Një tentativë vjedhjeje është regjistruar mbrëmjen e sotme në qendër të Sarandës, rreth orës 20:10. Një person ende i paidentifikuar ka tentuar të grabisë një dyqan celularësh në afërsi të 15-katëshit. Hajduti ka shkuar me thikë në dorë për të vjedhur, por ka hasur në rezistencën e pronarit të dyqanit me të cilin edhe është përleshur. Pasi nuk ia ka arritur qëllimit, ai është larguar me shpejtësi nga vendngjarja. Më pas është njoftuar policia dhe po kryhen kërkime për kapjen e tij.
Author: tirana
Nëse Groningen arriri të merrte fitoren e dytë sezonale në Eredivisie këtë fundjavë, meritën kryesore e ka Cyril Ngonge i cili hapi rrugën e suksesit ndaj Alkmaar. Ndeshja u mbyll 2-0 në fakt por ajo që bëri “xhiron” në mbarë botën ishte pikërisht goli i sulmuesit belg, një perlë e vërtetë. Me krosin e ardhur nga e majta, sulmuesi bën gjuajtjen e famshme “Scorpion” duke çuar topin në rrjetë në mënyrë të jashtëzakonshme. 🌟 Moment van de Week: Wat een goal van @cyrilngonge27 ! 🦂Highlights van #groaz staan nu online: https://t.co/IJ7p07Saux#trotsvanhetnoorden pic.twitter.com/2tetfnfMg0— FC Groningen (@fcgroningen) October 25, 2021
Gazetarja Klodiana Lala ka komentuar zhvillimet e fundit në vend. Lala tha se në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur ditën e djeshme në qytetin e Fierit ku mbeti i vrarë Demir Backa, u shpreh se tashmë janë prishur ekuilibrat dhe se kjo ngjarje do të pasohet me ngjarje të tjera. Lala u shpreh se ngjarja ka të bëjë me një konflikt të ndodhur një vit më parë ku ishte e përfshirë mbesa e Backës. Sipas Lalës mbesa e tij ishte ngacmuar nga djali i një personazhi problematik në këtë qytet. “Njihej si biznesmen, konsiderohej si një nga njerëzit…
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Qafë Thanë, ku si pasojë për disa minuta është bllokuar rruga kryesore. Mësohet një autobot me naftë është përmbysur në rrugë dhe për pasojë karburanti është derdhur, duke shkaktuar një situatë të rrezikshme për përdoruesit e tjerë të rrugës. Nga ky aksident nuk raportohet për të plagosur. Ndërkohë rruga është larë me ujë nga zjarrfikësit.
Tirana ka zhbllokuar rezultatin në fundin e pjesës së parë në stadiumin “Air Albania” Pjesa e parë kishte gjithçka, mundësi, emocion dhe tension. Që në nisje të ndeshjes, tifozët hodhën flakadanë dhe ndeshja u ndërpre për pak minuta, për të rinisur më pas me vrull. Në minutat shtesë të pjesës së parë, Limaj ia doli të godasë në portë.
Autoambulancat po shtohen në oborrin e spitalit Infektiv, ku sipas mjekëve të urgjencës, paraqiten çdo ditë mesatarisht 20 pacientë. Pjesa më e madhe e pacientëve nuk janë vaksinuar, por ka nga ata që kane bërë vaksinën si dhe nuk mungojnë rastet që e kanë kaluar Covid-in. Shqetësues është fakti se tanimë pothuajse gjysma e pacientëve që shtrohen janë mosha të reja te të cilët ka pasur edhe humbje jete. Në spitalin Covid 1 janë dhe dy gra që sapo kanë sjellë në jetë foshnjat e tyre dhe po kalojnë Covid-in në gjendje të rëndë shëndetësore. Me uljen e temperaturave, situata…
Replika të forta janë shkëmbyer sot në Kuvend, mes zv.kryeministrit Arben Ahmetaj dhe nënkryetarit të PD-së Enkelejd Alibeaj. Ahmetaj u kërkoi demokratëve të votojnë në Kuvend zgjatjen e organeve të vetingut. Ndërkaq, Alibeaj e pyeti Ahmetajn se kur do të përgjigjet në SPAK për kallëzimet e opozitës. DEBATI Ahmetaj: Ajo që vë re është që edhe mazhoranca edhe opozita sjellin fakte, interpretime, shtrëmberime realiteti. Refliketimi i qeverisë ka të bëjë me reformat që prekin territore, të mëdha apo të vogla, që flasin për përpjekje për të ndryshuar realitetin. Kur doni të largoheni nga realiteti thoni po mirë pse na krahasoni…
Teksa nuk ka ende një përgjigje për vdekjen e Sergeit, Natalisë, Ekaterinës dhe Nikitës, Ministria e Drejtësisë i ka kërkuar mjekësisë ligjore të shpejtojë ekspertizën dhe të dalë në konkluzione sa më shpejt. Paraprakisht, përgjigja përjashtuese e ekspertëve është se viktimat nuk kanë ndërruar jetë nga droga, por nëse u helmuan apo jo nga avujt e klorit të hedhur në pishinën për të cilin një punonjës dëshmoi se hodhi një gotë klor pluhur në 60 tonë ujë. Por, ISHP nuk dha një përgjigje se sa ishte përqindja e tij në pishinë pasi mostrat nuk janë marrë në formën e kërkuar…
Një e afërme e familjes ka rrëfyer krimin e rëndë të ndodhur mbrëmjen e sotme në Mekat të Vlorës. Genci Koreta, 39 vjeç, pas një konflikti për motive të dobëta ka vrarë me armë gjahu xhaxhain e tij, Jorgji Koreta, 64 vjeç, e më pas veten. Jorgji Koreta raportohet se ishte një ish-oficer policie. Ndërkohë në dëshminë e të afërmes së viktimave, thuhet se nuk kishin dijeni për konflikt mes tyre. Sipas saj, ka dëgjuar britmat e nënës së Genci Koretës dhe më pas ka ardhur në vendin e ngjarjes. “Jemi kushërinj. Një fis jemi. Dëgjova dhe erdha. Dëgjova ulërimat…
Prodhimi i parasë digjitale Bitcoin po josh me mijëra persona në Shqipëri. Një fermë bitcoin është ndërtuar në një fshat pranë Tiranës dhe burimet thonë se përdor energjinë duke e vjedhur.Nëse do të faturohej do të duhet të paguajë disa miliona lekë në muaj energji elektrike. Ngritja e një fermë me Bitcoin nuk mund të bëhet pa siguruar më parë mënyrën se si të vjedhësh energjinë elektrike. Energjia elektrike nuk mund të vidhet pa bekimin e një punonjësi të OSHEE-je ose të një polici. Prodhuesit e monedhës virtuale detyrohen të vjedhin energjinë, pasi në të kundërt për shumë vite atyre…
Është ndalur loja në stadiumin Air Albania. Tifozët e Partizanit kanë hedhur flakadanë në fushë ndërkohë që tymi e ka bërë të pamundur vijimin e ndeshjes. Albitri e ka ndalur përkohësisht lojën. Tirananews.al sjell pamjet nga stadiumi.
Cikloni i fuqishëm i cili po shkakton stuhi mjaft të fuqishme lokale në Italinë jugore dhe jugperëndimore nuk pritet të arrijë në territoret tona ngase do të pengohet nga masat e fuqishme anticiklonike me origjinë nga Azoret të cilat po zhvillohen në Evropën Qendrore dhe lindore duke penguar lagështinë e Mesdheut të arrijë në trojet tona. Sipas ecurive aktuale në rajonin tonë nuk priten reshje atmosferike deri në fillim të muajit nëntor, kur mund të kemi dobësimin e masave ajrore anticiklonike dhe depërtimin e masave të lagështa ajrore ciklonike të cilat eventualisht mund të na sjellin reshje të reja atmosferike.…