Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Me Berishën apo Bashën? Flutura Açka jep përgjigjen e prerë: Nuk e shoh si një luftë gjelash!

10:54 / October 28, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
800 0 617a5bc5bc5e4
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Përplasjet me ish-kryeministrit Sali Berisha dhe kryedemokratiti Lulzim Basha, i ka ndarë deputetët e PD-së në dy kampe.

Mes të paqartëve që nuk di ku të pozicionohet, ose të gjykojë përplasjen duket se është shkrimtarja dhe deputetja e Elbasanit Flutura Açka. E pyetur nga Fax Neës për qëndrimin e saj Znj Açka tha se ajo ende nuk e ka vendosur dhe ndoshta i duhet pak më shumë kohë. Por akademikja është e sigurtë për një gjë se Shqipëria nuk e ka luksin të krijojë konflikt me SHBA.

“Nuk e di si e shikoni ju, por për shkak të përvojës ia kam lënë të parëve në front, atyre që kanë më shumë përvojë, pasi ndoshta na duhet më shumë kohë për t’u mësuar me mjedisin në të cilin jemi. Sa i takon foltores së Berishës, unë nuk mund të komentoj shumë, sepse më duket një konflikt që lindi për një arsye ekstra-politike, ekstra demokratike.

Një konflikt që na erdhi si nga jashtë dhe është një konflikt mes liderit historik dhe atij të ri. Demokratët ende nuk janë mësuar me këtë konflikt. Do të duhet të mësohen që të shohin nëse është i drejtë. Unë akoma nuk kam vendosur. Mes personave konfuzë jam edhe unë, pra nëse është një konflikt i drejtë ose jo. Një gjë është e sigurtë ne nuk mund të bëjmë konflikt me SHBA, sidomos PD e cila ka pas një dashuri ndaj Amerikës”, tha Açka.

Pavarësisht konfliktit të egër në dukje. Akuzave dhe kundër akuzave mes Berishës dhe Bashës, Açka pohon se baza është bashkë, pavarësisht presionit për t’u pozicionuar. Duke qenë pranë bazës shpreson dhe beson që lufta mes dy liderave, atij historik dhe aktual do të marrë zgjidhje, pasi në të kundërtën edhe ajo do të ndihej e trishtuar.

“Unë mendoj se pavarësisht konfliktit që duket, por është më pak se kaq. Është një parti që me bazën e saj është bashkë. Që do të thotë se pavarësisht se duket sikur janë të detyruar të përzgjedhin mes Berishës dhe Bashës kam përshtypje që në esencë në substancë, ata e kanë zgjedhur PD.

Kjo është shumë e sigurtë që ata janë bashkë, të paktën në perceptimin tim duke qenë se jam shumë shpesh me bazën. Personalisht nuk do të më vinte mirë që PD, ti ndodhte ndonjë skizmë, për shkak të kësaj gjëje dhe unë nuk e shoh si një luftë gjelash, por mendoj që do të vijë një moment dhe do të pericipitoj.

Edhe Z. Berisha dhe Z. Basha do të gjejnë një zgjidhje mes tyre, në mos pastaj do të isha shumë e trishtuar të shihja një konflikt të kësaj natyre”, tha deputetja e PD-së.

 

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

LDK tërhiqet nga marrëveshja, Abdixhiku: Le t’i mbajë të gjitha Vetëvendosje, do votojmë Presidentin konsensual

18:26 / August 13, 2026

Rama për qëndrimin e Zelenskyt ndaj Kosovës: Ukraina gabon, por e drejta e saj për liri është e padiskutueshme

13:40 / August 13, 2026

Propozimi i PS për Territorialen, Aulon Kalaja: Është reformë elektorale

16:39 / August 12, 2026

Tërmeti në Kolumbi, MEPJ: Nuk ka raportime për shqiptarë të vdekur apo të plagosur

12:16 / August 12, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.