Paul Bender, i cili është themelues i kompanisë së lojrave “Greater Than Games” është në këtë biznes për më shumë se një dekadë. Biznesi i tij varet nga prodhimi në Kinë.Viti 2020 ishte një vit i mirë për të, pasi shitjet në industrinë e lojërave u rritën shumë. Por viti 2021 sipas tij ka qenë i vështirë, pasi marrja e disa pjesëve nga Kina kërkon shumë kohë. “Një vit më parë paguanim rreth 6 mijë dollarë dhe duheshin 4-6 javë transport për të sjellë një kontejner nga porti i Shangait ose porti i Shenzhenit deri këtu në Saint Louis, Missouri,…
Author: tirana
Kjo javë po mbaron dhe ne jemi duke iu afruar të dielës: si do ta kaloni këtë ditë të fundit pushimi? Mezi prisni të zbuloni se çfarë do të ndodhë? Kush do të jetë me fat në dashuri? Dhe kush do të marrë një propozim të këndshëm në punë? Mjaft me pyetjet, le të zbulojmë parashikimet nga astrologu i njohur Paolo Fox! Dashi Në dashuri, lidhje të bukura mund të lindin me njerëz të shenjës së Binjakëve dhe Ujorit. Nga ana tjetër, në punë keni projekte të mëdha, por jo gjithmonë duhet t’i bëni sipas mënyrës tuaj, dëgjoni dhe mendimin…
Mbrëmjen e djeshme është përfshirë nga flakët godina e vjetër e ish-Gjallicës në Vlorë. Burime bëjnë me dije se zjarrvënia ka qene e qëllimshme. Mësohet se në vendngjarje kanë mbërritur menjeherë zjarrfikëset të cilët kanë shkuar të shuajnë flakët por pa masa mbrojtëse. Kjo godinë, e ish-firmës piramidale Gjallica përdorej si magazinë për jonxhën e bagëtive.
Kur jeni kokë e këmbë të dashuruar, e keni të vështirë të mendoni ndarjen. Minimizoni problemet, i shmangni ato dhe herë pas here refuzoni t’i shihni. Fatkeqësisht e dimë që në botën reale dashuria jo gjithmonë mjafton: ka disa arsye për të cilat duhet t’i jepni fund marrëdhënies edhe nëse ndjeni se e doni ende. 1. Ai s’është i vërtetë me ty. Të gjithë ne themi gënjeshtra të vogla e të bardha herë pas here, por kjo ndryshon nga një gënjeshtar kronik. Ai do t’ju gënjejë dhe për gjëra të mëdha, të rëndësishme dhe me shumë pasoja, e më tej…
Kur bëhet fjalë për krijimin e një familjeje, disa njerëz mund të dinë se duan të provojnë të mbeten shtatzënë menjëherë, disa mund të mos dëshirojnë kurrë, ndërsa të tjerët mund të jenë të etur, por nuk ndihen të sigurt se kur duhet ta bëjnë këtë. Nëse i përkisni kategorisë së fundit dhe nuk e dini nëse duhet të përpiqeni të mbeteni shtatzënë ende apo jo, atëherë kërkimi nga Holanda mund të jetë me interes për ju. Një studim i publikuar në vitin 2015 nga ekspertët e Qendrës Mjekësore Universitare Erasmus që shikon moshat ideale për të filluar përpjekjen për…
Një 20-vjeçar ka përfunduar i vdekur pas një përplasje me armë zjarri në Greqi. Raportohet se 20-vjeçari po ndiqej nga policia për shkak se dyshohej për vjedhje në Peramë mbrëmjen e së premtes. Fillimisht 20-vjeçari dhe dy persona të tjerë vodhën automjetin me të cilin u larguan por kur ranë në bllokadën e policisë, ata injoruan sinjalin e policisë dhe u përpoqën të iknin. Kjo pasoi me një ndjekje dhe në zonën e Peramës mjeti i 20-vjeçarit u bllokua nga policia. Në këtë moment të rinjtë janë përplasur me armë me policinë. Nga të shtënat mbeti i vrarë 20-vjeçari dhe…
Kancelarja gjermane Angela Merkel shmangu shtrëngimin e dorës me Presidenten e KE-së, Ursula von der Leyen gjatë një samiti në Bruksel. Nga pamjet duket sesi Von der Leyen i drejtohet kancelares gjermane, e cila dikur i kishte besuar detyrën e ministres së Mbrojtjes, për ta takuar por Merkel i drejton vetëm dorën në formë grushti. Merkel është një ndër liderët botërorë që duket se ende vijon që t’i zbatojë me përpikmëri rregullat anti-COVID.
Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri janë regjistruar 7 humbje jete dhe 629 raste të reja me Covid-19. Ministria e Shëndetësisë njofton gjithashtu se janë shëruar 441 qytetarë ndërsa raste aktive në të gjithë vendin janë 6907. Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë: Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.Çdo qytetar mbi 18 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.Nëse dyshoni…
I shpojnë me gjilpëra nëpër klube, u injektojnë diçka e kur zgjohen, nuk e kujtojnë dot se çfarë u ka ndodhur paskësaj. Incidente të shumta të këtij lloji janë raportuar në Mbretërinë e Madhe, e kjo ka shtyrë policinë në Nottingham, West Yorkshire dhe Skoci të nisë hetime. BBC thotë se Zara Owen, studente e vitit të parë në Universitetin e Nottinghamit kishte humbur ndjenjat teksa kalonte një natë jashtë me shoqërinë e saj. Kur u zgjua, në këmbë kishte një dhimbje të mprehtë. Ajo mban mend vetëm momentet që hyri në klub dhe porositi një pije. Shoqja e dhomës…
Ministrja Ogerta Manastirliu ka treguar sërish rëndësinë që ka bërja e vaksinës. Ajo tha se po punohet për të miratuar certifikatën e shërimit, por sipas saj është përsëri e nevojshme vaksinimi dhe se varet nga shtete e BE për njohjen e saj. Ndërkohë lidhur me një shifër të personave të infektuar me Covid-19 ndërkohë që janë vaksinuar, Manastriliu tha se është një përqindje shumë e vogël pasi 95% e të shtruarve në spitale janë të pavaksinuar. Sipas saj nga 2600 persona të infektuar 126 janë persona që ishin të vaksinuar vetëm me një dozë të vaksinës. Duke patur parasysh disa…
Një aksident është regjistruar ditën e sotme në aksin Tepelenë-Gjirokastër. Drejtuesi i automjetit R. K., ka dal nga rruga dhe ka përfunduar disa metra poshtë rrugës. Si pasojë e aksidentit mësohet se janë dëmtuar drejtuesi i automjetit shtetasi R. K., rreth 35 vjeç, banues në Skrapar, pasagjerët, shtetasit J. T., 56 vjeç, banues në Greqi dhe S. C., rreth 50 vjeç, banues në Tepelenë, të cilët po marrin ndihmën mjekësore në spitalin Rajonal Gjirokastër. Ndërkohë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë. Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit. Tepelenë/ Informacion paraprak. Rreth orës…
Buxheti i viti 2022 në sektorin e shëndetësisë dhe mbrojtjes sociale është përqendruar në shtresën vunerabël dhe në nevojë të shoqërisë si dhe në rritjen e pagave për punonjësit shëndetësor. E ftuar në “Kjo Javë” me Nisida Tufën, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu është shprehur se përveç rritjes së ndihmës ekonomike do të jenë 15 mijë familje në nevojë të cilave do u trefishohet ndihma ekonomike. Po ashtu punonjësit e sistemit shëndetësor do të përfitojnë nga ky buxhet rritjen me 6% të pagës. Manastirliu tha se do të vazhdohet edhe me investimet e nisura dhe për çdo skenar ka nga…