Author: tirana

Qeveria shqiptare ka lidhur një marrëveshje me Kombet e Bashkuara. Gjatë fjalës së tij, zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj theksoi se në vendin tonë janë zbatuar 3 programe që janë nënshkruar me OKB-në. Teksa u ndal te dy krizat që goditën vendin, Ahmetaj tha se qeveria nuk la asnjë pas që u godit nga tërmeti apo dhe pandemia e COVID-19. Mes të tjerash Ahmetaj i është përgjigjur akuzave të opozitës në lidhje me raportin e Bankës Botërore, ndërsa theksoi se populizmi injorant, kthehet në politikë trendi. “Dua t’i jap meritat e duhura partneritetit të gjatë mes qeverisë shqiptare dhe kombeve të bashkuara…

Read More

Që prej kësaj fundjave, Dielli ndryshon lëkurë, stil dhe energji. Do të kalojë nga atmosfera e lehtë e shenjës së Peshores në një më të fortë dhe më intensive të të jetuarit dhe të të interpretuarit të momentit, do të kalojë pra, në Akrep. Gjithçka ndryshon dhe modifikohet: nga një periudhë kohore e ekuilibruar dhe me gjëra të lehta, tashmë Dielli na çon në një dimension më intensiv, ku pasionet, dëshirat dhe dobësitë amplifikohen dhe vendosen në plan të parë gjithmonë. Akrepi është në një periudhë qartësimesh me veten dhe deri në fund të vitit mund të mbështetet tek miqësia…

Read More

Përkeqësohet gjendja e biznesmenit Namik Çangu, i cili natën e së shtunës u grabit dhe u torturua nga disa persona në banesën e tij. Për shkak të goditjeve në kokë Namik Çangu ka paraqitur probleme shëndetësore. Gjatë natës ka pasur hemorragji. Mësohet se mëngjesin e sotëm policia ka shkuar për ta ripyetur, por nuk ka qenë në gjendje. Aktualisht familjarët po presin mbërritjen e autoambulancës për ta dërguar në spital për kontrolle më të imtësishme. Ndërkohë policia ka shoqëruar në komisariat personat me precedentë në fushën e vjedhjeve në zonë dhe po punon me kamerat e sigurisë për të përfituar…

Read More

Policia e Fierit po kryen hetime intensive për zbardhjen e vrasjes së biznesmenit Demir Backa në Fier. Mësohet se janë shoqëruar rreth 15 persona, teksa policia deklaron se dyshohen tre persona si autorë të ekzekutimit. Tre plumba në qafë dhe në kokë dhe rreth 15 të tjerë në kraharor i kanë marrë jetën 57vjeçarit Demir Backa në atentatin e së shtunës në mbrëmje ne Fier.

Read More

Qeveria Izraelite ka miratuar një paketë prej 4,8 miliardë dollarë për krizën klimatike. Programi i miratuar në samitin klimatik në Glasgow përfshin 14 ministri dhe do zbatojë strategjinë e Ministrisë së Mbrojtjes së Mjedisit për të zvogëluar emetimet e karbonit. Ky plan masash përfshin zhvillimin e teknologjisë inovative për të reduktuar emetimet e gazeve serrë, përgatitjen për pasojat e ndryshimeve klimatike , përmirësimin e trajtimit të mbetjeve organike si edhe fonde për kalimin e transportit publik në automjete elektrike dhe përmirësimin e infrastrukturës së biçikletave.

Read More

“Je si letër higjienike e konsumuar”, ky ka qenë një nga komentet që deputeti i Partisë Demokratike, Xhelal Mziu nuk mund t’i rezistonte pa i kthyer perigje. Mziu ka marrë kritika të forta nga mbështetësit e Berishës pasi nuk ishte i pranishëm në takimin e tij të zhvilluar në Dibër, e pavarësisht kësaj deputeti ‘betohet” për dashurinë e “pastër” ndaj ish-kreu të PD. Ai tregon se i ka dhënë provat “se sa e dua Sali Berishën, dhe e dua”, teksa akuzon komentuesit se “e duan relativisht”. “Berisha i din më mirë se sa ju gjërat. Letër higjienike bëhen frikacakët unë…

Read More

Për autoritetet, emri i Elton Mermalit, padyshim është në vazhdën e të vrarëve që ndër vite po numërohen të ekzekutuar në Lushnjë dhe që kanë vetëm një të përbashkët, njohjet apo angazhimin e dikurshëm në bandën e Lushjës. Emra të tillë, si vrasja e Gerti Lalës, i njohur si “Iriqi”, Zamir Latifit, Jurgen Hoxhës, këta të fundit të ekzekutuar gjatë përpjekjeve për të vrarë nipin e Aldo Bares, treguan se së paku për 15 vitet e fundit, rivalët janë përplasur me armë duke asgjësuar jo vetëm anëtarë e ish-anëtarë, por edhe të afërm. Por në qendër të të gjithë kësaj…

Read More

Kryeministri i Sudanit, Abdallah Hamdok ndodhet në arrest shtëpiak, njoftoi shërbimi në gjuhën arabe të Sky News, duke cituar një deklaratë nga zyra e tij. Më herët, Ministria Sudaneze e Inteligjencës konfirmoi se shumica e anëtarëve të kabinetit dhe këshillit kombëtar të sovranitetit, i cili ndërmori tranzicionin demokratik të vendit pas përmbysjes së Omar El Bashir në vitin 2019, janë arrestuar. Ende nuk është e qartë se urdhrave të kujt I bindet ushtria për të ndërmarrë një veprim të tillë, por duket se kemi të bëjmë me një puç. Raportohet se ushtria sulmoi dhe arrestoi shumë punonjës në selinë e…

Read More

Ligji, siç e dimë, duhet respektuar dhe ai nuk e pranon faktin që ti të mos e njphosh. Kështu, policia daneze veproi sipas ligjit duke gjobitur pronarin e një ”Lamborghini Huracán” që ecte me 237 km/h në një autostradë ku shpejtësia e kufizuar ishte 130 km/h. Për habinë e madhe të pronarit (iranian, por me banim në Norvegji) policia daneze zbatoi një rregull në fuqi që nga 31 marsi i kaluar dhe konfiskoi supermakinën që do të dalë në ankand në favor të Thesarit danez. Sipas gazetës lokale ”Nordjyske”, burri kishte blerë ”Huracán” disa orë më parë në Gjermani për…

Read More

“Daily Mail” i ka kushtuar një artikulli një të riu shqiptar të përfshirë në fushën e trafikimit dhe shpërndarjes së kanabisit. Ai është Selamet Mehmetaj nga Tropoja, ndërsa ka treguar në kurth përmes një kamere të fshehtë me qetësi se si funksionon tregtia e tij shumë milionëshe e kanabisit. Ai ka një Mercedes-Benz 50,000 paund. Biznesin e reklamon përmes Instagramit anonim dhe aty ka kontaktet. 28-vjeçari shpjegon se si çdo muaj furnizon tregtarët në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar me 2500 bimë kanabis. Ai e bën shumë të qartë se çfarë ndodh me ata që guxojnë ta sfidojnë, duke…

Read More

Aktorja Monika Lubonja dhe këngëtarja Fifi i befasuan të gjithë teksa krejt papritur nisën një sherr mes tyre, i cili po degradon nga momenti në moment. Megjithëse dyshohet se ky mund të jetë edhe një lojë nga ana e tyre për ta bërë sa më të besueshme për sytë e konkurrentëve të tjerë dhe publikun. Së fundmi Monika ka gjuajtur këngëtaren Fifi me mandarinë dhe kjo situatë është kthyer në shqetësuese për banorët. Debati i Plotë: Monika: Mbaje! Të ka marrë malli pse nuk më pe? Fifi: Veç vazhdo të lutem. Ec! Mos mu përzi kurrë sa herë fshiunë. Monika:…

Read More

Ditën e sotme në ‘Fun Club’ u diskutua edhe puthja e shumë komentuar e Borës dhe Donaldit, çiftit që ishin ndarë prej gjashtë muajsh, por i dhanë një shans sqarimi njeri-tjetrit në ‘Big Brother’. Desada tha se fill pas puthjes kishte bërë një postim për ata të dy, por instagrami i saj ishte mbingarkuar me mesazhe që nuk duhet ta besonte të gjithë atë që po ndodhte, sepse ishte sa për show. Por Desada vetë e bindur tha se shumë mund të dyshojnë se është show, por ajo që shohin sytë nuk të zhgënjen asnjëherë. Të njëjtën gjë e ka…

Read More