Një aksident raportohet të ketë ndodhur mbrëmjen e sotme në Elbasan. Abcnews.al mëson se motori është përplasur me një biçikletë, në hyrje të qytetit. Për pasojë ka mbetur i lënduar një person, i cili është transportuar me urgjencë drejt spitalit për të marrë ndihmë mjekësore. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve.
Author: tirana
Partia Socialiste e Shqipërisë fitoi zgjedhjet e 25 prillit duke u bërë partia e parë në Shqipëri me 3 mandate qeverisëse rresht. Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri i ftuar në studion e Ora News me gazetaren Matilda Mcini u shpreh se mandati i tretë për PS është një risi sepse deri më sot asnjë parti nuk kam mundur të ketë 3 mandate. Sipas zotit Gjiknuri kjo do të thotë se duhet një qasje tjetër për organizimin dhe përgatitjen e PS-së për të përballuar sfidat e reja që sjell mandati i tretë. Gjiknuri: Mandati i tretë është një avantazh…
Pas 3 sezonesh, kur rasti i këngëtarit të muzikës popullore, Seit Hysa u trajtua në emisionin investigativ ‘Pa Gjurmë’ në Report TV, mbërrin një telefonatë nga një banor i fshatit ‘Vajzë‘, të qytetit të Vlorës. Pasi kishte parë publikimin e pasaportës televizive të Seit Hysës, dëshmitari pretendon se e kishte takuar 70-vjeçarin, në një stan majë kodrës, ku punonte si bari. Stafi udhëtoi drejt fshatit, ‘Vajzë’, ku u takua jo vetëm me dëshmitarin por edhe me banorë të zonës. Ata dhanë mjaft detaje të bariut anonim, informacione që përkonin dhe me të dhënat reale të të humburit Seitit Hysa. Unë…
Katër persona kanë mbetur të plagosur në Vjenë, Austri, pasi një person ka sulmuar me thikë kalimtarët e rastit. Policia “nuk e konsideron” një motiv të mundshëm politik apo fetar. Sipas mediave vendase, një 35-vjeçar austriak, ka hyrë në një restorant në Brigitenau të Vjenës ku ka sulmuar me thikë klientët, të cilët nxituan të largoheshin. Autori ka ndjekur dhe ka sulmuar pa dallim kalimtarët. Katër të plagosurit janë dërguar në spital, megjithatë nuk janë në rrezik për jetën.Sipas policisë, në momentin e arrestimit, 35-vjeçari fliste në mënyrë jo koherente.
Pallati i Kulturës “Aleksandër Moisiu” në Kavajë është trazuar pasi një qytetar kërkonte llogari nga kryeministri Edi Rama për të bijën, por hasi në kundërshtinë e të pranishmëve të tjerë. Qytetari mori mikrofonin gjatë takimit të ish-kryeministrit Sali Berisha me demokratët e Kavajës dhe tha se kishte shtatë vite pa e parë vajzën e tij me sy, por të pranishmit e tjerë e kërkuan t’i merrnin mikrofonin. Qytetari i konsideroi ata si ‘të dërguarit’ e kryeministrit Edi Rama dhe këtu situata në ambient u kthye në kaos. Pjesë nga biseda: Qytetari: Edvin Rama kam 7 vite që nuk e shikoj…
Kanë mbërritur këtë mbrëmje në Shqipëri edhe 117 mijë doza të vaksinës Pfizer. Lajmin e jep ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, e cila thekson se këto doza janë pjesë e kontratës së dytë të qeverisë shqiptare me kompaninë. Postimi i Manastirliut: Mbërritën në Shqipëri 117,000 doza të vaksinës Pfizer, pjesë e kontratës së dytë të qeverisë shqiptare me kompaninë. Deri tani kanë mbërritur në vendin tonë 2,496,960 vaksina anti COVID-19, për të vijuar pa u ndalur me vaksinimin “derë më derë”, për mbrojtjen e shëndetit dhe jetës së qytetarëve.
Ish kryeministri Sali Berisha me ne fund konfirmoi sot gjatë foltores së Kavajës se do të jetë njëri prej kandidatëve në garë për kreun e PD-së. Me sa duket ka zgjedhur kete qytet, te parin ne demokraci per te shpallur kandidaturen per kryetar i PD, duke u dhene fund te gjitha dilemave per nje nder qellimet e tij te rrezimit te Bashes. “Ftoj çdo delegat të Kavajës, çdo delegat të Kuvendit Kombëtar të firmos që të instalojmë primaret, që të rikthejmë referendumin. Të firmosë natyrisht që të hapim një garë, në të cilën garantoj që çdo njeri që do të…
As gjatë mbledhjes së ditës së djeshme nuk kanë munguar debatet mes anëtarëve të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike. Deputeti Flamur Noka, e ka akuzuar kreun e PD-së, Lulzim Basha, se po bunkerizon partinë. Ndër të tjera Noka ka shtuar se demokratët në bazë janë të përçarë për shkak të vendimarrjes së Bashës. Gjithashtu gjatë mbledhjes një vëmendje të madhe mori dhe reagimi i anëtarit të kryesisë së PD-së Tomor Alizoti, i cili kërkoi nga Basha që të mos nënvlerësojë krizën brenda PD-së. Edhe Alizoti konfirmoi situatën jooptimiste në bazë, madje ai e cilësoi PD-në si një anije të madhe…
Kur temperatura e ajrit është e ulët, është normale që duart tona të jenë të ftohta. Megjithatë, nëse duart tona janë vazhdimisht të akullta dhe nuk i ngrohim dot në asnjë mënyrë, problem mund të jetë qarkullimi i dobët i gjakut, por edhe shumë sëmundje të tjera të rënda. Ndryshimi i ngjyrës së lëkurës së duarve dhe mpirja janë një sinjal që duhet t’ju drejtojë tek mjeku. Mund të ketë shumë arsye. Mjekët rekomandojnë që, para së gjithash, të hiqni dorë nga shprehitë e këqija, siç është pirja e duhanit. Filloni të merreni me sport dhe dëgjoni rekomandimet e mjekut.…
Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. MSH bën me dije se në 24 orët e fundit janë kryer 3,559 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 650 qytetarë, në këto bashki: 252 në Tiranë, 36 në Elbasan, 35 në Fier, 27 në Shkodër, 29 në Sarandë, 21 në Durrës, Kamëz, 19 në Vlorë, Gjirokastër, 17 në Lushnje, 13 në Lezhë, Patos, 12 në Memaliaj, 11 në Krujë, Mallakastër, 10 në Vorë, 7 në Vau i Dejës, Kukës, Tropojë, Tepelenë, Pogradec, Gramsh, 6 në…
Ish-Kryeministri Sali Berisha shkoi me disa minuta vonesë në Kavajë. Në nisje të fjalës së tij, Berisha u shpreh se vonesa ishte shkaktuar pasi i kishin bllokuar rrugën dhe për këtë akuzoi drejtpërdrejtë Kryeministrin Edi Rama. Lideri historik i PD i bëri thirrje Ramës që të hiqte dorë nga këto akte të ulëta, pasi siç tha do ta ngujonte në Surrel dhe të mos ta linte të shkonte në zyrë. “Unë kam ardhur sot me vonesë tek ju sepse Edi Rama me skuthin e tij të familjes zgjodhi të më bllokojë rrugën për të më vonuar ardhjen këtu. Nga kjo…
Ish-kryeministri Sali Berisha tha nga Kavaja se demokratët do të protestojnë deri në rrëzimin e qeverisë “Rama”. Për kryedemokratin Lulzim Basha, Berisha tha se ka vendosur që të qendrojë në opozitë, pasi është peng i kryeministrit Edi Rama. Berisha tha se Edi Rama dhe pengu i tij, Lulzim Basha, kanë planifikuar dhe kanë vepruar për asgjesimin e pluralizmit. “Ish-Kryetari vepron sikundër vepronte Enver Hoxha dikur. Nuk njeh as statut, as rregulla, as pyet për strukturat e partisë dhe as për anëtarët. Ish-Kryetari në një tratativë të fshehtë po konkretizon marrëveshjen e re të turpit me Edi Ramën”, tha Berisha.