Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

“Një vendim i rëndë sapo është marrë nga qeveria turke”, ja çfarë shkruante L’Echo de Paris në 1910-ën për mbylljen e shkollave shqiptare

10:32 / October 24, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Capture 10 611x450 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

“L’Echo de Paris” ka botuar, të dielën e 11 shtatori 1910, në faqen n°3, një shkrim në lidhje me pretekstin e mbylljes së shkollave shqiptare në Elbasan dhe Korçë asokohe nga qeveria turke, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Mbyllja e shkollave shqiptare

image 8 401x350 1

Nga korrespondenti ynë i veçantë

Kostandinopojë, 10 shtator.

Një vendim i rëndë sapo është marrë nga qeveria turke. Ajo urdhëroi mbylljen e shkollave shqiptare në Elbasan dhe Korçë, me pretekstin se shkronjat latine me të cilat mësohej gjuha shqipe në këto shkolla janë në kundërshtim me besimin mysliman dhe Kuranin.
Thuhet gjithashtu se shkolla të tjera shqiptare do të mbyllen. Me pak fjalë, është e sigurt se, pas ekspeditës në Shqipëri, shqiptarët nuk do të kenë më shkolla shqiptare, me plot fjalën, dhe as që do të lejohen të mësojnë gjuhën e tyre me shkronja latine.
Ne duhet ta krahasojmë këtë vendim me një tjetër të marrë, sipas gazetave të Smirnës, nga Ministria e Mësimit (Arsimit) Publik. Kjo e fundit, në fakt, ka ndaluar mësimin e gjuhës greke në shkollat turke, në vilajetin e Aïdinit.
Këtu kemi të bëjmë me një vendim thelbësisht të gabuar, sepse mënyra e vërtetë për të tërhequr jomuslimanët në shkollat turke, domethënë në ato të shtetit, është të mësosh aty gjuhët amtare të këtyre jomuslimanëve, duke ruajtur turqishten, natyrisht, si gjuhën e parë në shkollë.
Duket se, me këto vendime të gabuara, turqit duan ta bëjnë Evropën të besojë, krejt gabimisht, se ata kanë një plan sekret për të turqizuar racat e ndryshme të Perandorisë./Darsiani.com

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gara për drejtimin e OKB-së, Rebeca Grynspan kryeson votimin e parë joformal

09:21 / July 31, 2026

Evropa në flakë: mijëra të evakuuar nga zjarret masive në Francë, Spanjë dhe Itali

17:41 / July 24, 2026

Mesazhet private të shkencëtarëve rikthejnë debatin: Sa të sigurt ishin për origjinën e COVID-19?

19:17 / July 23, 2026

Zjarr në Voskopojë, zjarrfikësit dhe shërbimi pyjor në operacion për shuarjen e flakëve

18:37 / July 22, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.