Biznesmeni Nazmi Çangu ka treguar dhunën e ushtruar nga grabitësit, të cilët i mësynë me forcë në shtëpi dhe i grabitën prej aty një shumë të madhe lekësh dhe sende me vlerë. Ai tregoi se si ishte torturuar nga grabitësit, të cilët i kishin prerë dhe një gisht, pasi kërkonin çelësin e kasafortës. “Më gjuajti me kauçuku poshtë gushës. I thashë ç’a policie jeni?! Më goditën! Më gjuajtën sa deshën. Aty u përlesha me dy persona. Më kanë prerë gishtin me gërshërë. Kërkonin celësat e kasafortës. Kam bërtitur. Kisha dhe fëmijët brenda.Më lidhën edhe me fasheta të zeza. Aty i…
Author: tirana
Grabitet një banesë në Nikël të Krujës. Mësohet se pre e grabitësve ka rënë biznesmeni Nazmi Çangu, baba i 4 fëmijëve 3 vajzave dhe një djali. Mësohet se kanë qenë rreth 10 vetë të armatosur e me maska që kanë kryer grabitjen, kanë torturuar dhe lidhur me fasheta kryefamiljarin. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në Nikel rreth orës 1 të natës. Familja ka qenë për darkë tek një mik dhe janë kthyer rreth orës 23:00 në banesë. Rreth orës 1 të natës një grup prej 10 personash me armë e maska i ka hyrë në banesë. Familjarët i kanë…
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar ditën e sotme një takim me kryeparlamentarin e Egjiptit, Hanafy El Gebaly. Takimi në fjalë vjen në ditën e dytë të vizitës së tij zyrtare. Kreu i qeverisë shqiptare bisedoi me Hanafy El Gebaly në lidhje me forcimin e bashkëpunimit mes dy vendeve. Kujtojmë se dje Rama takoi homologun e tij egjiptian. Qeveria shqiptare nënshkroi dje tre marrëveshje që kanë të bëjnë me bashkëpunimin e dy vendeve në fushat e sigurisë dhe të kulturës. Rama tha dje se së shpejti do të kemi një linjë të re të përbashkët Kairo-Tiranë.
Makina e gjetur e djegur me të cilën u krye atentati ndaj Demir Backës mbrëmjen e së shtunës në Fier ka qenë me targa të Kosovës. Grupi hetimor po verifikon nëse targat janë reale apo false dhe nëse janë reale do të verifikohet se kur ka hyrë ky automjet në Shqipëri dhe në pronësi të kujt është, raporton BW. Gjithashtu po punohet për të zbuluar numrin e personave që kanë marrë pjesë në atentat dhe nëse kanë pasur të tjerë ndihmës në krim. Në makinën e djegur në vendin e quajtur Daullas në Bay-pass e cila ishte e tipit ‘C…
Instituti Robert Koch në Gjermani ka publikuar listën më të re të vendeve të rrezikuara. Prej sot, Kosova më nuk është në këtë listë. Instituti Robert Koch ka hartuar listën më të re të vendeve të rrezikuara nga virusi Corona. Nga kjo listë prej sot (24. 10. 2021) janë hequr Kosova, Iraku, Hondurasi dhe Kenia. Ndërsa si vende të rrezikuara janë shpallur Kroacia, Bullgaria, Kameruni, Kongo dhe Singapori. Udhëtimet pa teste dhe karantinim Prej sot udhëtarët që nisen nga Kosova për Gjermani nuk kanë më nevojë për teste dhe karantinim. Teste duhet të kenë vetëm udhëtarët me avion, të cilët…
Bora Zemani dhe Donald Veshaj u takuan mbrëmjen e të premtes në “Big Brother VIP”. Takimi i tyre nisi me një përqafim të gjatë, u shoqërua me shumë emocione dhe u mbyll me një puthje. Ky moment është bërë viral kudo në rrjet dhe teleshikuesit janë bindur që dyshja e duan marrëzisht njëri-tjetrin. Së fundmi, Sara Hoxha ka bërë një bisedë virtuale me ndjekësit në rrjete sociale dhe një prej tyre i ka shkruar “A të shikon Ledri si Donaldi Borën?”. “Po aman tani mos na bëni të qajmë”, është pëgjigjur Sara. Ndërkohë një tjetër i ka shkruar “Për këta…
Padyshim që shumë e kemi pritur sezonin e një prej shenjave më të përfolura të zodiakut, siç është akrepi. Sezoni i Akrepit 2021 do të jetë më fatlumi për Demin, Gaforren dhe Akrepin në veçanti, kështu që këto tre shenja më mirë të shtrëngohen, sepse gjërat nuk do të ngadalësohen për a përkundrazi. Sezoni i Akrepit ka të bëjë me intensitetin emocional, por mos u mashtroni. Kjo nuk do të thotë që në të vërtetë do t’i ndani ndjenjat tuaja me dikë, thjesht do t’i ndjeni ato intensivisht. Ja çfarë mund të presë çdo shenjë: Demi Kjo është një periudhë…
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, ka publikuar videomesazhin e gazetares së njohur Jonida Shehu, e cila humbi nënën për shkak të COVID-19. Në mesazhin e saj gazetarja Jonida Shehu, rrëfen për humbjen e dhimbshme, teksa vë theksin tek vaksinimi ndaj COVID-19, me qëllim ruajtjen e shëndetit. “Është shumë e freskët koha e këtij COVID-i fatal në familjen tonë. Në të gjitha mendimet që më vijnë këto ditë pas ikjes së mamit është vetëm një konstante, që asnjëherë unë nuk mendova që do të ikte nga COVID-19. Pas nënës time unë kam pasur në familje edhe njerëz të…
“L’Echo de Paris” ka botuar, të dielën e 11 shtatori 1910, në faqen n°3, një shkrim në lidhje me pretekstin e mbylljes së shkollave shqiptare në Elbasan dhe Korçë asokohe nga qeveria turke, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar : Mbyllja e shkollave shqiptare Nga korrespondenti ynë i veçantë Kostandinopojë, 10 shtator. Një vendim i rëndë sapo është marrë nga qeveria turke. Ajo urdhëroi mbylljen e shkollave shqiptare në Elbasan dhe Korçë, me pretekstin se shkronjat latine me të cilat mësohej gjuha shqipe në këto shkolla janë në kundërshtim…
Fifi dhe Graniti kanë vendosur të sqarojnë një herë e mirë marrëdhënien t tyre. Ka qenë Fifi ajo që ka kërkuar një sqarim nga Graniti pasi ai deklaroi se nuk e shihte dot më shumë sesa si motër. Ajo e vuri ish-futbollistin përballë dy zgjedhjeve të vështira, nëse do të donte që mes tyre të vijonte miqësia apo të shkëpusnin tërësisht komunikimin mes tyre. Kushti i vetëm që Fifi kishte ishte që nga ai të kishte një rrëfim të sinqertë për arsyet e refuzimit që ai deklaroi një natë më parë. Policia tregon çfarë u gjet në makinën e djegur…
Një aksident është regjistruar në aksin nacional Tepelenë-Gjirokastër, ku për pasojë dy persona janë plagosur. Ngjarja ndodhi në vendin e quajtur “Shkalla e Zezë”. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se shtetasi me inicialet R.K., shtetas duke drejtuar automjetin tip Peugeot, ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dal nga rruga duke përfunduar disa metra poshtë rrugës. Për pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit, dhe pasagjeri, shtetasi me inicialet S. C., 44 vjeç, banues në Tepelenë, të cilët ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën. Materialet në ngarkim të shtetasit R. K. i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Një 24-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Durrësit, pasi ishte shpallur në kërkim për plagosje. Ngjarja ndodhi më 10 korrik të këtij viti në vendin e quajtur lagja “Mirdita” në qytetin bregdetar. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se pas hekurave përfundoi shtetasi me inicialet L. K., banues në Durrës, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Trafikimi i armëve dhe i municionit”. I riu pas një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur në këmbë, me armë zjarri pistoletë, shtetasin…