Kina ka filluar vaksinimin e fëmijëve nga tre deri në njëmbëdhjetë vjeç kundër Covid-19. Qeveritë vendore në të paktën pesë provinca të vendit kanë nxjerrë tashmë lajmërime duke njoftuar se të vegjlit duhet të imunizohen. Në Kinë, 76% e popullsisë mbi 12 vjeç ka përfunduar ciklin e vaksinimit. Autoritetet e Pekinit po vazhdojnë të ndjekin politikën e tolerancës zero ndaj Covid-it dhe të përballen me shpërthime të vogla të virusit.
Author: tirana
Jezusi takohet me Dostojevskin. Ai i hedh atij një vështrim, dhe për një çast depërton thellë në tunelet e errëta të atyre syve të munduar, dhe kryen një ekzorcizëm të menjëhershëm. Shpejt, me guxim, pa bujë, në stilin e Jezusit: Festa mbaroi, djall i vogël. Dil jashtë! Një gumëzhimë e lehtë, dhe ja ku u bë. Dhe Dostojevski, me dëbimin e demonit, është i lehtësuar nga hemorroidet, vesi i bixhozit, dhimbjet e forta të kokës, ethet, depresioni, hipokondria, intuitat dhe obsesionet e tij të tmerrshme futuristike. Ai lirohet nga “qelia“ e kafkës së tij. Dhe ai nuk shkruan më libra,…
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj paralajmëroi një tjetër operator të transportit urban për heqjen e licëncës. Bëhet fjalë për linjën e “Kopshtit Zoologjik”, të cilës i la vetëm 5 ditë afat për të ndërruar mjetet me të cilët operon, pasi sipas tij janë totalisht të amortizuar dhe ndotin ajrin. “Linja e Kopshtit Zoologjik nxjerr nga marmita kancer e kjo s’ka lidhje fare me Covidin, kjo ka të bëjë me mjete të amortizuara që janë skandal e ju kam lënë afat deri në datën 30 tetor. Keni dhe 5 ditë kohë ose do humbisni licencën siç e humbi Ferluti.…
Është shtyrë procesi gjyqësor për ish-gjyqtaren e Krujës, Enkelejda Hoxha. Shkak është bërë mungesa e të pandehurës Manuela Mallkuci. Seanca e ardhshme pritet të mbahet më datë 2 nëntor në orën 15:00.
Filmi i animuar amerikan Simpsons, që përveç batutave komike, është i famshëm edhe për parashikimet për ngjarje të mëdha botërore. Por së fundmi duket se filmi ka parashikuar edhe satelitin shqiptar në hapësirë. Në episodin “The Exchange Student”, Bart Simpson ndërrohet me një student nga Shqipëria, i cili rezulton të jetë agjent sekret i regjimit komunist shqiptar. Në një moment, ai komunikon me Shqipërinë, përmes një sateliti të stampuar me shqiponjën dykrenare. Kujtojmë se vetëm pak javë më parë kryeministri Edi Rama tha se vendi ynë do të bëhet shumë shpejt me dy satelitë në hapësirë, “Albania 1” dhe “Albania…
Viti jubilar i 150-vjetorit të lindjes së poetit At Gjergj Fishta, ka kulmuar me një aktivitet të një rëndësie të veçantë në Lezhë. Kryebashkiaku Pjerin Ndreu u ndal tek rëndësia e kësaj dite, duke e cilësuar Homerin e letrave shqipe, si një ndër pasuritë më të mëdha për Lezhën e mbarë kombin tonë. “At Gjergj Fishta lindi në Fishtë, por i përket gjithë viseve shqiptare. Si pak kush tjetër ia kushtoi jetën letrave letrare vetëm Atdheut. Prandaj kemi përgjegjësi të bëjmë më të mirën si duhet, në shërbim të komunitetit që përfaqësojmë”, -tha Ndreu. Në nder të Fishtës u bënë…
Big Brother VIP ka sjellë situata të reja interesante tw debateve të ashpra mes banorëve. Këtë herë situata është ndezur mes dy këngëtareve, Fifit dhe Semit që janë fjalosur me njëra-tjetrën. E gjithë kjo nisi nga një shkop druri të cilin Fifi e ka mbajtur së fundi, dhe ka acaruar banorët e shtëpisë me sjelljen dhe mbajtjen e tij. Ishte Semi ajo që i ka kërkuar Fifit që ta largojë shkopin pasi ajo po frikësohej dhe madje mund t’i dilte edhe në ëndërr me të. Në anën tjetër Fifi nuk iu bind duke thënë se ka marr leje nga “Vëllai…
Italia forcon sërish masat për shkak të COVID-19, teksa ata që do të preken janë dhe shtetasit shqiptarë jo rezidentë. Sipas dekretit të ri, duke filluar nga 26 tetorit, shtetasit shqiptarë mund të hyjnë në Itali vetëm për motive të caktuara si: -motive pune, -motive shëndeti, -motive studimi, -motive urgjence, -persona të cilët kthehen në vendin e tyre të rezidencës, -familjarët e ngushtë të shtetasve shqiptarë të pajisur me leje qëndrimi të rregullt në Itali, -personat të cilët kanë një marrëdhënie emocionale të provuar dhe të qëndrueshme me shtetas që janë rezident në Itali, -sportist, teknik dhe gjykatës garash dhe…
Bashkia e Tiranës ka arritur dakordësinë me operatorët e transportit urban për përmirësimin e shërbimit ndaj qytetarëve. Operatorët pranuan kërkesat e Bashkisë për rritjen e standardit të autobusëve dhe vendosjen e GPS, ndërkaq, për herë të parë Bashkia e Tiranës do të ofrojë 1 milion euro subvencion për operatorët, rishikim të TVSH dhe të akcizës. “Bashkia e Tiranës do të ofrojë për herë të parë do të ofrojë vet një subvencion. Kam akorduar ose kam porositur drejtorin tonë të financave që në këtë buxhet të akordojë një fond prej 1 milion eurosh si një fillim i ri. Cilësinë e rrit…
Gazetarja e emisionit ‘ABC live’, Juli Xhokaxhi është përballur sot me një situatë të pazakontë. Përballë ishte ekonomisti Dritan Shano, të cilin Juli Xhokaxhi po e pyeste për shifrat e rritjes ekonomike, por një moment ai drejton gishtin nga kamera duke shkëputur bisedën. Shano thotë instiktivisht se ka dalë ‘live’ zv.kryeministri Arben Ahmetaj dhe se mund ta ndjekim atë, ndërkohë që gazetarja vijon me pyetjen. Në këtë moment ajo nuk e mban të qeshurën duke i thënë Shanos se ishte bërë si drejtues emisioni. Pjesë nga episodi: Juli Xhokaxhi: Kemi një rritje ekonomike tjetër krahasuar me 4.5% që ishte planifikimi…
Gjermania tha se është e shqetësuar me paralajmërimet e presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan për dëbimin e ambasadorit gjerman në Ankara. “Jemi të shqetësuar dhe hutuar nga paralajmërimet e presidentit turk. Nuk ka pasur asnjë njoftim zyrtar nga pala turke. Ne jemi në konsultim të ngushtë me partnerët që janë prekur nga këto kërcënime”, tha zëdhënësi i qeverisë gjermane Steffen Seibert. Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan tha të shtunën se ka urdhëruar Ministrinë e Jashtme të shpallë “persona non grata” (persona të padëshirueshëm) dhjetë ambasadorë nga shtetet perëndimore, përfshirë edhe atë të Shteteve të Bashkuara, pasi ata kanë…
Teksa po diskutohej për Eurobondin, mbledhja e Komisionit të Ekonomisë u mbyll me debate të ashpra mes kryetarit të këtij komisioni, Eduart Shalsi, dhe deputetit të opozitës Dashamir Shehi. Ishte kryetari Shalsi që i kërkoi në fund të mbledhjes deputetit Shehi të mos qeshte kur flisnin kolegët e mazhorancës, duke iu referuar një ironie të bërë prej Shehit në momentin që po fliste ish-ministrja e Financave, Anila Denaj. Kjo bëri që kreu deputeti i opozitës të dilte nga vetja dhe ta quante Shalsin legen, dhe kërkoi prej tij që mos t’i bënte më kurrë moral, pasi ka qenë shembull i…