrimet në spital dhe vdekjet…
Graniti dhe Semi janë dënuar që të qëndrojnë disa orë në shtëpinë jo luksoze të ‘Big Brother Vip’. Kjo ndarje nga pjesa tjetër e grupit ka bërë që këta personazhe t’i shohim më ndryshe.Graniti gjatë qëndrimit aty është afruar më shumë me Semin dhe për herë të parë është hapur për historinë e familjes së tij. “Isha 8 vjeç kur mu ndanë prindërit. Që nga ajo moshë unë jam rritur pa prezencën e babit. Babi është martuar me gruan e dytë, e ka bërë një djalë me atë. Ka pasur momente kur e kam ndjerë shumë mungesën e tij”, i…
Jonida Vokshi dhe Besnik Krapi kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë, dhe janë bërë prindër të një vajze të quajtur Emi. Por nëse mendoni se çiftet e njohura, janë ‘të paprekshëm’ nga problemet, e keni gabim. Jonida ka treguar në emisionin “Natën me Aulonën” se dhe ata kanë patur periudhën e tyre të vështirë, ulje-ngritjet e veta, kryesisht në fillimet e tyre. “Ne e kemi nisur marrëdhënien në distancë. Akoma vazhdon, po tani është ndryshe. Ne jemi shumicën e kohës bashkë. Në fillim ka qenë në distancë edhe nuk ishte aspak e lehtë, ndonjëherë mendoja se po humbte ajo që…
Një vajzë 23-vjeçare nga Tirana ndodhet në gjendje të rëndë në spital si pasojë e një ngjarje rrugore në segmentin Plepa-Shkozet. Mjeti Volkswagen drejtohej nga 22-vjeçari E.D, banues po në Tiranë, i cili për arsye ende të paqarta ka humbur kontrollin e mjetit duke u përplasur me shpejtësi me trafikndarëset. Si pasojë e ngjarjes, u dëmtua shtetasja R.M, e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve, në gjendje të rëndë. Materialet kaluan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.
Shkatërrohet një grup kriminal me shqiptarë në Belgjikë, që merrej me prodhimin dhe shitjen e kokainës. Mediat e huaja bëjnë me dije se pas hekurave përfunduan 64 persona, të cilët thuhet se kishin në zotërim 6 laboratorë droge dhe se bënin më pas shpërndarjen me shumicë të mallit. Nga hetimet e deritanishme ka dyshime se nga këto laboratore dilte mbi 1 ton kokainë për çdo javë dhe më pas droga transportohej e shpërndahej përmes korrierëve në vende të ndryshme të BE-së, përfshi edhe Britaninë e Madhe. Gjatë kontrolleve të ushtruara në 120 banesa nga policia belge, mësohet se janë sekuestruar…