Author: tirana

Ditën e sotme në emisionin “Me zemër të hapur” u trajtua pjesa e tretë e ngjarjes tragjike ku humbi jetën Doralda Dashi. Detaje rrëqethëse dolën në dritë ditën e sotme mbi ngjarjen tragjike të vdekjes së 32-vjeçares. Gazetarja e emisionit Anila Ahmataj ishte në vendngjarje ku dëshmi të reja janë dhënë nga nëna e të ndjerës, e cila deklaroi se e bija dhunohej nga bashkëshorti edhe seksualisht! “Vajzën ai e ka dhunuar edhe seksualisht duke i kërkuar marrëdhënie seksuale me dhunë. Më kishte treguar vet vajza, kur kishte ndodhur pasi kishte shkuar te gjinekologu dhe rezultoi shtatzënë. Pronari vajzës më…

Read More

Deputetja e PD në Krujë, Merita Bakiu është shprehur se mes 370 të helmuarëve ndodhen dhe djali, motra dhe pjesëtarë të tjerë të familjes. E shqetësuar për këtë situatë të përsëritur, Bakiu thotë se duhen marrë masa pasi gjendja është bërë kritike. “Isha mbrëmë deri në orët e vona të mesnatës. Gjendja u duk sikur u stabilizua por në orët e para të mëngjesit shikojmë që gjendja përsëri është bërë kritike. Ka shumë të sëmuirë që po trajtohen në kushtet e shtëpisë. Janë prekur shumë sot moshat e treta. Njerëzit e qytetit të Krujës kanë problem se nuk po furnizohen…

Read More

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali priti sot në një takim ambasadorin e ri të Kosovës në Shqipëri, Skënder Durmishi. Spiropali bisedoi me ambasadorin Durmishi dhe Koordinatorin për zbatimin e marrëveshjeve mes dy vendeve, Gentian Sala, mbi rëndësinë që ka forcimi i bashkëpunimit në fushat prioritare mes Shqipërisë dhe Kosovës. Spiropali theksoi se, “ky bashkëpunim ka pasur dhe do ketë angazhimin e plotë të forcës tonë qeverisëse, në Kuvendin e Shqipërisë dhe qeveri, për çdo iniciativë, marrëveshje, politikë apo projekt që i shërben ardhmërisë dhe njerëzve në të dyja anët e Kombit”. “I urova mirëseardhjen ambasadorit të…

Read More

Katër persona kanë mbetur të vdekur pas përmbytjes së anijes me emigrantë në ishullin Kios në Greqi. Mes katër viktimave ishin edhe dy fëmijë të moshës 4 dhe 10-vjeç. Raportohet se anija është mbytur ndërsa emigrantët po përpiqeshin të kalonin ngushticën e Kios-Cesme dhe të kalonin në brigjet e Ishullit. Ndërkohë sipas pasagjerëve në varkë ndodheshin 27 persona, 22 prej të cilëve janë shpëtuar , ndërsa një tjetër person rezulton i zhdukur. Në operacion për shpëtimin e tyre u përfshinë dy anije të rojës bregdetare, dy helikopterë , një anije misioni e NATO-s dhe një anije lundruese. Ministri i Emigracionit…

Read More

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Tiranë, ku një grua e ndjerë e frikësuar nga bashkëshorti është hedhur nga kati i dytë. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Memo Meto”. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se në pranga ka rënë shtetasi me inicialet E. M., 33 vjeç. “Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. M., 33 vjeç, pasi në rrugën “Memo Meto”, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes, e cila është ndjerë e frikësuar dhe është hedhur nga kati i dytë i banesës. Aktualisht kjo shtetase…

Read More

Bullgaria raportoi të martën shifra rekorde të viktimave dhe të të infektuarve me Covid-19. Sipas të dhënave zyrtare, 243 persona kanë vdekur në 24 orët e fundit, ndërsa 5,863 janë infektuar.Pandemia në Bullgari, vendin me normën më të ulët të vaksinimit në Bashkimin Evropian, ka marrë gjithsej 23,316 jetë njerëzish. Vetëm 24 për qind e popullsisë së rritur bullgare është vaksinuar plotësisht, krahasuar me mesataren e BE-së prej 74 për qind. Vaksinimi ka nisur të rritet qysh të enjten e kaluar, kur autoritetet kanë kufizuar qasjen në restorante, kinema dhe palestra vetëm për ata që janë vaksinuar kundër koronavirusit, janë…

Read More

Java që ka nisur ka nevojë për vëmendje të veçantë, pasi nuk do të mungojnë luhatjet e humorit dhe ulje-ngritjet psikologjike. Sidoqoftë, është e nevojshme të ruhet ekuilibri i brendshëm. Cilat shenja të horoskopit do t’i lënë mënjanë të tjerët dhe do të përqendrohen te vetja? Demi: Kërkoni konfirmim tek ju Mos kërkoni konfirmim diku tjetër. Shikoni brenda vetes. Intensiteti nuk ju lejon të mendoni qartë, pasi katrori i Afërditës nga Shigjetari te Peshqit shtrembëron realitetin. Mos harroni se ju jeni shefi juaj dhe kjo është ajo që duhet të festoni. Akrepi: Përqendrohuni te pjekuria juaj Stina juaj e ditëlindjes…

Read More

Një 43-vjeçar i kërkuar në Itali për trafik droge është arrestuar në Tiranë. F. Rr. 43 vjeç, banues në Tiranë pas arrestimit pritet që të dorëzohet te autoritetet italiane për të vuajtur dënimin. Gjykata e Genova-s ka lëshuar urdhrin e arrestit ndërkombëtar për veprën penale “Trafik i drogës”, parashikuar nga Kodi Penal Italian. Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijojnë procedurat për ekstradimin drejt Italisë.

Read More

Teksa po konsumonin darkën mbrëmjen e djeshme banorët e ‘Big Brother VIP’ nuk iu ndanë pyetjeve provokuese. Mirqëpo Beniada ishte ajo që i surprizoi të gjithë me përgjigjen e saj. Ajo ka treguar se për të përfituar shifrën e 100.000 eurosh është në gjendje të shëtisë nudo nëpër qytetin e Tiranës. ‘’Çfarë do bëje për 200.000 euro?”,- e pyeti Donaldi-Beniadën. ‘’Për 200.000 euro?? Unë kam bërë gjithë ato gjëra edhe për më pak se sa kaq. Unë për 100.000 euro mund të dal nudo të shëtis nëpër Tiranë’’,- u përgjigj Beniada.

Read More

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka reaguar lidhur me rritjen e çmimeve të produkteve ushqimore në Kosovë. Kurti më anë të një shkrimi në Facebook, ka theksuar se rritja e këtyre çmimeve është e ndikuar botërisht, gjë që po ndikon në rritjen e tyre edhe në Kosovë. Ai tregon se ditët në vijim do të ketë paketë masash për të ndihmuar qytetarët. “Kosova, sikurse e gjithë bota, i është ekspozuar një inflacioni që kryesisht vjen si rezultat i katër faktorëve: shkëputjes së zinxhirit të furnizimeve për shkak të pandemisë, rikthimit të konsumit global më shpejt sesa që mund të përshtatej…

Read More

Ditën e djeshme ka hyrë në fuqi gjithashtu edhe urdhri i përbashkët i tre ministrive që miraton rregulloren “Për standardet e ushqimit në mjediset e institucioneve arsimore parauniversitare”. Kjo Rregullore synon të rregullojë në mënyrë të unifikuar standardet e ofrimit të ushqimit në institucionet arsimore dhe, për këtë arsye, përfshin edhe listën e ushqimeve të lejuara dhe atyre të ndaluara. Kërkesat dhe rregullat e Rregullores do të zbatohen në çdo rast të ofrimit të ushqimit në institucionet arsimore, pavarësisht frekuencës e masës së ushqimit të ofruar ose mënyrës së realizimit, nëse përgatitet në mensën e institucionit arsimor parauniversitar. Rregullat që…

Read More

Në projektbuxhetin e vitit të ardhshëm, Në fushën e mbrojtjes sociale janë parashikuar 4 prioritete. Në listën e prioriteteve është rritja e numrit të përfituesve të ndihmës ekonomike, punësimi i personave që vijnë nga grupet e pafavorizuara dhe krijimi i fondit social. – Numri i familjeve dhe individëve në nevojë që pritet të përfitojnë nga skema e ndihmës ekonomike parashikohet të jetë mesatarisht 66 mijë përfitues në vit përgjatë periudhën 2022-2024. -Numri i përfituesve nga PAK dhe kujdestarëve të tyre parashikohet të shkojë nga 167 mijë në vitin 2022 në 174 mijë në vitin 2024. -Mbështetja e personave nga grupet …

Read More