Author: tirana

Dje në emisionin ‘Ftesë në 5’ u diskutua rreth deklaratës së Bebe Rexhës, e cila përmes një postimi në Instagram vinte në dukje ngjashmërinë e muzikës shqiptare me atë arabe. Të ftuarit mbajtën qëndrimet pro dhe kundër, ndërsa këngëtari Arjan Dredhasi u kap edhe me fenomenin e miliona kliklimeve të këngëve shqiptare brenda pak orësh. “Ti ke Bebe Rexhën me 23 milion klikime në këngën e fundit që e ka nxjerrë në mars, ke edhe kolegun shqiptar, mos të them emër që pardje ka nxjerrë këngën dhe i ka shkuar 23 milionë klikime. Mos beso vajzë e dashur….Po prit se…

Read More

Partia Demokratike ka dorëzuar sot në Kryësinë e Kuvendit një nismë për uljen e TVSH-së për produktet e shportës. Ishte nënkryetarja e PD-së, Jorida Tabaku ajo që dorëzoi këtë nismë, e cila parashikon që TVSH-ja të ulet nga 20% në masën 6%. Gjatë fjalës së saj para mediave, Tabaku tha se kjo ulje do të ndihmojë shtresat në nevojë. “Shumë vende të BE kanë ulur TVSH. Propozimi ynë është i thjeshtë. Qeveria thotë se është nismë populiste. Po çfarë do bëjë kjo ulje të TVSH?! Do të bëjë atë që s’ka bërë qeveria, të ndihmojë shtresat në nevojë që të…

Read More

Newcastle United dhe Juventusi janë futur në garë për anësorin e Barcelonës, Ousmane Dembele, pasi menaxheri i tij i ka kontaktuar të dy klubet. Përfaqësuesi i Francës Dembele ka marrëveshje me Barçën vetëm deri në qershor 2022 dhe është nuk ka shprehur dëshirë për ta vazhduar atë. Kjo nënkupton se Dembele është i lirë të bisedojë me klub të tjera qysh nga janari dhe të largohet falas në verë. Dembele dëshiron të largohet nga Camp Nou dhe klubi i tij i ardhshëm mund të jetë njëri mes Newcastle dhe Juventus. Raportohet se Barcelona dëshiron ta mbajë ende Dembelen, megjithatë, pasi…

Read More

Ndërprerja e energjisë gjatë mbledhjes së Komisionit të Ekonomisë, ku po shqyrtohet huaja për OSHEE-në, është shoqëruar me debate mes anëtarëve. Teksa sekretari i grupit parlamentar të PD-së, Arbi Agalliu po bënte një foto brenda sallës, ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku ka kundërshtuar këtë veprim. Ajo e ka pyetur kolegun e opozitës se pse po i bënte foto pa drita. “Kjo foto tani … është qesharake, ti nuk bën foto sepse janë në funksion mikrofonat. Nuk është etike, nuk është etike çfarë po bën. Kemi ardhur në komision për të folur për çështje konkrete e profesionale, nëse ti ke ardhur…

Read More

Debate të forta u bënë sot në Komisionin e Ligjeve teksa po diskutonin mbi gjendjen e sistemit të energjisë elektrike në vendin tonë. Deputeti i PD-së i zgjedhur në Lushnje Saimir Korreshi akuzoi për punësime politike dhe gjendje të mjerueshme të “Elektrikut” në qytetin e tij. Debati në Komisionin e Ligjeve: Saimir Korreshi: Nuk pranoj për diskutim vetëm diçka, që këtu na u tha nga drejtori i OSHEE-së na është rritur në performancë. Ka vendosur buzëkuq, por nuk është larë. Në të gjithë fshatrat e Lushnjes, një vesë shi dhe nuk ka drita, rrjeti është tejet i amortizuar. Së dyti…

Read More

Presidenti Ilir Meta ka reaguar në lidhje me ngjarjen e rëndë në Krujë, ku dhjetra qytetarë kanë përfunduar të helmuar në spital. Nga të dhënat e para ka dyshime se ata janë helmuar nga uji i pijshëm. Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, kreu i shtetit e cilëson një situatë alarmante që sipas tij duhet trajtuar me përgjegjësi e seriozitet. Mes të tjerash Meta teksa i uroi shërim të shpejtë të sëmurëve, i bëri thirrje institucioneve që të zbardhin shkakun dhe të gjejnë shkaktarët. REAGIMI I METËS Me shqetësim po përcjell helmimin në masë të banorëve të Krujës, një situatë…

Read More

Një 19-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në një aksident tragjik në Itali. Ngjarja ndodhi rreth orës 10:00 afër Venecias. Shqiptari, identiteti i të cilit nuk dihet, banonte në Arzignano. Mediat italiane raportojnë se drejtuesi i mjetit dyshohet se ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga dhe për pasojë është përplasur me një barrierë betoni. Ndonëse përplasja nuk ka qenë e fortë, 19-vjeçari ka marrë dëmtime të rënda, që i kanë kushtuar edhe jetën. Po ashtu bëhet e ditur se në makinë udhëtonin 5 persona, shokë me njëri-tjetrin, ndërsa nga hetimet paraprake dyshohet se shkak i aksidentit të jetë…

Read More

Disa orë pas vrasjes së dyfishtë të ndodhur në familjen Koreta në fshatin Mekat të Vlorës del në pah edhe dinamika paraprake e ngjarjes. Jorgji Koreta 64-vjeçari i ndjerë jetonte prej vitesh në Vlorë, por kishte tokat me ullinj në fshatin Mekat. Ditën e djeshme që ishte edhe dita e ngjarjes kishte udhëtuar nga Vlora drejtë Mekatit për t’i vjel këta ullinj së bashku me nipin e tij Gencin në tokën që ndodhej pranë shtëpisë se Genci Koretës që është edhe autori i ngjarjes. Sipas policisë motivet e krimit janë ende të paqarta, por besohet se xhaxha e nip janë…

Read More

Nga Rod Liddle Në bankinën prej druri nga ku nisej trageti për në ishullin e vogël të Utojas, qëndroi për pak kohë një obelisk i vogël rreth të cilit njerëzit vendosnin lule. “Nëse një njeri mundi të shfaqë këtë urrejtje të madhe, imagjinoni sa dashuri mund të tregojmë që të gjithë së bashku!”, shkruhej aty. Utoja gjendet në Liqenin Tirifjorden rreth 45 minuta në veri të Oslos, dhe është vendi ku “Lidhja e Rinisë së Punëtorëve” e Partisë Laburiste mbante kampingjet e saj verore. Kjo deri pasditen e korrikut 2011, kur u shfaq një burrë i quajtur Anders Breivik, i…

Read More

Gazeta greke Kathimerini Realizimi i projektit të ndërlidhjes së energjisë elektrike Greqi-Egjipt do të jetë testi vendimtar i marrëdhënieve greko-turke gjatë muajve të ardhshëm. Kablloja që do të vendoset për të lidhur elektrikisht Greqinë dhe Egjiptin do të zhvillohet në zonën që demarkohet “de facto” midis Athinës dhe Kajros që prej gushtit 2020 dhe është garanci për legjitimitetin ndërkombëtar të projektit. Problemi qëndron në faktin se nga pikëpamja turke, ndërlidhja e energjisë elektrike greko-egjiptiane do të kalojë përmes zonave të demarkuara mes Ankarasë dhe qeverisë së mëparshme të Unitetit Kombëtar Libian. Reagimet ekstreme retorike të ditëve të fundit nga ana…

Read More

Gjatë një bisede mbrëmjen e djeshme Fifi e ka pyetur troç Granitin: Pse nuk u fejuam ne? Graniti e ka marrë me të qeshura, ndërkohë që ajo e ka pyetur sërish. “Jemi shokë zemër”, i ka thënë ai. Më pas këngëtarja ka shtuar se pyetja e saj ishte në formë shakaje. View this post on Instagram A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)

Read More

Derbi i kryeqytetit ngjyroset bardheblu, me Tiranën që triumfon minimalisht 1-0 ndaj Partizanit dhe shkëputet sërish e vetme në krye të renditjes, tani me 14 pikë, tre më tepër se ndjekësit më të afërt. Në një “Air Albania” që “ziente” nga prania e më shumë se 10 mijë tifozëve, pjesa e parë prodhoi spektakël, tension, VAR, penallti dhe golin e vetëm të ndeshjes, që mban firmën e Vesel Limajt, i cili u tregua i saktë nga pika e bardhë. Nga ana tjetër, Partizani bën mirë vetëm në 15-20 minutat e para dhe nuk ia del të shmangë humbjen e dytë…

Read More