Kanë rënë dakord Partia Demokratike dhe Partia Socialiste ku është miratuar rregullorja e Komisionit Hetimor për zgjedhjet e 25 Prillit. Kjo dakordësi vjen pas shumë diskutimeve mes dy partive.
Rregullatorja është,propozuar nga deputeti demokrat Edmond Spaho. Rregullorja është pranuar në parim, ndërsa pritet edhe të votohet nga deputetët e opozitës dhe mazhorancës pas kthimit nga pushimi.
Tonin Gogu: Jemi dakord që të marrim ne shqyrtim atë rregullore që ka firmosur zoti Spaho.
Alibeaj: Të marrim një nga rregulloret e mëparshme të Komisioneve Hetimore.
Pas këtyre propozimeve, komisioni votoi me shumicë rregulloren në parim, ndërsa nga deputetët socialistë u kërkua pushim.
