Gjykata e Posaçme e Apelit ka shtyrë për nesër, në orën 12:00, vendimin për ankimin e bërë nga Thoma Gëllçi dhe të bashkakuzuarve kundër masës së sigurisë “arrest në burg”. Ish-Drejtori i Përgjithshëm i RTSH-së, kërkoi lehtësim të masës “arrest në burg”, me pretendimin e parrezikshmërisë shoqërore dhe pamundësinë për të dëmtuar provat. Sakaq, avokati mbrojtës i Thoma Gëllçit, Dorian Metalia deklaroi: Kjo është thjesht një hap i betejës ndaj kësaj parregullsie, për të mos mbajtur në arrest me burg një eprson që nuk ka lidhje me akuzat që i bëhen. Gëllci nuk mund të futet në garë për kreun…
Author: tirana
Florina Kaja është me origjinë shqiptare dhe e lindur në Amerikë. Ajo është nga Dibra e Madhe dhe është një ndër vajzat shqiptare që ka marrë pjesë në reality show në Amerikë me titulli “Bad Girls Club”, ku ka treguar shumë nga vetja e saj. Në këtë show Florina ka treguar që është biseksuale dhe ka qenë e martuar me një djalë shqiptar. Ajo ka treguar edhe historinë e familjes së saj ku i ati dhe xhaxhai i saj janë vrarë nga mafia.Florina është këngëtare, aktore, një show girl e njohur në Amerikë dhe me një influencë të madhe në…
Sytë e Juventus-it mbeten tek mesfushori Aurelien Tchouameni, lojtar I lindur në vitin 2000 që luan aktualisht për Monaco. Sipas “TuttoSport” , francezi është objektivi kryesor për mesfushën por për të ka dy probleme.I pari është se për talentin francez janë nga pas Real Madrid, Chelsea dhe Liverpool. Problemi i dytë është shifra e lartë që francezi mban mbi shpatulla, plotë 45 milion euro.Monaco kërkon minimalisht 45 milion euro për Tchouameni dhe kjo shifër është e lartë për Juventusin, por jo e pamundur pasi një shitje e Ramsey do të përshpejtonte situatën. Gjithësesi Juve ka menduar dhe dy alternative në…
Miratimi i rregullores së Komisionit Hetimor për 25 Prillin, u shoqërua me debate të shumta mes opozitës dhe maxhorancës ditën e sotme. Gjatë fjalës së tij në mbledhje, deputeti demokrat Ervin Salianji, propozoi që të lihen mënjanë ato që ai i quajti cic-micet proceduriale dhe të votohej rregullorja me qëllim që të niste sa më parë hetimi. Deputeti i PD-së në mënyrë ironike thumboi dhe përfaqësuesin e socialistëve në komision, Nasip Naçon, duke thënë se ai si ish-prokuror duhet ta dijë që hajduti nuk e pranon që është i tillë por ai duhet të kapet. “Kjo nuk është një çështje…
Ambasadorja Yuri Kim ka dhënë një mesazh të fortë, ku kërkon hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut përpara fundit të vitit. Ambasadorja e SHBA-ve ka ritheksuar dhe njëherë mesazhin e sekretarit amerikan të Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, njëherësh i dërguari për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar. Ambasadorja Kim publikon në “Twitter” mesazhin e tij, duke shkëputur deklaratën se angazhimi i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor mbetet i fortë dhe se SHBA mbështet hapjen e neogociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut përpara fundit të vitit, e gjithashtu nismën “Ballkani i Hapur” dhe nisma të tjera që promovojnë integrimin…
Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi ndryshe nga herët e tjera sot ka qenë e pranishme në mbledhje që kryeministri Rama organizoi me gjithë kryebashkiakët e vendit. Gjatë mbledhjes kryeministri Rama i kritikoi kryebashkiakët për menaxhimin e drejtorive të ujësjellësit. Pas përfundimit të kësaj mbledhjeje në një prononcim për mediat, Voltana Ademi iu kundërpërgjigj Ramës se në Shkodër nuk ka pasur investime dhe gjithçka që kanë bërë deri më tani është investuar nga fondi i brendshëm i bashkisë. “Unë kam detyrën që të përgjigjem për bashkinë e Shkodrës, ne ofrojmë ujë të pijshëm 24 orë në qytet, performojmë më…
Ditën e djeshme u nda nga jeta figura e njohur e PD-së në Mat Namzi Vata. Vata i diplomuar për stomatologji ushtori profesionin e tij për shumë kohë në Krastë të Martaneshit. Pas rënies së komunizmit Nazmi Vata u zgjodh për disa mandate si kryetar i Komunës së Macukullit. Për këtë humbje të madhe ka reaguar edhe ish-kryeministri Sali Berisha, i cili shkruan se ka humbur një mik të mirë. Postimi i plotë: Lamtumir miku i mire Nazmi Vata! Te dashur miq, Dr Nazmi Vata njeri nga themeluesit e Partise Demokratike te Matit dhe veprimtaret e vendosur te saj, qeveritaret…
Duke filluar nga dita e Diel, akrepat e orës do të lëvizin 60 minuta prapa, duke u kthyer në njehsimin dimëror të kohës. Në orën 03.00 të mëngjesit, akrepat do të kthehen 60 minuta prapa dhe do të tregojnë orën 02:00. Ndërrimi i orës është një procedurë që bëhet zyrtarisht me vendim qeverie, dy herë në vit, gjatë muajve Tetor dhe Mars, të Dielat e fundit të tyre. Ndryshimi i orës bëhet për shkak të kursimit të energjisë elektrike, me qëllim të shfrytëzimin më të madh të energjisë diellore. Ndërrimi i tillë i orës e ka fillesën në shekullin XVIII,…
Gjesti human i Hysenit i surprizoi të gjithë në “Për’puthen” teksa i dhuroi njërën prej makinave të tij, Nikut. Kjo dhuratë erdhi pasi ai dëgjoi historinë e trishtë të jetës së tij, që për shkak të një aksidenti ka humbur njërën këmbë. Ndërkohë, rrjeti po zien nga thashethemet se në fakt kjo makinë dikur ishte e Alvisës. Në “TikTok” qarkulluan disa imazhe ku shihet se makinën e kuqe me të njëjtën targë e ka përdorur më herët Alvisa në kohën kur ishin çift, madje ka realizuar dhe një reklamë me të. Videoja shtoi dyshimet e ndjekësve se dyshja janë akoma…
Platforma e famshme emesazheve, WhatsApp, do të ndalojë së punuari në një numër pajisjesh të hënën e ardhshme, më datën 1 nëntor. Në vijim të politikës së përditësimit të rrjetit të promovuar nga Facebook, do të jenë telefonat që përdorin një sistem operativ Android në versionin 4.0.4 ose më të hershëm ata që do të preken nga kjo lëvizje. Më poshtë po ju tregojmë një listë të telefonave ku Whatsapp s’do të funksionojë më 1 nëntor: Galaxy prirje II Galaxy SII Galaxy S3 Mini Galaxy Xcover 2 Galaxy Core Galaxy ACE 2 Lucid 2 Optimus F7 Optimus F5 Optimus L3…
Kanë rënë dakord Partia Demokratike dhe Partia Socialiste ku është miratuar rregullorja e Komisionit Hetimor për zgjedhjet e 25 Prillit. Kjo dakordësi vjen pas shumë diskutimeve mes dy partive. Rregullatorja është,propozuar nga deputeti demokrat Edmond Spaho. Rregullorja është pranuar në parim, ndërsa pritet edhe të votohet nga deputetët e opozitës dhe mazhorancës pas kthimit nga pushimi. Tonin Gogu: Jemi dakord që të marrim ne shqyrtim atë rregullore që ka firmosur zoti Spaho. Alibeaj: Të marrim një nga rregulloret e mëparshme të Komisioneve Hetimore. Pas këtyre propozimeve, komisioni votoi me shumicë rregulloren në parim, ndërsa nga deputetët socialistë u kërkua pushim.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se nuk ka ndonjë datë të caktuar të takimit me kryeministrin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi. Gjatë një prononcimi për mediat ai tha se bllokimi i boksierëve të Kosovës nga Serbia shpërfaqi fytyrën e thelbin e saj si shtet për ata që kanë pasur dilema. “Natyrisht që të gjitha këto çështje do të adresohen në Bruksel, por edhe para takimit sepse jemi në komunikim me ta përmes letrave që ua dërgojmë”, tha Kurti. Më tej ai shtoi se sa i përket takimeve të përfaqësuesve të delegacioneve ndërmjet dy shteteve në…