Shumë aristë si: Mozzik, Aurela Gaçe, Dafina Zeqiri, Arilena Ara, e shumë të tjerë, këtë vit janë fokusuar tek albumet e tyre, që duket se u kthye në ‘trend’ në muzikën shqiptare. Së fundmi, këtij ‘trendi’ i është bashkuar edhe këngëtarja Samanta Karavella. Ajo ka zbuluar se gjatë kësaj kohe ka qenë duke punuar për këtë projekt madhor. Me anë të një postimi në llogarinë e saj, ajo ka treguar se në 2022 do ta publikojë albumin me titull “Mama”. Këngëtarja nuk ka dhënë detaje të mëtejshme në lidhje me albumin por bëri me dije se ditën e stome do…
Author: tirana
Stina e dimrit shoqërohet gjithmonë me një sërë sëmundjesh të rrugëve të frymëmarrjes dhe gripi është një prej tyre. I shkaktuar nga viruset e gripit, gripi mund të diagnostikohet gjatë gjithë vitit, por rastet rriten në mënyrë drastike gjatë vjeshtës dhe dimrit. Një nga arsyet është sepse virusi mund të jetojë më gjatë në ambiente të mbyllura në dimër për shkak të ajrit më pak të lagësht. Gripi është një virus respirator shumë ngjitës që mund të përhapet nga një person te tjetri përmes pikave të frymëmarrjes të pezulluara në ajër gjatë teshtitjes ose kollitjes. Ekzistojnë katër lloje të virusit…
Graniti ishte I izoluar në Dhomën e Dënimit, për disa ditë, bashkë me r konkurrentë të tjerë pas shkeljes së rregullave në shtëpinë e “Big Brother VIP”. Ai dhe Fifi kanë qëndruar larg njëri-tjetrit gjatë kësaj kohe, dhe pas rikthimit të të dënuarve në pjesën tjetër të shtëpisë, këngëtarja ka komentuar raportin me modelin, dhe ndryshimin e tij, “Pashë një Granit komplet ndryshe, e dija që do hynte aty brenda bashkë me Semin. Mbase vërtet unë e kam ndrydhur dhe nuk po e lë të jetë vetvetja“,- tha Fifi, gjatë bisedës me Monikën, duke shtuar se më herët kishte parë…
Lëkundje të lehta tërmeti janë nderë këtë pasdite në Durrës e Tiranë.
Serbia është duke u orientuar drejt energjisë bërthamore pas disa dekadash të moratoriumit për ndërtimin e centraleve bërthamore. Drejtoria për Sigurinë Bërthamore dhe Rrezatim e Serbisë ka njoftuar se ka marrë pjesë në një stërvitje ndërkombëtare më 26 dhe 27 Tetor në Emiratet e Bashkuara Arabe. Në këtë ushtrim u simulua një aksident në termocentralin bërthamor Baraka. Stërvitja u organizua nga Agjencia Ndërkombëtare për Energji Bërthamore (IAEA) dhe Emiratet e Bashkuara Arabe. Qëllimi i saj ishte rritja e aftësisë së reagimit ndaj një aksidenti bërthamor ose radiologjik. Që nga viti 1989 në Serbi është në fuqi një moratorium për ndërtimin…
Ish-protagonistja e “Për’puthen”, Jasmina Kadriu, edhe pse nuk është më pjesë e programit vazhdon të komentohet për jetën e saj private. Së fundmi në mediat rozë, përflitet se ajo mund të jetë në një lidhje me Erik Fullanin, djalin e ish-Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullanit, pas disa detajeve të “kapura” nga ndjekësit. Gjithashtu, pak kohë më parë ajo u fotografua me Beart Rexhepin, një tjetër ish-konkurrent të “Për’puthen”, në një lokal dhe kaq mjaftoi që dyshja të përfliteshin për një lidhje dashurie. Ndaj Jasmina, ka reaguar për herë të parë pas këtyre thashethemeve, në një bisedë virtuale me…
Shija e tij zbut edhe njerëzit më tekanjozë me ushqimin. Xhenxhefili është një nga erëzat më të njohura. Është i mbushur me ushqyes dhe përbërës bioaktivë që i japin organizmit shëndet të mirë. Kjo bimë është përdorur prej më shumë se 2000 vitesh si një instrument i rëndësishëm në mjekësinë popullore të shumë qytetërimeve. Xhenxhefili forcon shëndetin e kockave dhe zbut dhimbjet e kyçeve. Por studimet ku bazohet AgroWeb.org, kanë treguar se xhenxhefili dhe shurupi i tij është shumë më efikas se antibiotikët kundër infeksioneve të stafilokokut. Shurupi i xhenxhefilit është rekomanduar kundër sëmundjeve dhe infeksioneve të çdo grupmoshe. Ai…
“Politico” shkruan se Europa është tashmë në mëshirën e valës së katërt të pandemisë së koronavirusit, pasi janë të pakta vendet në Kontinentin e Vjetër që nuk shënojnë rritje të rasteve me Covid-19. Fushata e vaksinimit është thelbësore, por nuk mjafton për të frenuar përhapjen e koronavirusit, veçanërisht në këtë vjeshtë dhe dimër, thekson Politico. Vendet që kishin hequr kryesisht kufizimet e distancës sociale gjatë verës tani po shqyrtojnë rikthimin e tyre për të frenuar rritjen e rasteve dhe shtrimeve në spital të pacientëve. “Vaksinimi “zgjidh vetëm një pjesë të problemit, jo të gjithë“, tha Hayo Zeeb, një profesor i…
Pas lojës që Monika bëri me Fifin, marrëdhënia mes aktores në raport me Semin dhe Donaldin vazhdon të jetë mjaft e tensionuar. Së fundmi, Monika gjatë bisedës me Fifin ka thënë se “Semi nuk është artiste” dhe sipas saj në repertorin e saj nuk ka më shumë se 5 këngë. “Semi nuk është ndonjë figurë! Më fal, sa këngë ka kënduar Semi?! Sa këngë ka Semi si këngëtare? Po të ketë Semi 5 këngë sa kam un gishtërinjtë e dorës, prek kokën unë”, është shprehur Monika. Videoja e shkëputur nga jetesa e banorëve dhe e publikuar nga faqja zyrtare e…
Angelina Jolie ka dhënë së fundmi një intervistë për “People” ku dhe ka folur edhe për jetën e saj si nënë e 6 fëmijëve. Aktorja ka deklaruar pa kurrfarë kompleksi se nuk është një nënë perfekte. “Nuk jam prind perfekt, në asnjë mënyrë. Çdo ditë jam më e vetëdijshme për gjithçka që nuk e bëj në mënyrë të duhur. Jam shumë e ashpër me veten, sepse shpesh e pyes veten nëse jam duke e bërë gjënë e duhur, nëse e them gjënë e duhur”, tha Jolie për revistën “People”. Ndërkohë, ajo është shprehur se fëmijët e saj kanë pasur një…
Kompozitori i njohur Flamur Shehu, 77 vjeç është shtruar në QSUT pasi gjendja e tij shëndetësore është përkeqësuar për shkak të Covid-19. Flamur Shehu është autori i më se 500 këngëve dhe babai i dj Sardit. Ai tashmë ndodhet në terapi intensive në QSUT nën kujdesin e bluzave të bardha. Fitues i çmimeve të para dhe të dyta në festivale, kompozitori Shehu mban titullin “Mjeshtër i Madh” për kontribut të shquar në fushën e muzikës e këngës së lehtë shqiptare dhe studimin e folklorit. Flamur Shehu është autor këngësh shumë i njohur. Flamur Shehu u lind në Tiranë më 28.11.1944…
Dashi Gjatë kësaj të enjte do të bëni çdo përpjekje për të zgjidhur një problem i cili ka pushtuar jetën tuaj prej shumë kohësh. Ka shumë mundësi që të largoheni nga çdo detyrim social, madje edhe ato financiare. Megjithatë duhet të dini se nxitimi nuk sjell zgjidhje të frytshme, ndërsa durimi është çelësi kryesor. Demi Kjo e enjte mund të sjellë marrjen e një vendimi të shumë menduar. Duhet të reagoni në mënyrë më të përgjegjshme ndaj situatave me të cilat ju përball jeta. Ka shumë mundësi që diçka urgjente të ndikojë në planet tuaja. Kjo ditë do të jetë…