Analisti Roland Lami është arrestuar pasi duke drejtuar mjetin e tij në gjendje të dehur ka humburi kontrollin dhe është përplasur me derën e një biznesi. Pas ngjarjes analisti është arrestuar nga specialistët e Qarkullimit Rrugor të Tiranës. Roland Lami, 48 vjeç, është i njohur në botën e medias, pasi është pedagog, profesor i shkencave politike dhe analistë. Gjithashtu, ai ka botuar me dhjetëra artikuj në revista shkencore brenda dhe jashtë vendit.
Author: tirana
Nga Hasan Bello Shekulli i XVIII-XIX-të për shkak të revolucioneve dhe dekompozimit të strukturave të vjetra shoqërore, për shumë vende europiane dhe vetë Perandorinë Osmane do të shoqërohet me krijimin e organizatave të fshehta. Qëllimi i tyre ishte lufta kundër absolutizmit dhe klerikalizmit, të cilët konsideroheshin si pengesë kryesore për shekullarizimin, ndryshimin e regjimeve politike dhe krijimin e shteteve kombëtare. Një nga këto organizata sekrete do të jetë edhe lëvizja masonike, e cila do të krijoi celulat e saj, sipas një rregulloreje strikt për çdo anëtar. Në vende të ndryshme të botës, pjesë e lozhave masonike kanë qenë personalitete të…
Armando Broja nuk njeh limite. Sulmuesi i Kombëtares Shqiptare, pjesë e Southamptonit, realizoi golin e dytë në sfidën e dytë si titullar në elitën futbollit anglez. 20-vjeçari tundi rrjetën në minutën e 50-të të sfidës ndaj Burnley-t, duke përfituar nga një gabim i mbrojtjes, për t’i dhënë avantazhin e përkohshëm 2-1 ekipit të tij. Një finalizim që na kujton golin që i tha fitoren Shqipërisë në Hungari. Pasi mori topin në qendër, mori një pozicion të prirët dhe shkarkoi të djathtën, duke befasuar portierin mik. Duhet kujtuar që në pjesën e parë Broja pati një mundësi realizimi, por nuk gjeti…
Gjatë konferencës së përbashkët me homologun e tij egjiptian Moustafa Madbouly, kryeministri Edi Rama tha se ka marrë premtimin për të vendosur linjën ajrore të drejtpërdrejtë Kairo-Tiranë. Ai tha se kjo gjë do të ndihmojë shumë shqiptarë që duan të bëjnë pushime në Egjipt. “Shifrat e tregtisë janë modeste ndërkohë që kemi potencial. Marr me vete premtimin për të vendosur linjën e drejtpërdrejtë Kairo-Tiranë. Nga pala jonë avionët nuk do të jenë kurrë bosh. Do të ndihmojë shumë shqiptarë që duan të bëjnë pushimet këtu. Dua t’ju falenderoj dhe dua ta përmbyll me dëshirën që ajo çka është tipari më…
Për të parën herë në pothuajse 30 vjet, forcat tokësore japoneze janë përfshirë në një stërvitje ushtarake gjigante, të cilën CNN e përshkruan si “përgatitje për një konflikt të mundshëm”. Që prej mesit të shtatorit, 100.000 vetë personel, 20.000 automjete dhe 120 avionë po marrin pjesë në manovrat e shtrira në zona të ndryshme të vendit. Fokusi i tyre është gatishmëria operative, thotë gjiganti mediatik. Këto vitet e fundit, rajoni i Indo-Paqësorit është kthyer në një vatër të nxehtë tensionesh, dhe zyrtarë ushtarakë thonë se kushtet e sigurisë rreth e qark Japonisë, janë në nivelin më të keq që prej…
Një nga mediat më të njohura serbe, “Danas” raportoi se djali i Aleksandër Vuçiç, Danilo, bashkë me një grup personash të tjerë i kanë dhuruar një shumë të madhe parash, një makinë dhe një shtëpi një personi të dënuar për krime lufte, i cili ka kryer dënimin në Kroaci e pas lirimit, është kthyer në Beograd. Ky raportim, sipas Express, ka bërë që dhe vetë Danas të vihet në shënjestër të autoriteteve serbe. “Kur nuk e godasin dot Vuçiçin, përmendin djalin e tij. E takova Danilon kur më priti si pjesë e delegacionit pas përfundimit të një dënimi 13 vjeçar.…
Presidenti Ilir Meta ka publikuar në rrjete sociale një video nga një dasmë shqiptare në zonën e Nikaj-Mërtur ne Tropoje! Nën ritmet e muzikës popullore, ai i uron trashëgime çiftit Monda dhe Marku teksa përshëndet qytetarët për një javë të mbarë. Postimi i Ilir Metës: Ju uroj një fundjavë të mbarë me këtë atmosferë festive, sot nga një dasmë e jashtëzakonshme e një familje patriotike të Nikaj-Mërtur! Të trashëgohen Monda dhe Marku! Të gëzohen dhe të shtohen shqiptarët kudo! Me të njëjtin urim ka postuar dhe bashkëshortja e Kreut të Shtetit, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi. Ajo ka postuar një…
Shporta e konsumatorit në Kosovë ka pësuar ndjeshëm rritje të çmimit. Çmimet e produkteve esenciale kanë shënuar rritje për 4.9 përqind në shtatorit e këtij viti krahasim me shtatorin e vitit 2020. Qytetarët tregojnë se produktet me rritje më të lartë janë vajrat, buka e prodhimet e qumështit. Derisa çmimet rriten, Kosova vazhdon të jetë vendit me të ardhurat më të ulëta për kokë banori, sipas raportit të fundit të Bankës Botërore për vendet e Ballkanit Perëndimor. ”Këtu janë më shtrenjtë se në Gjermani. Çfarë të ardhrua kemi ne këtu dhe çfarë ata atje”, shprehet një qytetar. Në Agjencinë e…
Kryeministri Edi Rama ndodhet për një vizitë në Egjipt, ku është takuar me homologun e tij egjiptian Moustafa Madbouly, me të cilin ka nënshkruar 3 marrëveshje të rëndësishme. Madbouly: Në takimin tonë së bashku sot diskutuam mënyra për të rritur, për të forcuar marrëdhëniet mes kombeve tona dhe diskutimet tona u përqendruan në fusha të ndryshme përfshirë turizmin, energjinë, tregtinë dhe kulturën. Gjithashtu shkëmbyem edhe pikëpamje për çështje ndërkombëtare, diskutuam dhe mbledhjen e seancës së parë të Komitetit për bashkëpunim teknik shkencor e kulturor që do të bëhet në kryeqytetin Tiranë muajin tjetër. Jam besimplotë se ky takim do të…
Ankaraja nuk e priti mirë kërkesën e ndërkombëtarëve për lirimin e një lideri të shoqërisë civile, ndaj pasi ka thirrur për shpjegime ambasadorët e 10 vendeve perëndimore, përfshirë atë të Gjermanisë dhe Shteteve të Bashkuara, ka vendosur t’i shpallë “Persona non grata”. Do të shpallen si persona të padëshiruar 10 ambasadorët perëndimorë në Turqi, të Shteteve të Bashkuara, Francës, Gjermanisë, Kanadasë, Finlandës, Danimarkës, Holandës, Zelandës së Re, Norvegjisë dhe Suedisë. Lajmin e ka bërë me dije vetë presidenti turk Erdogan. Ata kishin nënshkruar apelin për lirimin e filantropistit anti-Erdogan Osman Kavala, i arrestuar prej mbi 4 vitesh. Kavala ndodhet në…
Pas shtatë vitesh nga reforma territoriale administrative që e përqendroi qeverisjen vendore në 61 bashki dhe 12 qarqe, sot Partia Demokratike, që në atë kohë e bojkoti, kërkon një hartë të re territoriale. Kur ende socialistët dhe demokratët nuk janë ulur për të diskutuar propozimet dhe nëse ato do të shkojnë deri në ndryshimin e kushtetutës, ekspertët kërkojnë që ajo të mos përkthehet në një reformë që përllogarit përfitimin në vota po në funksion të cilësisë së shërbimeve ndaj qytetarëve. Për Shutinën dhe Haxhimihalin, i pazgjidhur mbetet roli që duhet të ketë niveli i dytë i qeverisjes, qarqet. Korrigjimin e…
Gazetari Robert Papa në lidhje me shpalljen non grata të Berishës deklaroi se lobingjet janë të fuqishme në SHBA. Ai u shpreh se dosjen e ish-kryeministrit Berisha e ka bërë Delina Fico. Më tej Papa deklaroi se segmente të caktuara kanë ndikuar për ti lehtësuar qëndrimin në pushtet Ramës. Sipas autorit të librit është Delina Fico. Amerikanët nuk i duan shtetasit që shajnë vendasit e tyre.