Duke qenë se Shqipëria ka miratuar edhe dozën e tretë të vaksinimit, epidemiologu Ilir Alimehmeti, thotë se për të marrë dozën e tretë varet nga në sërë faktorësh, siç janë nevoja për ta marrë, ecuria e sëmundje, në çfarë forme e kanë kaluar virusin, etj. “Nuk po flasim për popullatën skeptike, por duhet marrë parasysh se sa i përket dozës së tretë, jo të gjithë njerëzit e kanë seriozisht nevojën, duhet marrë parasysh disa elemente, sesa janë të sëmurë, si e kanë kaluar covidin. Sidomos moshat mbi 65 vjeç, të cilët kanë pak muaj që e kanë marrë dozën e…
Author: tirana
Pas shumë mundimesh, Britney Spears siguroi më herët një fitore të madhe në përpjekjen e saj të vazhdueshme për të larguar kujdestarinë 13-vjeçare dhe gjykata vendosi që babai i saj, Jamie P. Spears, të pezullohet menjëherë. “Largimi është në interesin më të mirë të Britney Spears”, tha gjykatësja. “Situata aktuale nuk është e qëndrueshme”, shtoi ajo Gjykatësja gjithashtu urdhëroi që kontrolli i të gjitha aseteve të Spears t’i kalohej një kujdestari të përkohshëm të caktuar nga gjykata – një kontabilist publik i certifikuar i quajtur, John Zabel. Plagët e së shkuarës është e vështirë që të rikuperohen dhe Britney po…
Ja ku jemi, në vigjilje të së mërkurës dhe po vijojnë edhe këto ditët e fundit të tetorit. Shpresojmë sa më mirë! Jeni kuriozë se çfarë kanë rezervuar yjet për ju? Si do të shkojë atmosfera në punë? Le të zbulojmë gjithçka me parashikimet nga astrologu i njohur Paolo Fox! Dashi: Në dashuri, këtë të mërkurë jo gjithçka shkon ashtu siç do të dëshironit. Ju dëshironi të testoni partnerin/en për të parë se si reagon. Në punë, është më mirë të mos ecni me ngut, bëni edhe pak durim dhe kini kujdes në çështjet që lidhen me financat! Demi: Pushtime…
Njohja e patentave shqiptare në Gjermani është në fazën e fundit të miratimit në dhomën e landeve të Gjermanisë. Kjo u bë e dikur nga Rama gjatë një replikimi që i ka bërë një qytetari që kishte komentuar në një postim për mjediset e reja të DPSHTRR në Fushë Prezë. “Më mirë të ishin të shkatërruara nga jashtë dhe të forta nga brenda, sesa kështu, ku u bëni ambiente luksoze, por të mbyt korrupsioni, injoranca, militantizmi e nepotizmi. Gjithsesi ti vazhdo t’u japësh ushqim shpirtëror kokëbosheve që të ndjekin. Në fund të fundit nuk ke shumë faj. Ata që të…
Teksa kanë kaluar disa ditë që nga nisja e “Big Brother Vip”, duket se në spektaklin që do të transmetohet mbrëmjen e sotme do të ketë hyrje të reja. Pritet që do të jenë 2 emra të njohur të tjerë që do t’i bashkohen shtëpisë. Një ndër banoret që përflitet se do të jetë pjesë e “BBV” është këngëtarja Beatrix Ramosaj, e cila në fillim të tetorit ka qenë duke u përballur me COVID-19. Po ashtu fashion-blogerja, Sarah Berisha do të futet në ‘Big Brother VIP’. Ajo është mjaft aktive në rrjetet e saj sociale, ku paraqet stilin e saj…
Rreth 150 persona janë arrestuar në një operacion global kundër trafikimit në “rrjetin e errët” në internet, një nga operacionet më të mëdha të kryera ndonjëherë në Internetin e Errët, njoftoi sot forca policore evropiane Europol me qendër në Hagë. Gjatë operacionit të quajtur “DarkHunTOR” u sekuestruan miliona euro, Bitcoin, drogë dhe armë. Operacioni “përfshiu një numër aksionesh të veçanta në Australi, Bullgari, Francë, Gjermani, Itali, Holandë, Zvicër, Britani dhe Shtetet e Bashkuara”, tha Europol. Në SHBA , rreth 65 persona u arrestuan në këtë operacion, i cili lejoi, ndër të tjera, 47 arrestime në Gjermani, 24 në Britani, 4…
Është zbardhur dëshmia e vajzës së biznesmenit Nazmi Çangu që ra pre e grabitjes dhe dhunimit nga persona të armatosur. Vajza e biznesmenit ka deklaruar para grupit hetimor se njëri prej autorëve ishte pa maskë. Ajo ka mundur ta dallojë atë. “Rreth orës 02:00 dëgjova babin të bërtiste dhe rënkonte, por mendova se ishte sëmurë. Hapa derën dhe aty pashë një person të gjatë, të armatosur, që më tha “pusho”. Ai u fut në dhomë ku ndodhesha me shoqen time e vëllain e mitur. Na mori telefonat dhe i mbante në dorë. Ai thirri një tjetër person që ndodhej në…
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri, i shoqëruar nga Sekretari Organizativ, Blendi Klosi dhe Sekretari për Digjitalizimin, Etjen Xhafaj, zhvilluan gjatë ditës së sotme një mbledhje me kryetarët e partisë në të 61 bashkitë e vendit. Fokusi kryesor i këtij takimi ishte ecuria e procesit të analizës postzgjedhore, si dhe procesi i regjistrit të anëtarësisë. Gjatë fjalës së tij pas përfundimit të takimit Gjiknuri u shpreh se: “Patëm rastin të mbledhim të gjithë drejtuesit e Partisë Socialiste në të gjitha Bashkitë. Ishte një analizë në lidhje me ecurinë e procesit të analizës post-zgjedhore dhe njëkohësisht edhe ecurisë së…
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Malësinë e Madhe, ku 26-vjeçari A. Kurtulaj ka ushtruar dhunë ndaj babai të tij për t’i dhënë më shumë para. Përveç dhunës psikologjike të ushtruar ndaj të atit, K. Kurtulaj, Arbeni i ka shkaktuar edhe dëmtime pronës së tij. “Ai mund të jetë aset për PD-në, por jo lider”, Evi Kokalari shpërthen ndaj deputetit demokrat: Shumë ma kishin lavdëruar, ama… Ndaj A. Kurtulajt, rëndon akuza e “Dhuna në familje”, “Shkatërrim i pronës” dhe “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, ndërsa materiale i kanë kaluar Prokurorisë Pranë Gjykatës së…
Evidentohen 25 raste të vjedhjes së energjisë elektrike, ndërsa në pranga janë arrestuar 5 persona.Ndërkohë, ka nisur procedimi për 13 shtetas dhe u shpallën në kërkim 2 shtetas të tjerë. “Në përfundim të veprimeve hetimore, shërbimet e Policisë kanë proceduar shtetasit që kishin bërë lidhje të paligjshme të energjisë elektrike ose kishin ndërhyrë në matësit elektrikë në banesa apo ambiente të tjera, me qëllim për të vjedhur energjinë elektrike, konkretisht: DVP Vlorë/Nga specialistët e Seksionit të Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë u shpall në kërkim shtetasi E. A., pasi në pallatin në pronësi të tij janë konstatuar…
Ekzistojnë disa fraza që nuk duhet t’ua thoni kurrë disa personave specifikë. Për këtë ju vjen në ndihmë, kush tjetër veçse horoskopi. Dashi – “Ti nuk je kurrë i përpiktë” – Dashi është një shenjë dinamike, e cila bën një mijë gjëra në një ditë dhe në mënyrë të pashmangshme, nuk është kurrë e përpiktë. Demi – “Të tradhtova” – Demi është një shenjë shumë besnike, i cili dëshiron të respektohet nga njerëzit që ai do. Të dijë që është tradhtuar, ai do të çmendet. Binjakët – “Ti nuk je i këndshëm ” – Binjakët janë diellorë, të drejtpërdrejtë dhe…
Kancelari i ri i pritshëm i Gjermanisë, Olaf Scholz pritet të ketë një makinë të re në dispozicion, pas ardhjes në krye të vendit. Mercedes S680 Guard do të jetë “mjeti” i tij i ri që ai do të përdorë për lëvizjet e tij. Makina e blinduar është jo vetëm luksoze nga brenda, por është një prej mjeteve më të sigurta dhe më të fuqishme që ka prodhuar ndonjëherë Mercedes. Makina ka 12 cilindra dhe 680 kuaj fuqi. Kompania thotë se qëllimi i makinës është që kancelari të mbijetojë 30 sekondat e para të çdo sulmi të mundshëm dhe të…