Për kreun e Partisë Demokristiane Nard Ndoka, ish-kryeministrit Berisha nuk i prishet asnjë punë për faktin se është “non grata” nga Shtetet e Bashkuara, pasi sipas tij ish-lideri historik i PD-së ka qenë disa herë atje për ta vizituar. Ndërkohë sipas Ndokës, në qoftë se do të kishte probleme ligjore të Berishës, dosja mund të vinte nga SHBA në SPAK për tu gjykuar. Ndoka ka theksuar po ashtu se përderisa nuk ka sot një vendim të gjyqësorit, çdo njeri nuk mund të pengohet në aktivitetin e tij politik. “Zoti Berisha është një politikan, deputet i Kuvendit të Shqipërisë, është lideri…
Author: tirana
Të shtëna me armë janë raportuar në qytetin e Fierit, ku raportohet për një të plagosur. Një ambulancë dhe policia ka shkuar në vendin e ngjarjes. Ngjarja ka ndodhur ne nje lokal, por ende nuk dihen detaje te tjera.
Teksa ndodhet për vizitë në Egjipt, kryeministri Edi Rama ka vizituar xhaminë dhe varrin e Muhamed Aliut, shqiptari që admirohet si babai i shtetit modern egjiptian. Gjatë vizitës ai u shoqërua nga kabineti qeveritar dhe nga homologu i tij Moustafa Madbouly. “Njihet si fortesa e Muhamed Aliut. Ai ishte shqiptar dhe e konsiderojmë themeluesin e Egjiptit të ri. Xhamia është ndërtuar në kujtim të Osman Pashës, djalit të tij. Xhamia është me të njëjtin stil me atë të xhamive otomane. Arkitetkti i kësaj xhamie është nga Stambolli. Ky ndërtim është një shkëmbim influencash nga Turqia në kohën otomane. Xhamia është…
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani shkruan në rrjetet sociale se Lulzim Basha ka vendosur një tjetër rekord në politikë. Në një status në rrjetet sociale, Manjani thekson se Basha thirret vazhdimisht në Prokurori dhe jo vetëm në atë vendase. Sipas tij, Basha është i vetmi që e thërrasin edhe prokuroritë e huaja. Postimi i plotë: Edhe prokuroria Belge e paska thirrur për të dëshmuar?!Ja dhe një rekord tjetër që vendos në politikë neokomunisti Lulzim. Thirret rregullisht në prokurori, jo vetëm vendase.Si ka mundësi që vetëm këtë thërrasin prokuroritë e huaja?!Por Ai nuk shkon se është kryetar partie.E thotë pastaj se…
Ministria e Shëndetësisë njofton se 7 persona të tjerë kanë humbur jetën nga koronavirusi, ndërkohë që rastet e reja me Covid-19 janë 629, nga 4249 testime të kryera. Por shume shqetësues është fakti se koronavirusi vijon t’u marrë jetën edhe të rinjve. Kjo pasi mes 7 viktimave të raportuara sot, është edhe një vajzë vetëm 27 vjeçe. “Sa i përket rasteve fatale, nuk mundën që t’i shpëtojnë sëmundjes 7 qytetarë: një qytetare nga Saranda 27 vjeçe, katër qytetarë nga Tirana të moshave 44-80 vjeç, një qytetar nga Librazhdi 62 vjeç, një qytetare nga Berati 82 vjeçe”, njoftoi ministria. Autoritetet kanë bërë…
Armando Broja arriti sot të shënonte golin e tij të dytë në Premier Ligë, në të dytën ndeshje radhazi si titullar. Një arritje e veçantë për sulmuesin shqiptar i cili po merr gjithnjë e më shumë vlerësime për atë që po jep në fushë e lojës. Në statistikat e përgatitura nga SOFASCORE, rreth paraqitje së Brojës në ndeshjen që Sauthempton barazoi 2-2 me Bërnlin, bie në sy si sulmuesi shqiptar është vlerësuar me notën 7 për atë që ka bërë në fushën e lojës, duke qenë rrezik konstant në zonën kundërshtare, por shpesh edhe vendimtar për të ndihmuar ekipin të…
Rreth orës 18:40, në aksin rrugorë Krujë-Fushë Krujë, shtetasi F. M., duke drejtuar motomjetin ka humbur kontrollin dhe ka dalë jashtë rruge.Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe pasagjerja, (vajza) shtetësja N. M., të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet ne vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave te aksidentit.
Një video që ironizon zhvillimet në Partinë Demokratike pas përjashtimit të Sali Berishës nga Lulzim Basha, ka nisur të qarkullojë dhe të përhapet me shpejtësi në rrjetet sociale. Videoja shpjegon prapaskenat dhe qëllimin e maskuar të ‘Foltores’ së Sali Berishës, një mënyrë të veçantë, përmes ironisë dhe paralelizmit. Protagonist i videos është Sali Berisha, i cili në rastin konkret krahasohet me Adolf Hitlerin. Videoja epike nis me një ‘raportim të gjeneralëve’ para Berishës, sipas të cilëve Kimetja (ambasadorja amerikane Yuri Kim) nuk po ‘dorëzohet’ për ta hequr nga lista e zezë, pavarësisht presionit me ‘Foltoren’. Ata ‘propozojnë’ hapjen e disa…
Me hyrjen e Donaldit në shtëpinë e Big Brother, Romeo kishte bërë një postim ku shprehej se gjysma e tij e kishte lënë vetëm. “Prej këtij plehrës unë jam vetëm sot, shpirti vëllait ti e di që më ke gjithmonë aty me ty me gjithë energjinë time”. Por ajo ç’ka na kishte shpëtuar ishte pikërisht komenti i Genës ku shkruante: “Bro mos u mërzit se do ta plotësoj unë gjysmën tjetër, më ke mua tani, ai ka Sabianin”. Rikujtojmë se Sabiani dhe Gena gjithmonë kanë bërë batuta në rrjet duke i quajtur vëllezër për shkak të kacurrelave. E pra mesa…
Takimi i Bora Zemanit me Donald Veshajn, përqafimet dhe puthja e tyre brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri kanë nxitur reagime të shumta. Para se të vinte ky moment, Donaldi ka përmendur shpesh herë Borën gjatë bisedave me banorët e tjerë duke treguar historinë e tyre të dashurisë. Një detaj që nuk ishte vënë re ishte llastiku që mbante në dorë. Në fotografitë e Bora Zemanit duket se ajo mban një të ngjashëm, gjë që nxit spekulimet se Donaldi mban me vete llastikun e saj, si për ta patur gjithmonë me vete. Gjatë bisedave me banorët në shtëpinë e…
Nënkryetari i PD-së, Alfred Rushaj ka folur për propozimet e demokratëve për ndryshime kushtetuese. Gjithashtu ka komentuar akuzat për “pazare” mes opozitës dhe mazhorancës. Ai tha për “Kjo javë” se ka përpjekje që çdo lloj diskutimi të shihet si ‘pazar i poshtër’, duke i mohuar akuzat. Nënkryetari u shpreh se dakordësia për disa rregulla loje nuk mund të konsiderohet pazar. Sipas tij, nuk duhet të ishte problem që një propozim i opozitës të kalonte pa votat e nevojshme. Rushaj ka shtuar se mazhoranca nuk e dëshiron zgjatjen e organeve të vetingut. “Gjithmonë ka përpjekje për të parë çdo lloj diskutimi…
Modelja Beniada Nishani, e njohur në showbiz si mbesa e ish-Presidentit Bujar Nishani, është vënë me shpatulla pas murit nga banorët e “Big Brother VIP”, të cilët i kanë kërkuar të tregojë nëse e tërheqin femrat seksualisht dhe nëse ka puthur ndonjëherë ndonjë femër. Beniada nuk u tregua shumë e qartë në përgjigjen e saj, ndërkohë që komentuesit nuk kanë munguar me etiketimet “lesbike”, nisur nga disa foto intime nudo që qarkullojnë në internet me mikeshën e saj të ngushtë, një modele e “Playboy”, Ines Trocchia. Por si qëndron e vërteta e kësaj historie dhe miqësisë së dyshimtë me mikeshën…